E Enjte, 10.17.2019, 07:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHËRUESET E 11 SHTATORIT

Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times

E Enjte, 09.09.2010, 05:41pm (GMT+1)

Gjatë kësaj fundjave, Susan Retik, një hebreje që humbi bashkëshortin gjatë sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, planifikon të flasë në një xhami në Boston. Ajo synon të gjejë mbështetës në mesin e besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami, për betejën e saj kundër varfërisë dhe analfabetizmit në Afganistan.

Susan Ritek ka ndjekur ndoshta rrugën më të pazakontë dhe njëherësh më frymëzuesen pas sulmeve të 11 Shtatorit. Ky përvjetor i sivjetshëm tingëllon vrazhdë, pasi disa po përpiqen ta kujtojnë me fjalë urrejtje dhe djegien e Kuranit.

Menjëherë pas sulmeve terroriste, Retik u lidh me një tjetër grua, PATTI Quigley. Të dyja kishin humbur bashkëshortët në ato sulme ndërkohë që prisnin të bëheshin nëna. Fëmijët e tyre nuk do t'i njohin baballarët. Të dërmuara nga tragjedia, ato kuptuan se të veja si ato ishin rreth gjysmë milionë gra në Afganistan. Ky numër do të rritej derisa atje nisi një tjetër luftë. Të dyja gratë kuptuan se të vejat afgane mund të ishin një forcë stabilizuese në vend.

Në kohën kur qeveria amerikane reagoi me raketa e bomba pas sulmeve të 11 Shtatorit, Retik dhe Quigley i drejtuan sytë nga projektet që luftojnë varfërinë, në vendin ku ishin ngjizur sulmet që i ndryshuan jetët e tyre.

Organizata që ato nisën "Beyiond the 11th" deri tani ka ndihmuar mbi 1000 të veja afgane që të fillojnë biznese të vogla. Është kjo një përpjekje për të ndihmuar një nga grupet më në nevojë në botë, si dhe për t’iu përgjigjur ndryshe mosbesimit, urrejtjes dhe papunësisë të ngritur nga talibanët.

"Më shumë vende pune do të thotë më pak dhunë", thekson Retik dhe shton:

"Është naive të mendosh se ne do ta ndryshojmë atë vend, por ndryshimi duhet të nisë nga diku. Nëse mund të aftësojmë një grua që të jetë në gjendje të sigurojë jetesën për familjen e saj, kjo do të thotë se së paku katër ose pesë veta do të kenë një strehë mbi kokë, ushqim në tryezë dhe një mundësi për arsim".

Në kohëra të errëta kemi tendencën të shtypim pjesën tonë të mirë. Me këto dy zonja ka ndodhur ndryshe. Paul Barker, që ka punuar për shumë vjet në Afganistan me organizatën "CARE", thotë se nëse qeveria amerikane do të ndante pasionin e këtyre grave për arsimin dhe zhvillimin, do të ishte arritur shumë më tepër.

Në mesin e aktiviteteve të iniciuara nga këto dy gra, janë ngritja e një fabrike për prodhimin e topave të futbollit, ku të punësuar, por dhe drejtimin e kanë marrë gra të veja, të cilat më parë janë aftësuar. Po kështu, një numër kryefamiljaresh janë pajisur me pula apo gjë të gjallë që të mund të sigurojnë jetesën për familjet e tyre. Projekti i ardhshëm i zonjës Retik në Afganistan është të mbështesë një projekt për mikrofinancat.

Është e qartë se të gjitha këto aktivitete nuk do ta kthejnë Afganistanin në një vend paqësor. Por, faktet tregojnë se përmes arsimit e zhvillimit bëhet më shumë për të luftuar fundamentalizmin. E, këto rrugë janë edhe më të lira.

E admiroj punën e zonjës Retik se ajo është e kundërta e histerisë anti-islame që po errëson aktivitetet e këtij përvjetori të 11 Shtatorit.

Puna e saj synon t'i bashkojë të gjitha fetë kundër armiqve të përbashkët të njerëzimit, padijes dhe varfërisë, çfarë reflekton një fuqi morale e mendore, e aftë që të mund të largojë terrorizmin. (I.B)
"New York Times"

Puna e saj synon t'i bashkojë të gjitha fetë kundër armiqve të përbashkët të njerëzimit, padijes dhe varfërisë, çfarë reflekton një fuqi morale e mendore, e aftë që të mund të largojë terrorizmin. (i.b)

(http://www.evropaelire.org)

--

September 8, 2010

The Healers of 9/11

By NICHOLAS D. KRISTOF

This weekend, a Jewish woman who lost her husband in the 9/11 attacks is planning to speak at a mosque in Boston. She will be trying to recruit members of the mosque to join her battle against poverty and illiteracy in Afghanistan.

