VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEKRETARI I RI I MBROJTJES ASHTON CARTER

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SEKRETARI I RI I MBROJTJES ASHTON CARTER

E Enjte, 02.26.2015, 08:41am (GMT+1)



Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Ashton Carter e kaloi javën e tij të parë në detyrë duke udhëtuar drejt Afganistanit dhe Kuvajtit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb shqyrton domethënien e këtyre udhëtimeve të para.

Ai e ka përvojën e duhur dhe ekspertët thonë se në udhëtimin e tij të parë si sekretar mbrojtjeje, Ashton Carter po shikon drejt të ardhmes.

Ish-diplomati James Dobbins ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së në Bashkimin Evropian dhe në Afganistan përpara se t'i bashkohej institutit "RAND Corporation".

"Atij i duhet t'u dalë zot situatave që janë zhvilluar gjatë periudhës së një viti."

Ndryshimet gjatë këtij viti kanë qenë drastike. Shtetet e Bashkuara i dhanë fund misionit luftarak në Afganistan, që ishte dhe ndalesa e tij e parë.

"Prioriteti ynë tashmë është të sigurohemi se progresi do të vazhdojë."

Në Evropë, Rusia vazhdon të trazojë Ukrainën e paqëndrueshme.

Dhe militantët e Shtetit Islamik kanë vërshuar drejt zonave të Irakut dhe Sirisë.

"Ndoshta rreziku me të cilin përballemi tani nuk është aq i madh sa më parë, por është sigurisht më i shumëllojshëm dhe më kompleks."

Zoti Carter zgjodhi Kuvajtin si ndalesën e tij të dytë për të diskutuar rrezikun e Shtetit Islamik, së bashku me diplomatë të lartë amerikanë, që ai i quan "ekipi Amerika".  Pentagoni thotë se misioni kishte për qëllim njohjen me situatën.

"Qëllimi i takimit nuk ishte të prodhonte rezultate, por të informonte sekretarin e mbrojtjes rreth strategjive, statusit të zhvillimeve në rajon, dhe për t'i dhënë atij një botëkuptim real të luftës kundër ISIL-it."

Gjatë udhëtimit të tij, zoti Carter nuk la të kuptohet se koalicionit do t'i duhet të rishikojë strategjinë e tij.

"Një mposhtje e plotë e këtij grupimi brutal është e mundur, dhe do të arrihet."

Ndërkohë që zoti Carter mbante fjalën e tij, forcat irakiane përgatiteshin për një kundërsulm për të larguar grupin xhihadist nga qyteti al-Baghdadi. Qyteza Anbar ndodhet pranë një baze ajrore të rëndësishme, ku marinsa amerikanë po stërvisin forcat irakiane.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARKIVAT E JUSUPOVIT, NJËRIT PREJ VRASËSVE TË RASPUTINIT, KTHEHEN NË RUSI (02.26.2015)
ANATOLY SOBCHAK - NJERIU QË RRITI PUTININ (02.25.2015)
ANGLI - GJAKU I WINSTON CHURCHILLIT DEL NË ANKAND (02.24.2015)
ALEXIS TSIPRAS MERR GODITJE NGA MANOLIS GEZOS - I KËRKOJ NDJESË POPULLIT GREK QË MORA PJESË NË KRIJIMIN E NJË ILUZIONI (02.23.2015)
NJIHUNI ME BINJAKET MË TË MOSHUARA NË BOTË (02.23.2015)
KAJRO - SOT NIS RIGJYKIMI PËR GAZETARËT E AL-JAZEERAS (02.23.2015)
JA ÇFARË PUNE BËNIN KËTA PRESIDENTË TË SHBA MË PARË (02.22.2015)
VERDIKTI NDAJ ISH SHEFIT TË FMNsë, PAS KATËR MUAJSH (02.21.2015)
JEN PSAKI MERR POST NË SHTËPINË E BARDHË (02.19.2015)
GAZETARJA KHADIJA ISMAYILOVA SHKRUAN LETËR NGA BURGU (02.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]