VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 06:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËS

Nga IAN BANCROFT, The Guardian


E Enjte, 02.04.2010, 03:11pm (GMT+1)

 



Para shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e deklaratës së njëanshme të pavarësinë e Kosovës, që pritet në muajt në vazhdim, tensionet vazhdojnë të rriten ndërsa të dy palët e përfshirë, por edhe ndërkombëtarët po këmbëngulin në qëndrimet e tyre.


Një strategji e shumëlavdëruar për integrimin e Veriut në institucionet e Kosovës i ka distancuar edhe më shumë serbët e Kosovës, e ka ngushtuar hapësirën e Beogradit për manovra dhe ka përforcuar thirrjet e shqiptarëve të Kosovës për një qëndrim më të ashpër ndaj territorit, që aktualisht është jashtë kontrollit të tyre.


EULEX (Misioni Europian për Zbatimin e Ligjit) ndodhet përballë një situate të vështirë; ai është punësuar për të përfunduar punën e të tjerëve, dhe nga ana tjetër ende nuk po i qëndron angazhimit të tij për status neutral.


E hartuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, strategjia e re ka shkaktuar reagime të forta nga Beogradi. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, e konsideroi atë si një provokim të panevojshëm dhe të rrezikshëm", që përbën shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit".


Strategjia ka për qëllim të marxhinalizojë institucionet paralele duke krijuar, për shembull, një bashki të re, Mitrovicën e Veriut, e duke organizuar zgjedhjet në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan në përputhje me planin Ahtisaari sipas kuadrit ligjor të Kosovës. Serbët në veri të Kosovës, gjithsesi vazhdojnë të kundërshtojnë plane të tilla decentralizimi, duke i konsideruar ato si "të paligjshme dhe të papranueshme". Ndërkohë, Yves de Kermabon, kreu i EULEX-it, kritikoi vendimin e parlamentit serb për të emëruar gjykatës në gjykatat paralele serbe, duke theksuar se ka vetëm një sistem gjyqësor në Kosovë, dhe se "EULEX është i vendosur të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit, në mënyrë që "strukturat paralele të zhvlerësohen".


Këto interpretime të ndryshme lidhur me atë që quhet "akt i paligjshmërisë" apo "institucion paralel" institucionet e Kosovës që e shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë apo institucionet serbe të Kosovës që e kundërshtojnë ndarjen nxjerrin në pah paradokset e krijuara nga përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme statusin e Kosovës.


Pavarësisht nga fakti se u zhvilluan konsultime me misionin lidhur me projektin fillestar, EULEX që nga ajo kohë është përpjekur të distancojë veten nga strategjia; një gjest i panevojshëm ky, duke pasur parasysh rolin parësor që ai ka, veçanërisht lidhur me tre çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Veriu; policia, doganat dhe gjykatat.


Në të vërtetë, strategjia e re në mënyrë të qëllimshme injoron planin prej gjashtë pikash të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, që siguronte status neutral dhe zgjidhje praktike për këto sfida të mëdha.


Pavarësisht nga vlerësimi për marrëveshjet doganore dhe organizimi i punës në to, Ban Ki-Moon propozonte që nga shpërndarja e të ardhurave në pikat 1 dhe 31 të doganave duhej të përfitonin komunitetet lokale, ndërsa strategjia e re thekson se këto të ardhura duhet të mblidhen dhe të shkojnë në arkën e qeverisë qendrore.


Ndërsa paralajmëroi se paqja mbetet e brishtë, Lamberto Zannier, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, theksoi se, "gjatë viteve kemi mësuar se angazhimi në zgjidhjen e situatës në Veri kërkon shumë përpjekje të vazhdueshme, bashkëpunim me komunitetet lokale dhe konsultim dhe koordinim të të gjitha palëve".


Strategjia e re për Veriun e anashkalon këtë këshillë, dhe në fakt anashkalon OKB-në në tërësi, pavarësisht nga fakti se dislokimi i EULEX-it është lejuar dhe miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me anë të rezolutës 1244.
Këto tensione nuk kufizohen vetëm në veri. Në janar, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, u ndalua nga policia e Kosovës dhe nuk u lejua të vizitonte enklavën serbe të Shterpcës, në jug të Kosovës, dhe në vend të kësaj u shoqërua në kufirin administrativ. Incidenti nxiti kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç, të mblidhte ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë dhe SHBA-së dhe të deklaronte se një gjë e tillë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së lëvizjes dhe se kjo ishte e papranueshme. Edhe zëvendësministri i Serbisë për Kosovën u ndalua nga policia e Kosovës ndërsa po takonte serbët e kthyer në bashkinë e Klinës.
Megjithëse Serbia deri tani është treguar pragmatiste ndaj EULEX-it, dështimi i këtij të fundit për të mbajtur status neutral e ka kompromentuar misionin. Strategjia e fundit për Veriun është kthyer në burim destabiliteti të konsiderueshëm. E kundërshtuar fuqimisht nga serbët e Kosovës dhe Beogradi, me shqiptarët që mezi presin zbatimin e shpejtë të saj, strategjia duket se do të kufizojë edhe më shumë aftësinë e EULEX-it për të vepruar në mënyrë koherente.


Përpjekjet për të imponuar një status përfundimtar duket se do të sjellin vetëm përshkallëzim të tensioneve brenda dhe mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, ndërsa EULEX dhe komuniteti ndërkombëtar do të përpiqeshin shumë të zgjidhin situatën në një kohë kur NATO vazhdon të tërheqë forcat e saj. Edhe pse është reduktuar dhe riformatuar, administrata ndërkombëtare në Kosovës mund të ketë ende një rol të rëndësishëm për të luajtur në lehtësimin e angazhimit konstruktiv në veri të vendit.

