VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALEXIS TSIPRAS MERR GODITJE NGA MANOLIS GEZOS - I KËRKOJ NDJESË POPULLIT GREK QË MORA PJESË NË KRIJIMIN E NJË ILUZIONI

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ALEXIS TSIPRAS MERR GODITJE NGA MANOLIS GEZOS - I KËRKOJ NDJESË POPULLIT GREK QË MORA PJESË NË KRIJIMIN E NJË ILUZIONI

E Hënë, 02.23.2015, 11:23am (GMT+1)



Ditë tensioni politik në Athinë ku kryeministri i ri Alexis Tsipras, dhe ministri i tij i Financave Yanis Varoufakis po përgatisin listën e masave që duhet të aprovohen nga ish-Troika për t'i dhënë Greqisë edhe tre muaj kohë.

Por Tsipras që po tenton mbështetjen ndërkombëtare dhe që prej orësh të tëra heq dhe vendos pasazhe në listë, i duhet të përballojë që tani sulmet e para që i kanë ardhur nga vetë e majta që e ndihmoi të vinte në pushtet.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në Greqi ka qenë revolta e Manolis Glezos, heroi i rezistencës greke kundër nazistëve (në 1941 shkuli flamurin svastik nga Acropoli) raporton DITA.

Eurodeputeti mbi 90 vjeçar i Syriza-s, ka sulmuar politikën e Tsipras dhe marrëveshjen e tij me Eurogrupin duke thënë: I kërkoj ndjesë popullit grek që mora pjesë edhe unë në krijimin e këtij iluzioni.

Në sajtin e tij kinisienergoipolites Glezos (në foto me Tsipras) thotë:

Të rinjohësh Troikan duke e quajtur me emra të tjerë si Institucion apo Memorandum është të quash mishin peshk. Kjo nuk e ndërron situatën, e lë atë njësoj si para zgjedhjeve.Ky është një turp. Para se të jetë shumë vonë duhet të reagojmë. Militantë dhe simpatizantë të Syriza, duhet të mblidhemi urgjent në të gjitha nivelet e origanizimit të mobilizohemi për të vendosur nëse duhet ta pranojmë këtë situatë.

Glezosit, që pak javë më parë u përfol si kandidat për president (më pas u zgjodh Prokopis Pavlopoulos i qendrës së djathtë), i është përgjigjur një këshilltar i Tsipras:

"ËœKa mundësi që Manolis Glezos nuk është informuar mirë mbi tratativat e vështira dhe të dhimbshme që po bëhen. Po negociojmë për të rikuperuar dinjitetin e popullit grek" /  DITA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJIHUNI ME BINJAKET MË TË MOSHUARA NË BOTË (02.23.2015)
KAJRO - SOT NIS RIGJYKIMI PËR GAZETARËT E AL-JAZEERAS (02.23.2015)
JA ÇFARË PUNE BËNIN KËTA PRESIDENTË TË SHBA MË PARË (02.22.2015)
VERDIKTI NDAJ ISH SHEFIT TË FMNsë, PAS KATËR MUAJSH (02.21.2015)
JEN PSAKI MERR POST NË SHTËPINË E BARDHË (02.19.2015)
GAZETARJA KHADIJA ISMAYILOVA SHKRUAN LETËR NGA BURGU (02.19.2015)
ARGJENTINË - 400 MIJË NJERËZ MARSHOJNË NË KËRKIM TË DREJTËSISË (02.19.2015)
QENUSHJA MË E BUKUR NË WESTMINSTER (02.19.2015)
100 NJERËZ NË LISTËN E NGUSHTË PËR 'TË JETUAR NË MARS' (02.17.2015)
DJALI I JACKIE CHAN KËRKON FALJE PAS LIRIMIT NGA BURGU (02.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]