VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRAHËT E NATOs KËMBËT E BEsë DHE RASTI "ALBANIA"

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KRAHËT E NATOs KËMBËT E BEsë DHE RASTI "ALBANIA"
E Hënë, 04.06.2009, 09:28am (GMT+1)

 Nga Ramiz LUSHAJ 

 

 1. NATO, që në ditën e themelimit të saj, më 4 prill 1949, ishte dhe mbeti NATO, pasi arriti të ketë 12 shtete antare, ndërsa BE, me filologjinë e filozofinë e saj "Ju lutem, prisni pak..."(!), iu deshën 35 vjet, nga viti 1951 deri më 1986, për t'u bërë e mbetur BE, me 12 shtetet antare, të simbolizuar me 12 yjet në flamurin e identitetit të vet.

NATO, duke i shtrirë krahët e vet euro-atlantik, që në zgjerimin e parë, në vitin 1952, me Turqinë euro-aziatike e Greqinë mesdhetare, përforcohet me 14 shtete antare, kurse BE, në start ecjen e vet embrional, nga Traktati Themelues i Parisit (ESCS) i 18 prillit 1951, (hyri në fuqi pas një viti pritjeje, më 23 korrik 1952) kishte vetëm 6 antarë: Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Hollanda e Luksemburgu, cka i takon mbi 2.3 herë më pak antarësime se sa NATO. Përndryshe: kur NATO trevjecare po i zgjeronte krahët, BE nisi të ecte, të ngrihej në këmbë, të merrte fizionominë e dimensionet e veta.

         NATO, me tre zgjerime (1952, 1955 e 1981) të krahëve të saj në thellësi tokësore euro-aziatike e brigjeve të Atlantikut Verior e Mesdheut, arriti në 16 antarë, ndërsa BE, me tre zgjerime (1973, 1981 e 1986) duke  ecur me antarësime vetëm me shtete bregdetare të Atlantikut Verior (Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Irlanda, Greqia, Spanja e Portugalia), pa hyrë në shtrirje vertikale drejt Gadishullit Skandinav apo në thellësi horizontale kontinentale drejt Austrisë, etj. ose drejt shteteve në Mesdhe si Malta e Qipro, mbeti deri në rënien e "Murit të Berlinit" me 12 antarë.

       NATO, gjatë "Luftës së Ftohtë", i shtriu krahët strategjik në hapësira gjeo-politike sic i takonte si NATO, sepse: a) kapi dy brigjet e Atlantikut Veriut, dy shtetet në lindje të kontinentit amerikano-verior, si SHBA e Kanda, ndërsa në perëndim të kontinentit europian, shtetet bregdetare Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Francë, Portugali, Spanjë, Itali, Greqi, Turqi  dhe shtete ishullore si Britania e Madhe e Islanda. Vetëm Luksemburgu, shtet i vogël, i pavarur nga viti 1815, ishte pa dalje në det. b)  U shtri edhe drejt Azisë, me antarësimin e Turqisë si shtet euro-aziatik. c) Krijoi modelin e vet me pika gjeo-strategjike  në territoret e varura të shteteve antare të saj, si në  Karaibe të Amerikës Qëndrore, në Oqeani, në Oqeanin Indian, etj

              BE, si organizatë politike, ekonomiko-tregtare e komunitet vlerash,  gjatë "Luftës së Ftohtë", duke qënë e ngrohtë nga krahët e NATO-s, eci me hapa të ngadaltë e të vonuar, sipas ritmit të refrenit "Ju lutem, prisni pak...", sepse: a) Nuk u shtri në thellësi tokësore të kontinentit të vet, përvec Luksemburgut, duke u mjaftuar me disa shtete ishullore apo me dalje në dete. b) Nuk hyri deri në kufinjtë e BRSS e Bllokut Lindor: si me antarësimin e Suedisë e Finlandës (përrreth vendeve Balltike të BRSS), si me antarësimin e Austrisë, (aplikoi më 1989), si shteti perëndimor mjaft i futur gjeopolitikisht në hapësira kufitare me Bllokun Lindor Komunist si me Cekosllovakinë 453 km, Hungarinë 366 km, Slloveninë 330 km, si me Zvicrën, etj. c) Nuk u shtri në hapësira gjeopolitike të Azisë e Afrikës: si me antarësimin e Turqisë euro-aziatike me 1.526 km kufitare me shtete të Lindjes së Mesme si Iraku, Irani e Siria, me 529 km me 3 republika të BRSS si Armenia, Azerbajxhani e Gjeorgjia, me 240 km me Bullgarinë, si me antarësimin e Marokut në Afrikë, në bregdetin e Mesdheut, ndonëse këto dy shtete e kanë paraqitur kërkesën e tyre që më 1987. d) Nuk i bëri pjesë "de juro" të Europës së Bashkuar, disa shtete gjeo-strategjike për ekonominë e tregtinë europiane si Malta, Qipro, etj. si disa mikro-shtete si Lehtenshtajni, Monako, San Marino, Andorra, etj. e) Nuk e krijoi modelin e vet në territoret e varura të shteteve antare të saj si të Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Hollandës, Danimarkës, Spanjës. f) Nuk i bëri antare të saj disa shtete potenciale si Norvegjinë, shteti me vijë kufitare më të madhe me BE (me 2.348 km, më shumë se edhe Federata Ruse), që ky vend nordik aplikoi më 1961 e 1967, por ende edhe sot e kësaj dite mbetet jashtë dyerëve të BE, ndonëse ka kërkuar antarësim edhe më 25 nëntor 1992. g) Mundet që në rast se BE do të synonte më 1973, në zgjerimin e parë të tij, të antarësonte njëkohësisht edhe Greqinë, Turqinë e Qipron, atëherë nuk do të kishim sot dy Qipro në një Europë të Bashkuar (!).

