VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 07.18.2010, 06:29pm (GMT+1)

 

Më shumë se në 15 vjetorin e Srebrenicës, në 621 vjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës përballë Perandorisë Otomane, pararendëses së Turqisë së sotme, Serbia i hapej partallesh Turqisë duke nënshkruar bujshëm një mori marrëveshjesh në Beograd. Këtij zhvillimi i bënte jehonë në një koment të saj të 16 korrikut gazeta "Economist".

Parë nga këndi ynë, një zhvillim si ky tregon se Serbia është e gatshme t'i zbërthehet e t'i thotë dajë çdokujt që e ka lëruar atë përgjatë shekujve. Në një mjedis diplomatik në Evropë këto kohë, madje, merret vesh se Beogradi si garniturë ka përdorur deri edhe temën nuseve që oborret princërore serbe, vasale të Stambollit, ua jepnin sulltanëve. Krushqira të cilat, me siguri, i kanë përdorur në atë kohë në dëm të shqiptarëve.

Do të ishte ky një zhvillim brenda logjikës së Serbisë për t'i mbajtur serbët në betejë konstante kundër shqiptarëve. Në këtë kuadër, natyrisht, kryetemë e ditës, tashmë më e mprehta, është veriu i Kosovës. Pasi Serbia e mendon të humbur betejen serbe me kroatët, e mendon në thellim të plotë fitoren ndaj boshnjakëve, tash i vë serbët në betejë frontale kundër shqiptarëve. Fushëbeteja është veriu i Kosovës, përgatitja për përplasjen, nëpërmjet provokimeve, nëpërmjet matjeve të ndryshme të pulseve ka vazhduar edhe pas fushatës 78 ditore të bombardimeve ajrore të NATO-s kundër makinerisë serbe.

Veriu i Kosovës i lihej de fakto në duar Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare në atë mes qershori 1999, me qëllim që fati i Kosovës të mos konsiderohej dhe faktikisht të mos ishte i zgjidhur nga Lufta e Kosovës e viteve 1998-1999, e cila duhej të ishte edhe kapitulli i fundit i luftës midis serbëve dhe shqiptarëve, me një fjalë Beteja e fundit e Kosovës. Nga lartësia e vitit 2010, në prag të shqiptimit të opinionit për Kosovën nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne shikojmë fare kthjellët se Serbia kërkon një ballafaqim total dhe frontal midis serbëve dhe shqiptarëve pikërisht në veriun e Kosovës.

Serbia mendon se gjithçka e ka në anën e vet, istikamet diplomatike, inteligjente, deri tek ato luftarake, të koaliduara ditë e natë njëmbëdhjet vjet ngjim, me durim e ngulm delirant, sipas saj, flasin për fitore kundër shqiptarëve. Mirëpo logjika e ballafaqimeve të tilla është shumë më e ftohtë, shumë me akullt se kaq; nisur nga parimet klasike të përllogaritjeve të faktorëve në anën e fitimtarit dhe të të humburit, terreni flet në favorin tonë, përplasja, ballfaqimi, të cilin Serbia kërkon ta imponojë, në të vërtetë bëhet në fushën tonë. Në një gjuhë disi më jashtë asaj luftarake, fusha është e jona. Pra, fushëbeteja është e jona.

A do të ishte veriu i Kosovës fushëbetja e fundit që Serbia ka në strategjinë e saj kundër shqiptarëve? Rreshtat me të cilët e nisa këtë shkrim tregojnë se fushëbetejat do të jenë nga më të panumërtat dhe se Serbia do të jetë e pashterrëshme në hartimin e strategjive të saj të përplasjeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Pra veriu i Kosovës do të jetë një fushëbetejë e radhës, ndonëse do të jetë nga më vendimtaret dhe nga më të rëndësishmet. Duke e ditur logjikën e kundërshtarit, historia ka treguar se fajtorin e humbjes nuk e kërkon tek fitimtari, pra, në rastin konkret, prej gjashtë-shtatë shekujsh nuk e kërkon tek Stambolli, respektivisht, nuk e kërkon tek pasrendësja e Stambollit, Ankaraja, por e kërkon tek Kosova dhe tek kombi shqiptar. Varësisht nga shkalla e fitores sonë, humbësi, kundërshtari ynë që e kërkon revanshin tek ne, krejtësisht në adresë të gabuar, do ta kërkojë shkakun e humbjes jo më tek ne, por diku tjetër, tek dikush të cilin do ta konsiderojë më të dobët se veten.

Marrëveshjet me Ankaranë në të vërtetë janë veçse një gojë oksigjen, një hurbë fryme, për Beogradin. Paragjykimi i "Economist" se dy vendet po gjejnë ngushëllim mes tyre ngaqë Brukseli ua mban dyert e mbyllura, nuk qëndron. Turqia është një vend që kërkon tregje, kërkon hapësirë ekspansioni ekonomik, ku ajo nuk e përjashton as Serbinë. Turqia ka një politikë dhe diplomaci kaq të konsoliduar sa të mos i dobësojë raportet as me Brukselin, as më Tiranën, Prishtinën e tjerë për hir të kurrfarë Beogradi.

E vërteta që na intereson ne shqiptarëve nga ky episod është se Serbia nuk do të njohë skrupuj në fushëbetejat e tregjeve, nuk do të kursejë mjete për të krijuar epërsi artificiale, nuk do të lërë mënyrë pa përdorur për konkurim sa më të padrejtë në rajon, sidomos në dëm të faktorit shqiptar.

Fushëbeteja vendimtare e radhës, gjithsesi, mbetet veriu i Kosovës. A do të anojë peshorja e faktorëve të sotëm ndërkombëtarë drejt një ballafaqimi si e kërkon Beogradi, midis serbëve dhe shqiptarëve, apo do të jetë bashkësia ndërkombëtare ajo që do t'ia tregojë vendin Serbisë, kjo do të bëhet e qartë shumë shpejt. Ne duhet të veprojmë me vendosmëri dhe pa iluzione, siç na mëson historia.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÃŽ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]