VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJNNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 05:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 02.06.2010, 04:38pm (GMT+1)

 

 

 

   Në foto: Poeti Avni Mulaj

 

"Kurrë nuk më del shpirti në dhe të huaj," më thoshte dikur Petro Marko, i sapokthyer nga një qëndrim për shërim jashtë shtetit. "E kam thënë dhe e them."

 

Ka poetë që nuk vdesin dot në dhe të huaj, ka edhe që vdesin në dhe të huaj.

 

Thënia e Petro Markos më ndihmon gjithsesi ta kuptoj sa vështirë e ka pasur Avni Mulaj të vdiste aq larg, në dhe të huaj, në kontinent të huaj, aq më tepër në një qytet si Las Vegasi, ku edhe amerikani që nuk është i atjeshëm e ndjen veten jashtëkontinentës e jashtëplanetës.

 

Avni Mulaj, miku im i vjetër dhe kolegu, dha shpirt larg vendit, në Perëndim të Amerikës, në Las Vegas. Prej 4 shkurtit 2010, ditës kur Avniu dha shpirt do të jenë të shumë shqiptarët, të afërm, miq dhe adhuruesit të poetit, të cilit, për hir të tij, përzishëm do ta kërkojnë në hartë qytetin ku dha shpirt Avni Mulaj.

 

Në atë qytet ku njeriu e harron edhe veten, edhe dheun e vet, edhe kontinentin deri planetin e vet, Avni Mulaj do të përjetonte suksesin e mërgimtarit, mallin e mërgimtarit, do të përjetonte për gati dy vjet rresht përballjen sy më sy më vdekjen. Sëmundja e rëndë, e gjatë, e pashërueshme iu bë sinonim i atij qyteti, të cilin nuk e zgjodhi vetë, në të vërtetë nuk e zgjodhi ashtu si nuk e kishte zgjedhur Tropojën ku lindi, Tropojën e Vjetër, siç quhet më saktë, për të mos u ngatërruar ne rrethin të cilit ia jep emrin Tropoja, qyteza e vendlindjes e Avniut.

 

Las Vegasi (Livadhi nga spanishtja) ka mbiemra të tillë si "Kryeqyteti Botëror i Dëfrimit", "Qyteti i Mëkatit", "Kryeqyteti i Shanseve të Dyta", "Kryeqyteti Botëror i Martesave". I thonë Kryeqyteti Botëror i Dëfrimit, për shkak të kazinove, dyqaneve, darkave të magjishme. I thonë Kryeqyteti i Mëkatit, për shkak se atje është i lejuar çdo dëfrim që tjetërkund është i ndaluar apo i parë me sy të keq. Ndërkohë që është qyteti me numrin më të madh të kishave për numrin e banorëve. Nga ana tjetër, Las Vegasi është edhe qyteti më i ndriçuar në botë. Toponime të tilla si "Parajsa" janë atje nga gjërat më të rëndomta. Nëse Amerika është ëndërr për mbarë botën, Las Vegasi është ëndërr për vetë amerikanët.

 

Nga poezitë që Avniu ka shkruar në Las Vegas duket se poeti as qyteti magjik nuk e gjetën dot kurrë veten te njëri tjetri. Për këtë asnjëri s'kishte faj.

 

Fati, pjesë e të cilit si gjithkush do të ishte edhe ai, e largon Avniun nga Tropoja e fëmijërisë, për në Shkodër ku kryen gjimnazin, për në Tiranë, ku kryen studimet, për në Durrës, ku kalon pjesën më të madhe të jetës dhe të karrierës artistike.

 

Vëllimi i parë poetik i Avni Mulajt do të ishte "Valbona e kaltër".  Vinte ashtu në poezinë shqipe në të njëjtën kohë me mua dhe me Hamit Aliajn. Poeti konfirmonte se, ndonëse në një metropol bregdetar, në kontrast të plotë me Tropojën e Vjetër kundruall Shkëlzenit, Avni Mulaj, zgjohej e ngrysej brigjeve të Valbonës së kaltër, lumit të vendlindjes me bukuri të papërsëritshme. Do të pajtoheshin më në fund me këtë status të poetit edhe bashkëqytetarët durrsakë, edhe kolegët e poezisë, edhe adhuruesit. Ashtu do t'i rikthehej krejtësisht Tropojës, do të ishte breglumas, do të ishte bregValbonas, duke qenë gjithnjë bregdetas, gjithnjë bregAdriatikas.

 

Nëse unë dhe Hamiti e mbajmë një "j" për traditë në fund të mbiemrave, Avniu ishte edhe i detyruar ta mbante, përndryshe do ta ngatërronin me emnakun e tij kompozitor. Në fakt të dy janë Mulaj, të së njëjtës vllazni, Avniu poeti është nga Mulajt e Tropojës së Vjetër, Avniu kompozitori nga Mulajt e Gjakovës.