              BE, në kërkim e kompensim të kohës së humbur, antarësoi më 1995 Austrinë, Finlandën e Suedinë dhe më 2004 Maltën e Qipron, duke humbur kohë edhe në shek. XXI, me mos-antarësim  të shpejtë si rasti Norvegjia me 30 vjet në pritje;  me disa kandidatë  potencialë në pritje si Turqia (22 vjet), Kroacia (6 vjet), Maqedonia (5 vjet), me kandidatë në pritje si Shqipëria, që ka nisur negociatat më 2003, nënshkruar MSA me BE më 2006, ratifikuar MSA nga 25 shtete antare të BE deri më 2009 e tani i thuhet e stërthuhet "Ju lutem, prisni pak..."(!) për të mos aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE brenda qershorit 2009, brenda mandatit të Presidencës Ceke (!).

          

2.

       Bashkimit Europian  të sotëm, në fillimet e tij, me filologjinë apo filozofinë  ose filozifimet "Ju lutem, prisni...", që u kthye në psikologji praktike e teknokratike, iu deshën mbi dy dekada për të arritur tek zgjerimi i parë i tij.

Edhe vet 6 shtetet themeluese: Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Hollanda e Luksemburgu, e nënshkruan Traktatin Themelues (ECSC), si organizatë ndërkombëtare, në Paris, më 18 prill 1951, duke hyrë në fuqi zyrtarisht, pas një viti pritjeje, më 23 korrik 1952. Këtyre 6 shteteve iu deshën edhe rreth 6 vite të tjera kohë për të  nënshkruar Traktatin e Romës, më 25 mars 1957, që hyri në fuqi më 1 janar 1958, duke zyrtarizuar ndërkombëtarisht "EEC" dhe "EAEC or Euroatom".

 Kjo "Gjashtëshe" deshi e bëri historinë e vet duke trasuar e hipotekuar historinë e krijimit të Europës së Bashkuar, po me ritme të ngadalta, aqsa vetëm pas dy dekadave u mundësua zgjerimi i parë i tij, më 1 janar 1973, me tre shtete antare: Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Danimarka dhe Republika e Irlandës.

Kaq e ndarë ishte Europa në zërat për bashkim duke mos u ngrohur me unitet as në kushtet e "Luftës së Ftohtë" dhe kishte kaq shumë zëra të vecuar nga shtete të ndryshme që donin të flisnin në emër të Europës, saqë, më 1970, dijetari i shquar, Henri Kisinger, këshilltar i presidentit Amerikan Nikson, pohonte: Në rast se do të flasë në Europë, më thoni, ju lutem, kujt mund t'i  telefonojë"...

 

 

           3.

 

Nuk ka asnjë shtet antar i Bashkimit Europian, përvec 6 themeluesëve të tij, që të mos ketë pritur e shumëpritur, biles edhe me dekada, nga aplikimi tek antarësimi.

 Nga starti në finale, ndryshe nga dekada e parë e shek. XXI, procedurat kanë qënë mjaft hap-gjata, në faza më të vështira, me kundërshti më të mëdha, me organizim strukturor e institucional nëpër tratativa e traktate, konsensual e konsolidues.

 Tre shtetet e para antare: Mbretëria e Bashkuar, Danimarka e Irlanda, kanë ecur me dy etapa 6 vjecare (6+6=12 vjet), nga viti 1961 në vitin 1967 derisa  u antarësuan më 1 janar 1973 (!). 