 

(http://www.balkanweb.com)

--

guardian.co.uk home

 

 

 

Legal labyrinth of Kosovo

 

With the international court of justice's ruling on Kosovo's independence imminent, the wrangling over its status continuesComments (...)

Buzz up!

Digg it

 

 

Ian Bancroft

Tuesday 2 February 2010 15.30 GMT

 

Ahead of the international court of justice's ruling on the legality of Kosovo's unilateral declaration of independence, which is expected in the coming months, tensions continue to mount as both domestic and international actors reassert their stances. A much-vaunted new strategy for integrating the north into Kosovo's institutions has further distanced Kosovo Serbs, narrowed Belgrade's scope for manoeuvre and re-ignited Kosovo Albanian calls for a tougher stance towards the territory currently beyond its control.

 

Eulex (the European rule of law mission) increasingly finds itself in a twist; employed to serve the ends of others and yet unable to uphold its commitment to status neutrality. Developed in conjunction with the Kosovo government, the new strategy has provoked strong reactions from Belgrade. Serbia's president, Boris Tadic, described it as an "unnecessary and dangerous provocation" that "is a flagrant violation of security council resolution 1244".

 

The strategy aims to marginalise "parallel institutions" by, for instance, creating a new municipality (Mitrovica North) and organising elections in Leposavic, Zubin Potok and Zvecan in accordance with the Ahtisaari plan under Kosovo's legal framework. Serbs in the north of Kosovo, however, continue to oppose such decentralisation plans, describing them as "illegal and unacceptable". Meanwhile, Yves de Kermabon, the head of Eulex, has criticised the Serbian parliament's decision to appoint judges to parallel Serb courts, stating that "there can be only one judicial system in Kosovo" and that "Eulex is determined to help to reinforce the Kosovo institutions in the rule of law area ... [to] make the so-called parallel structures irrelevant".

 

These varying interpretations as to what actually constitutes an act of "illegality" or a "parallel institution" the Kosovo Albanian institutions that unilaterally declared independence or the Kosovo Serb institutions opposed to secession demonstrate the paradoxes created by attempts to unilaterally resolve Kosovo's status.

 

Despite confirming that the mission was consulted about the initial draft, Eulex has since tried to distance itself from the strategy; a futile gesture given the key role and enhanced presence assigned to it, particularly with respect to the three most contentious issues facing the north policing, customs and the courts. Indeed, the new strategy purposefully ignores the six-point plan of UN secretary-general Ban Ki-moon, which provides status neutral and practical solutions to these very challenges.

 

With respect to customs arrangements, for example, while Ban Ki-moon proposes that the distribution of revenues collected at gates 1 and 31 should "benefit the development of local communities", the new strategy insists that when "revenue collection does begin, revenue should go to the central government". Having warned that peace remains "tenuous", Lamberto Zannier, the secretary-general's special representative for Kosovo, emphasised that "over the years we have learned that dealing with the situation in northern Kosovo requires sustained effort, constant engagement with the communities on the ground, and continuing consultation and coordination with all relevant actors".

 

The new strategy for the north eschews this advice and in fact aims at bypassing the UN entirely, despite the fact that Eulex's own deployment is permitted and governed by UN security council resolution 1244. Nor are such tensions confined solely to the north. In January, Serbia's minister for Kosovo and Metohija, Goran Bogdanovic, was prevented by the Kosovo police from visiting the Serb enclave of Å trpce, in the south of Kosovo, and was instead escorted to the administrative boundary line. The incident prompted Serbia's prime minister, Mirko Cvetkovic, to summon the ambassadors of Germany, Britain, France, Italy and the USA and to declare that such a violation of human rights and freedom of movement was unacceptable. Serbia's deputy minister for Kosovo and Metohija, Branislav Ristic, meanwhile, was recently detained by Kosovo police when meeting Serb returnees in the municipality of Klina.

 

Though Serbia has to date largely acted pragmatically towards Eulex, the latter's failure to remain status-neutral has severely compromised its mission. The latest strategy for the north has already become a source of considerable instability. Vehemently opposed by Belgrade and Kosovo Serbs, with Kosovo Albanians remaining adamant about its rapid and resolute imposition, the strategy is bound to further strain Eulex's capacity to act coherently.

 

Efforts to impose a final status, meanwhile, will only lead to a further escalation of tensions both within and between Kosovo's Albanians and Serbs that Eulex and the international community more broadly will struggle to contain, particularly as Nato continues to withdraw its soldiers. Despite being down-sized and reconfigured, The UN interim administration in Kosovo (UNMIK) may yet have a key role to play in facilitating constructive and status-neutral engagement in the north.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për MaqedoninëNga Dr AVZI MUSTAFA (02.01.2010)
HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTANNga ERIK MALMSTROM, New York Times (01.30.2010)
HERONJTË AFRIKANË TË ITALISËNga ROBERTO SAVIANO, New York Times (01.26.2010)
Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?Nga Charles Reckangel (01.25.2010)
Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli (01.24.2010)
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu (01.23.2010)
Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?Nga Prof. Xhejms Petifer (01.23.2010)
Një njeri si shtyllë i kulturësNga Ardian Klosi (01.22.2010)
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës (01.21.2010)
Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTANga Skënder Buçpapaj (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]