VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Britani: Hidhet në det hiri i së mbijetuarës së fundit të Titanikut

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 04:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Britani: Hidhet në det hiri i së mbijetuarës së fundit të Titanikut
E Djelë, 10.25.2009, 07:53am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online -Elizabeth Gladys Dean, e njohur si Millvina, ishte vetëm nëntë javësh kur pavetëdijshëm mori pjesë në njërën prej ngjarjeve më epokale të Shekulli XX.

 

Fundosja e Titanikut në natën midis 14 dhe 15 prillit të vitit 1912 ku u zhdukën 1 517 pasagjerë nga 2 223 gjithësejt.

 

Elizabeth Gladys Dean kishte vdekur 97 vjeçe më 31 maj të këtij viti dhe dje hiri i saj u hodh në det pranë portit Southampton, në jug të Britanisë së Madhe, nga bashkëjetuesi i saj Bruno Normanis, 87 vjeç.

 

Ceremonia është zhvilluar saktësisht në bankinën Numër 43, në të njëjtin vend prej ku Titaniku filloi udhëtimin e parë dhe të vetëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Millvina ishte pasagjerja me moshën më të vogël në bordin e transatlantikut dhe natyrisht që nuk mbante mend asgjë nga tragjedia.

 

Me një biletë të klasit të tretë në xhep, famolja Dean ishte nisur nga Southampton për në Nju Jork, me qëllim që të vendosen pastaj në Kansas, ku donin të hapnin një dyqan cikërrimash.

 

Babai mbeti në det, ndërsa e ëma dhe motra mbijetuan. Ajo, e shpëtuar në një çantë udhëtimi, nuk diti asgjë për tragjedinë derisa u bë tetë vjeçe. (http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Diana: Franca dëmshpërblen Al Fajedin për "drejtësi të mohuar" (10.24.2009)
Karmen Elektra: "Çmendem për sms tunduese" (10.22.2009)
Pikaso, piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja (10.18.2009)
Aishuaria Rai, perëndesha absolute e Bollivudit (10.16.2009)
Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale (10.14.2009)
Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere (10.11.2009)
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri (10.10.2009)
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]