VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY

"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. Kennedy

Nga FRANK SHKRELI
E Shtunë, 10.02.2010, 08:17am (GMT+1)

Gazeta amerikane mbarëkombëtare USA Today si edhe media të tjera anembanë vendit filluan këtë javë të shënojnë 50-vjetorin e administratës së Presidentit John F. Kennedy me shkrime, komente dhe botime të posaçme. Anembane vendit po planifikohen programe e ceremoni të posaçme për të kujtuar John Kennedy, presidentin më të ri dhe katolikun e parë -- njërin prej presidentëve amerikanë më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Ne te vertete, Biblioteka dhe Muzeu i Presidentit John F. Kennedy ka ne plan te ndermarre programe e ceremoni qe do te zgjasin tri vjet, per te nderuar jeten dhe vepren e ketij udheqesi te madh amerikan e boteror. Javen qe kaloi, anembane Amerikes, u perkujtua debati i pare televiziv midis demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon. Debatet televizive midis kandidateve politike ne Amerike jane bere tanime pjese e pandare e fushatave politike.

Fjalimi i John F Kennedy me rastin e inaugurimit te tij si president i Shteteve te Bashkuara, sipas historianeve dhe verejtesve politike, ishte fillimi i nje fushate 30-vjeçare qe çoi ne mbarimin e Luftes se Ftohtë, ne rrezimin e perandorise komuniste sovjetike, ne afirmimin e Shteteve te Bashkuara si fuqi kryesore ne bote si edhe ne rritjen dhe perhapjen e nje levizjeje globale per liri e demokraci. Administrata e Presidentit Kennedy filloi nje periudhe moderne per zhvillimin e shkences e te teknologjise, zgjeroi pergjegjesite e qeverise federale ne mbrojtje te te drejtave civile dhe vuri ne dukje nderlidhjet natyrore te ngjarjeve dhe kulturave te ndryshme te botes dhe percaktoi nje rol te ri te zyres se presidentit ne perpjekje per sigurimin e paqes ne bote.

Por, mbi te gjitha, Presidenti Kennedy ishte nje udheheqes qe frymezonte njerezit me fjalet, idete dhe idealet e tij. Fjalimi i tij me rastin e inaugurimit si president edhe sot e kesaj dite ben jehone ne Amerike dhe anembane botes. "Mos pyet se çka mund te beje vendi yt per ty -- pyet se çka mund te besh ti per vendin tend", dhe qytetareve te botes, ai iu drejtua duke u bere thirrje: "mos pyetni se çka mund te beje Amerika per ju, por pyetni se çka mund te bejme se bashku per lirine e te gjithe njerezeve."

Vrasja e Presidentit Kennedy solli pikellim e deshperim anembane ketij vendi, por u duk gjithashtu se edhe gjithe bota po vajtonte vrasjen e Presidentit te ri amerikan, nga kasollet ne Afrike dhe çadrat ne Brazil e deri tek zyrat ne Irlande, anembane Evropes e me tej. Ne nje homazh per Presidentin Kennedy, Presidenti Ronald Reagan pat thene se "kur bota nderonte Presidentin Kenendy, ata nderonin kombin, shpirtin dhe virtytet e te cilit pasqyroheshin ne jeten dhe vepren e John Kennedy-ut". Ne te vertete, Presidenti Reagan dhe Presidenti Kennedy, (te dy me prejardhje irlandeze) kishin te perbashket stilin dhe menyren se si i paraqitnin gjerat duke krijuar nje atmosfere besimi, shprese dhe optimizmi per at qe i degjonin, edhe ne rrethana krize shume te veshtira per vendin dhe boten. Kryesisht, Presidenti Reagan konsiderohet si personi qe kontriboi me se shumti ne rrezimin e komunizmit, por ishte Presidenti John Kennedy ai qe i pat deklaruar botes ne fillim te administrates se tij: "Le ta dije çdo komb, qe mund te na deshiroje te miren ose te keqen, se ne do te paguajme cilindo çmim, do t'i bejme balle çdo veshtiresie, do te perkrahim te gjithe miqte dhe do te kundershtojme te gjithe armiqte, me qellim per te siguruar mbijetesen dhe suksesin e lirise." Dhe me 1963 para nje turme te madhe populli ne Berlinin Perendimor, Presidenti Kennedy paralajmeroi nje sulm te ashper kunder komunizmit. "Ka njerez qe thone se ne mund te bashkepunojme me komunistet, le te vijne e te shohin Berlinin...Ka te tjere qe thone se komunizmi eshte e ardhmja, le te vine e te shohin Berlinin...."