The woman, Susan Retik, has pursued perhaps the most unexpected and inspiring American response to the 9/11 attacks. This anniversary of Sept. 11 feels a little ugly to me, with some planning to remember the day with hatred and a Koran-burning — and that makes her work all the more exhilarating.

In the shattering aftermath of Sept. 11, 2001, Ms. Retik bonded with another woman, Patti Quigley, whose husband had also died in the attack. They lived near each other, and both were pregnant with babies who would never see their fathers.

Devastated themselves, they realized that there were more than half a million widows in Afghanistan — and then, with war, there would be even more. Ms. Retik and Ms. Quigley also saw that Afghan widows could be a stabilizing force in that country.

So at a time when the American government reacted to the horror of 9/11 mostly with missiles and bombs, detentions and waterboardings, Ms. Retik and Ms. Quigley turned to education and poverty-alleviation projects — in the very country that had incubated a plot that had pulverized their lives.

The organization they started, Beyond the 11th, has now assisted more than 1,000 Afghan widows in starting tiny businesses. It’s an effort both to help some of the world’s neediest people and to fight back at the distrust, hatred and unemployment that sustain the Taliban.

"More jobs mean less violence," Ms. Retik noted. "It would be naïve to think that we can change the country, but change has to start somewhere. If we can provide a skill for a woman so that she can provide for her family going forward, then that’s one person or five people who will have a roof over their head, food in their bellies and a chance for education."

In times of fear and darkness, we tend to suppress the better angels of our nature. Instead, these women unleashed theirs.

Paul Barker, who for many years ran CARE’s operations in Afghanistan, believes America would have accomplished more there if our government had shared the two women’s passion for education and development. "I can only wonder at what a different world it could be today if in those fateful months after 9/11 our nation’s leadership had been guided more by a people-to-people vision of building both metaphorical and physical bridges," Mr. Barker said.

A terrific documentary, "Beyond Belief," follows Ms. Retik and Ms. Quigley as they raise funds for Afghan widows and finally travel to Afghanistan to visit the women they had been helping. Ms. Quigley has since stepped down from Beyond the 11th because she felt in danger of becoming a perpetual 9/11 poster widow, but she still is working on a series of Afghan initiatives. Ms. Retik, who has since remarried, remains focused on the charity.

Beyond the 11th began by buying small chicken flocks for widows so that they could sell eggs. Another major project was to build a women’s center in the city of Bamian, where the women weave carpets for export. The center, overseen by an aid group called Arzu, also offers literacy classes and operates a bakery as a business.

Another initiative has been to train Afghan women, through a group called Business Council for Peace, to run a soccer ball manufacturing company. The bosses have been coached in quality control, inventory management and other skills, and they have recruited unemployed widows to stitch the balls — which are beginning to be exported under the brand Dosti.

Ms. Retik’s next step will be to sponsor a microfinance program through CARE. There are also plans to train attendants to help reduce deaths in childbirth.

Will all of this turn Afghanistan into a peaceful country? Of course not. Education and employment are not panaceas. But the record suggests that schools and economic initiatives do tend over time to chip away at fundamentalism — and they’re also cheap.

All the work that Beyond the 11th has done in Afghanistan over nine years has cost less than keeping a single American soldier in Afghanistan for eight months.

I admire Ms. Retik’s work partly because she offers an antidote to the pusillanimous anti-Islamic hysteria that clouds this anniversary of 9/11. Ms. Retik offers an alternative vision by reaching out to a mosque and working with Muslims so that in the future there will be fewer widows either here or there.

Her work is an invigorating struggle to unite all faiths against those common enemies of humanity, ignorance and poverty — reflecting the moral and mental toughness that truly can chip away at terrorism.

I invite you to visit my blog, On the Ground. Please also join me on Facebook, watch my YouTube videos and follow me on Twitter.

(http://www.nytimes.com)

www.voal-online.ch

Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo

Other Articles:
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)
NGA DO T'IA MBASH ZOTI TADIQ?Nga PATRICK MOORE (09.07.2010)
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.07.2010)
SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune (09.06.2010)
VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.06.2010)
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)

::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

VOAL
[Shko lart]