VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit
E Shtunë, 03.14.2009, 09:09am (GMT+1)

Albert Einstein lindi më 14 mars 1879 në Ulm, Gjermani, nga prindër hebrej jopraktikantë. Një vit pas lindjes së tij, familja u zhvendos në Mynih të Bavarisë, ku babai i tij Hermann hapi, me vëllain Jacob, një ofiçinë të vogël elektroteknike. Fëmija e Einstein kaloi në Gjermaninë e Bismarkut, një vend masivisht i industrializuar, por edhe i drejtuar me forma të despotizmit të cilat ndihen në nivele të ndryshme e në mjedise të ndryshme të strukturës së shoqërisë.

Kur ishte i vogël dallohej për priren e vetmitarit dhe mëson të flasë shumë vonë. Vajtja në shkollë është një hap i vështirë për të: Alberti, në fakt, gjente ngushëllim në shtëpi, ku e ëma e i jepte mësim në violinë, e  xha Jacob i jepte mësim në algjebër. Qëkur ishte i vogël lexonte libra shkencorë të popullarizuar. Më vonë ai do të thoshte se i lexonte këto libra "pa marrë frymë", pra me një vëmendje të jashtëzakonshme. Rezultatet e para shkollore janë krejt të pakënaqshme. I urrente mënyrat e ashpëra që e bënin shkollën në atë kohë të ngjashme me një kazermë ushtrie.
Më 1894 familja vendoset në Itali për të kërkuar një fat më të mirë me një fabrikë në Pavia, pranë Milanos. Albert mbetet vetëm në Mynih derisa të mbaronte vitin shkollor të gjimnazit, pastaj bashkohet me familjen.
Punët e fabrikës filluan të shkojnë keq dhe Hermann vendosi ta regjistrojë të birin në Institutin e Famshëm të Teknologjisë, të njohur si Politeknikumi i Zyrihut. Duke mos pasur dëftesë as të shkollës fillore, as të ciklit të lartë dytësor, më 1895 ai përballet me një detyrim pranimi dhe nuk u pranua në shkollë për shkak të notave të pamjaftueshme në letërsi. Por drejtori i Politeknikumit, impresionuar nga aftësitë jo të zakonshme të treguara në lëndët shkencore, i cili e nxiti djaloshin të mos heqë dorë nga shpresat dhe të marrë një dëftesë pranimi të vlefshme për regjistrim në Politeknikumin. Këtë dëftesë do ta merrte në shkollën kantonale progresive tëAargau (Zvicër). Këtu Einstein gjeti një atmosferë krejt të ndryshme nga ajo e gjimnazit të Mynihut. Më 1896, përfundimisht, u regjistrua në Politeknikum. Atje mori vendimin e tij të parë: të mos bëhet inxhinier, por mësues.
Në një deklaratë të asaj kohe, ai do të thoshte: "Nëse do të kem fat ta kaloj provimin, do të shkoj në Zyrih. Atje do të qëndroj katër vjet për të studiuar
matematikë e fizikë. Përfytyroj të bëhem mësues në këtë degë të shkencave natyrore, duke zgjedhur pjesën teorike të këtyre shkencave. Këto janë arsyet që më kanë nxitur ta bëj këtë plan. Mbi të gjitha është prirja ime ndaj abstraksionit dhe mendimit matematik, dhe mungesa ime e përfytyrimit (të të imagjinuarit) dhe aftësisë praktike."
Në rrjedhën e studimeve të tij në Zyrih do të piqet përzgjedhja e tij: do t'i kushtohet fizikës më shumë se matematikës.
Diplomohet më 1900. Merr shtetësinë zvicerane me qëllim që të marrë një vend pune në Zyrën e Patentave në Bernë. Puna modeste ia dha mundësinë t'ia kushtojë pjesën më të madhe të kohës studimit të fizikës.
Më 1905 botoi tri studime teorike. Studimi i parë dhe më i rëndësishëm përmban paraqitjen e parë të plotë të teorisë së relativitetit të kufizuar. Studimi i dytë, mbi interpretimin e efektit fotoelektrik, përmbante një hipotezë revolucionare mbi natyrën e dritës; ai pohoi se në rrethana të caktuara rrezatimi (radiacioni) elektromagnetik ka natyrë korpuskolare (grimcash), duke hamendësuar (hipotizuar) se energjia e transportuar nga çdo pjesëz që ndërtonte rrezen dritëdhënëse, pagëzuar foton, ishte përpjesëtimore (proporcionale) me frekuencën e rrezatimit (radiacionit). Ky pohim, në bazë të të cilit energjia e përmbajtur në një fasho të ndritshme  transferohet në njësi individuale apo kuante, dhjetë vjet më vonë qe vërtetuar (konfirmuar) në mënyrë eksperimentale nga Robert Andrews Millikan. Studimi i tretë më i rëndësishëm është ai i vitit 1905, dhe mban titullin "Elektrodinamika e trupave në lëvizje": përmbante paraqitjen e parë të plotë të teorisë së relativitetit të kufizuar, frut i një studimi të gjatë e të thelluar të mekanikës klasike të Isak Njutonit, të modalitetit të ndërveprimit midis rrezatimit (radiacionit) dhe materies (lëndës), e të karakteristikave të fenomeneve fizike të vrojtuara në sistemet në lëvizje në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Pikërisht ky studim ia jep atij çmimin Nobel në Fizikë më 1921.
Më 1916 publikoi përkujtesën (promemorien) "Themelet e teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm", frut i më se dhjetë viteve studime. Kjo punë është konsideruar nga vetë fizikani ndihmesa e tij më e madhe shkencore dhe e radhit në kërkimet e tij në drejtim të gjeometrizimit të fizikës.
Ndërkohë në botë konflikte midis kombeve kishin marrë zjarr, aq sa do të shpërthente Lufta e Parë Botërore. Gjatë kësaj periudhe ishte një ndër të paktët akademikë gjermanë të kritikonte publikisht përfshirjen e Gjermanisë në luftë. Një pozicionim i tillë në anën e viktimave të sulmeve të ekstremizmit të djathtë gjerman; deri edhe teoritë e tij shkencore do të viheshin në lojë, në mënyrë të veçantë teoria e tij e relativitetit.