 

Gjithmonë ne miqtë e tij e mbajmë mend Avniun të qetë, të kthjellët, ashtu si lumi i vendlindjes, të cilit kthjelltësia ia jep kaltërsinë. E qartë, e kthjellët, delikate, e rrjedhëshme, do të ishte gjithnjë poezia e Avni Mulajt. Do të ishte më e tejpashme, më kursyer, më e përmbajtur dhe më meditative se poezia e Hamitit, se poezia ime dhe në përgjithësi poezia e tropojanëve dhe veriorëve të tjerë.

 

Në diskutimin krijues që organizonte Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për librat e tre neve poetëve tropojanë, Avniu do ta mbante fjalën në emrin tonë. E mbaj mend sallën e Lidhjes shpesh të mbushur plot e përplot, por kurrë si atëherë. Referatin për librat tanë e mbante poeti Fatos Arapi, flisnin Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe e gjithë elita e poezisë dhe kritikës. Avniu na përfaqësoi ne si s'ka më mirë.

 

Si studentë të vitit të parë unë dhe Hamiti do të kishim te Avniu njohësin e realitetit tropojan në kryeqytetin e vendit, ai do të na njihte ne me disa nga ata pak intelektualë tropojanë që punonin e jetonin në Tiranë dhe që i ndodheshin pranë njeri tjetrit.

 

Rreth njëzet vjet më parë me Avni Mulajn dhe kolegë të tjerë shkrimtarë do të bënin udhëtime në zona të jugut të Shqipërisë. Avniu kishte me vete gjithmonë kutinë e shahut, kur ktheheshim në hotele, gjëja e parë pasi uleshim të çlodheshim ishte shahu. Asgjë nuk e çlodhte sa shahu. I kishte hije vërtet kur luante shah. E luante me durim, me qetësi, me pasion.

 

Një nga kujtimet më të pashlyeshme të jetës që lidhet me Avniun është vizita që kam bërë në shtëpinë e Rrustem Mulajt në Tropojën e Vjetër, mu në qendër të qytezës. Një kullë e madhe, e moçme, epike. Aty me piktorin Nazmi Hoxha, njeri i shtëpisë, kemi ngrënë një drekë të mrekullueshme, krejtësisht me gjëra shtëpie, ndër të cilët edhe tamël me kajmak, të shtruar nga duart e nënës së Avniut. E kam të gjallë gjithnjë pamjen e saj të imët dhe ngrohtësinë e rrallë të mikpritjes. Ishte koha kur Nazmiu ishte mësues në Tropojë, ndërsa unë isha mësues në Babinë.

 

Avni Mulaj ishte nga ata krijues që nuk reshtte kurrë së botuari. Ishte nga ata poetë që e kërkonte veten edhe jashtë poezisë, në dramë. Ishte nga ata letrarë që e kërkonte veten edhe jashtë letërsisë, në pikturë. Do të botonte njërin pas tjetrit librat "Orët e mia" (1976), "Currila" (1978), "Versionet e botÑ‘ve" (2003), "Njeriu shkurtabiq me dërrasën e gjatë mbi sup" (2008), "Flamujt e kopshtit" (2009), "Sërish galicët" dramÑ‘ 1998. Botonte pareshtur edhe në shtypin periodik si në "Zëri i Rinisë", Studenti", "Drita", "Nëntori", "Albania e Vogël", "Poeteka" etj. Ciklin e fundit poetik e ka botuar në numrin 16 të Revistës "Poeteka".

 

Ishte një dhimbje tejet therëse kur kushëriri i parë i Avniut, shqiptari i shquar i Zvicrës Nazmi Jakurti më tregonte se Avniu vuan nga sëmundja e pashërueshme. Megjithatë ishte e rëndë dhe e pamundur të mësohesha me lajmin e ndarjes nga jeta të Avni Mulajt. Ishte një lajm për një mik të vjetër, një lajm nga ato lajme që na shtyn të mendojmë se a kemi qenë miq të mirë të tij, a kemi bërë për të atë që bën miku. Sepse loti nuk mjafton kurrë në shenjë kujtimi dhe dhimbejeje për mikun, aq më tepër kur kemi të bëjmë me ndarje të tilla të parakohëshme nga jeta, aq më tepër kur kemi të bëjmë me ndarje të tilla të cilat, për shkak të largësisë së dheut të huaj, nuk ka gjë që t'i amortizojë.

 

Dhe domosdo Valbona e kaltër, më shumë se lot malesh tashmë lot njeriu, mban zi për poetin e saj me të cilin prej 4 shkurtit e ka të përbashkët edhe pavdekësinë.

 

Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian (02.04.2010)
Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për MaqedoninëNga Dr AVZI MUSTAFA (02.01.2010)
HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTANNga ERIK MALMSTROM, New York Times (01.30.2010)
HERONJTË AFRIKANË TË ITALISËNga ROBERTO SAVIANO, New York Times (01.26.2010)
Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?Nga Charles Reckangel (01.25.2010)
Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli (01.24.2010)
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu (01.23.2010)
Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?Nga Prof. Xhejms Petifer (01.23.2010)
Një njeri si shtyllë i kulturësNga Ardian Klosi (01.22.2010)
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]