Kjo ndodhi pikërisht atëherë, kur vet Bashkimi Europian i porsa lindur do të ngrihej, jo vetëm i parë nga ana konfigurative hartore,  nga "djepi" në  "këmbë", pra, nga  Gadishulli Italian (Apenin) në dy shtetet ishullore Britania e Madhe dhe Irlanda, ku në shtyllën e tij vertebrare përfshinte edhe Francën, Gjermaninë Perëndimore, Hollandën, Belgjiken e Luksemburgun, por edhe Danimarkën.

  Rreth tre dekada iu deshën Bashkimit Europian për të shkuar drejt Greqisë dhe 6 vjet kohë Greqisë për të hyrë në Bashkimin Europian (1 janar 1981), ndonëse ishte: a) një shtet me pozitë gjeo-strategjike e politike në  Detin Mesdhe, b) në sferën e influencës e lidhjeve me botën perëndimore, c) në kufijtë me shtete të bllokut komunist si Shqipëria e Jugosllavia, pranë Republikës Turke të Qipros Veriore (1974)  dhe vet Turqisë me shtrirje euro-aziatike, afër Italisë euro-atlantike e ishullit-shtet pro-perëndimor të Maltës (1964, 1974), d)një fuqi detare e kohërave, ku trupojnë rrugët drejt Afrikës e Azisë, etj.

  Nisur nga të gjitha këto, me tërheqjen katapultore e "kapje për dore" të Greqisë "tokë-ishuj-det", ndodhen dy akte të shtrira në kohë: Bashkimi Europian i forcoi "këmbët e veta" gjeo-strategjike në hapësirat kryqëzuese të Mesdheut dhe e tejet përkdheli Greqinë si "nuse të re" duke iu zgjuar ëndrrat helene për fuqi jo vetëm ballkanike dhe duke e ushqyer me fonde të mëdha iu gjallëruan tentakulat për t'u kthyer në fuqi ekonomike në Mesdhe, aqsa e faktorizuar nga këto atribute të dhuruara, Greqia, a) ishte e fundit,  që e nënshkroi (me shtesë "nenesh" të pashkruara) MSA Greqi-Shqipëri, b) është e fundit, e 26-ta, që e mban "peng" fqinjin tjetër, Maqedoninë, për t'u antarësuar në NATO, c) ishte e fundit në Aleancën e Atlantikut Verior, që nënshkroi (me vonesë, përtej afatit) mbrëmjen e 24 marsit 1999 për fillimin e luftës së NATO-s për mbrojtjen e Kosovës nga genocidi i përgjakshëm e spastrimi etnik i jashtëzakonshëm i serbëve të Milloshevicit ndaj popullit shqiptar të Kosovës, d) është ndër të paktat shtete euro-atlantike që nuk po e njeh zyrtarisht shtetin e ri të Kosovës.

  Bashkimi Europian, në shtatrritjen e vet, pas ngritjes së hovshme në këmbë më 1973, duke e përforcuar bazamentin e vet gjeo-strategjik më 1981, me fuqizimin gradual të muskujve të vet vertebral, e hodhi hapin e vet të madh në Gadishullin Iberik duke i antarësuar në gjirin e vet më 1 janar 1986 dy shtete iberike: Spanjën e Portugalinë, mbi 30 vjet nga themelimi i tij dhe rreth 9 vjet nga aplikimi i tyre.

  Në ecjen e lartësitë e veta, në kërkim e epokim të identitetit të vet, Bashkimi Europian e ngriti në horizontet e kohës e të globit, më 1986,  Flamurin e vet me 12 yje, që simbolizonte 12 shtetet antare, jetësoi Marrëveshjen e Shëngenit të një viti më parë, (1985) kur Lindja ishte e mbyllur hermetikisht, kishte filluar prej vitesh e jepte efektet e ditës e të perspektivës konkurimi e mundja politike e ekonomike e Perandorisë Komuniste Sovjetike si superfuqi e kohës, Europa e Bashkuar me lider  Amerikën hap-finale si superfuqi e vetme e shekullit e botës, prioritetonin "Rënien e Murit të Berlinit" e të "Perdes së Luftës së Ftohtë" duke pritur Rendin e Ri Botëror, duke projektuar shekullin tjetër ndryshe, këtë shek. XXI.

 Pra, Bashkimi Europian, në rreth një gjysëm shekulli (1951-1990), ka fituar në kohë e ka bërë histori, ashtu sikurse ka humbur kohë e ka vonuar historinë...

 

 

 

          4.