Me ardhjen e Hitlerit në pushtet, Einstein u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku iu ofrua një katedër në  The Institute for Advanced Study të Princeton, në Nju Xhersi. Përballë kërcënimeve nga ana e regjimit nazist ai nuk pranoi të merrte pozicione pacifiste dhe në vitin 1939 i shkruante bashkë me shumë shkencëtarë një letër presidentit të atëhershëm Franklin Delano Ruzvelt ku nënvizohej mundësia e realizimit të një bombe atomike. Letra shënoi fillimin e planit për ndërtimin e një arme bërthamore.

Einstein natyrisht që e përbuzte thellësisht dhunën dhe, me të mbaruar ato vite të tmerrëshme, iu kundërvu aktivisht luftës dhe përndjekjeve raciste, duke hartuar një deklaratë pacifiste kundër armëve bërthamore.

Pastaj shumë herë përsëriti nevojën që intelektualët e çdo vendi të përkushtohen me të gjitha sakrificat e duhura për ta ruajtur lirinë politike e për t'ia kushtuar dijet shkencore qëllimeve paqësore.
Vdiq në Princeton më 18 prill 1955, rrethuar nga nderimet më të mëdha. Nekrologjinë tejet të gjatë të botuar më 19 prill 1955, gazeta The New York Times, e titullonte "Dr.
Albert Einstein Dies vdiq në gjumë 76 vjeç; Bota mban zi për humbjen e shkencëtarit të madh"./ Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote? (03.13.2009)
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI (03.05.2009)
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste (02.24.2009)
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton (02.22.2009)
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln (02.12.2009)
Një baron dhe njohës i Evropës Juglindore - Ministri i ri i Ekonomisë në Gjermani (02.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]