Presidenti Kennedy ka frymezuar nje brez te tere te te rinjsh per t'i sherbyer atdheut, duke iu pergjigjur thirrjes se tij, "mos pyet se çka mund te beje vendi yt.....". Nder keta perfshihen edhe pasardhes te tij ne zyren e Presidentit, si Bill Clinton dhe Barack Obama. Duke perkujtuar kete pervjetor, Presidenti Clinton i tha gazetes USA Today se Presidenti Kennedy do te mbahet mend "per menyren se si ai trajtoi krizen e raketave ne Kube, per perparimin e çeshtjes se te drejtave civile, per krijimin e Korpusit te Paqes dhe per programin e eksplorimit te hapesires; per perpjekjet e tij per nje marrveshje per ndalimin e armeve berthamore, dhe per fjalimin e tij te famshem ne Berlin -- te gjitha keto pasqyronin nje Amerike qe ishte e zotuar te eksploronte dhe te hapte fronte te reja per sigurimin e paqes dhe perparimit njerezor si dhe te vendosjes se drejtesise shoqerore....."

Presidenti Obama, u shpreh per gazeten e lartpermendur se megjithese ishte shume i ri te mbante mend administraten e Presidentit John Kennedy, ai tha se "eshte deshmi-prove per John Kennedy-un se megjithese administrata e tij zgjati vetem 1000 dite, trashegimia e tij ka vazhduar te jete e qendrueshme, jo vetem nepermjet fjaleve frymezuese por edhe nepermjet jetes se tij frymzuese.... Megjithese gjate fushates, nje pakice e vogel kundershtonte zgjedhjen e nje presidenti katolik, John Kennedy shihte nje Amerike ku njerezit e te gjitha feve mund te ndjeknin aspiratat e tyre."

Kryeqendra e veprimtarive ne perkujtim te ketij pervjetori do te jete Biblioteka dhe Muzeu John F. Kennedy. 50-Vjetori i administrates se John Kennedy-ut paraqet nje rast dhe mundesi te pashoqte per t'u spikatur brezave te rij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe anembane botes trashegimine e gjithanshme te ketij burrshteti amerikan. Ja vlen qe temat e ketij pervjetori, te cilat mund te quhen universale -- e qe jane paqa dhe sigurimi nderkombetar, te drejtat e njeriut, perparimi i shkences dhe teknologjise, promovimi i sherbimit civil, e tjera -- te kujtohen dhe te veprohet per sigurimin dhe zbatimin e tyre ne Amerike dhe anembane botes, ne shenje mirenjohjeje per kete burre te madh te historise boterore, ne kete 50-vjetor te administrates se tij. Pasi ai do te thoshte se me popujt e botes, "Gjeografia na ka bere fqinje. Historia na ka bere miq. Ekonomia na ka bere ortake dhe nevoja na ka bere aleate. Ata qe Zoti i ka bashkuar, nuk guxon kush t'i shperndaje as t'i perçaje".

Ashtuqe, fjalet e Presidentit Kennedy, drejtuar çdo qytetari amerikan 50 vjet me pare: "Mos pyet se çka mund te beje vendi yt per ty -- pyet se çka mund te besh ti per vendin tend" dhe thirrja qytetareve te botes: "mos pyetni se çka mund te beje Amerika per ju, por pyesni se çka mund te bejme se bashku per lirine e te gjithe njerezeve", jane aq aktuale sot sa ishin edhe ne kohen e Presidentit Kennedy, si per popullin amerikan ashtu edhe per popujt e tjere te botes, e posaçerisht edhe per shqiptaret kudo.

 

 

 

 

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]