 

          NATO, nga themelimi e deri në këtë 60 vjetor të saj ishte e mbetet aleanca politiko-ushtarake më e madhe në historinë e njerëzimit, që i dëshmoi vlerat e veta të vërteta në sigurinë e qetësinë e dy brigjeve të Atlantikut Verior, por edhe në planetin tonë, biles edhe pas  rënies së "Murit të Berlinit", si me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Afganistanin, etj.

          BE, edhe nga konservatorizmi i vet për zgjerim, i shpesh apo keq shprehur me refrenin "Ju lutem, prisni pak...", nuk ka arritur të jetë fuqia e parë ekonomike e botës, përkundrazi ka aleatën strategjike Amerikën në vend të parë, por edhe partnerë ndërkombtarë të tij si Kina, Japonia, etj. e konkurojnë për vendin e dytë.

         E para: NATO, me 28  shtetet e saj antare, (edhe Shqipërinë e Kroacinë) shtrihet në 24.673.348 km2, duke u renditur për nga madhësia territoriale në vendin e dytë në botë, pas CSTO.

         BE, për nga sipërfaqja, me 4.324.782 km2, mbetet vendi i nëntë në botë, pas Federatës Ruse, Kanadasë, Kinës, SHBA, Brazilit e Australisë, pas SCO, NATO e CSTO.

        E dyta: NATO, për nga popullsia, me 28 shtetet e saj antare, arrinë në 909 milionë banorë, duke u renditur pas kontinentit të Azisë e Afrikës, pas Kinës e Indisë, pas SCO.

         Bashkimi Europian, me 500 milionë banorë, ndër 6 kontinentet e banuara, lenë pas vetëm Amerikën e Veriut e Australi-Oqeani, ndërsa, ndër shtetet, vjen pas Kinës e Indisë, pas SCO e NATO-s.

         E treta: NATO zenë vendin e parë në botë për buxhetin e saj për ushtrinë. Bota, me të gjitha shtetet e saj, ka 1.470.000.000.000 USD, ndërsa NATO 1.049.875.309.000 USD.

           BE, me 312.259.000.000 USD, zenë vendin e tretë në botë, pas NATO-s dhe SHBA (651.163.000.000 USD për vitin 2009).

 

        

           5.

           NATO, me 6 zgjerimet e saj, (1952, 1955, 1981, 1999, 2004, 2009), arriti në 28 antarë, ndërsa BE, po me 6 zgjerime, (1973, 1981, 1986, 1995, 2004, 2007) ka mbetur në 27 antarë.

            NATO po kuptohet se nuk ka kohë për të humbur, ndaj po rritën numrin e antarëve të vet në thellësi të kontinentit europian, duke e cuar së shpejti në 29 numrin e antarëve të vet, me praninimin "de juro" të Maqedonisë.

            Bashkimi Europian, në kërkim të kohës së humbur, vetëm me 3 zgjerimet e fundit, e shtoi mbi dy herë numrin e antarëve të vet, nga 12 antarë në dekadat e "Luftës së Ftohtë", në 15 antarë të rinj në 12 vjet. Po të kishte ecur me këto ritme BE gjatë historisë së saj në 6 dekada sot do të ishte një nga superfuqitë e botës moderne.

        NATO, me politikën e saj të operativitetit e të objektivitetit, arriti që  12 shtetet, ish të antarësuara në Traktatin e Varshës (14 maj 1955 1 korrik 1991) t'i antarësojë në gjirin e vet, si, më 1990, Republikën Demokratike të Gjermanisë në kuadrin e bashkimit të dy gjermanive lindore e perëndimore në RF të Gjermanisë; më 1999 Republikën Ceke, (ish- Cekosllovakia), Hungarinë e Poloninë, më 2004 Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë (ish-Cekosllovakia) dhe tri republikat balltike: Letoninë, Lituaninë e Estoninë, (ish-republika të BRSS e të paantarësuara në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura) dhe më 2009 edhe Shqipërinë.

          Shqipëria është i vetmi shtet europian, ish-antar i Traktatit të Varshavës, që ka mbetur pa u antarësuar në BE, biles ende nuk iu ka dhënë as statusi i vendit kandidat dhe ende më keq, i stërpërseritet refreni konservator i Europës së Bashkuar "Ju lutem, prisni pak..." e për më keq i stërthuhet se mund të prisni edhe shumë vite...

          

           

           6.

 

          NATO, me politikat e saj të ndjekura në dekada, duke zgjeruar krahët në të dy anët e Atlantikut Verior, ka mundur të jetë organizata politiko-ushtarake më e madhe në historinë e njerëzimit.

           Në dekadat e fundit, nga vitet '50 të shekullit XX dhe në fillimet e shek. XXI, ka pasë e ka  përpjekje për zbehje të fuqisë së saj, për rivalitet ndaj saj, etj., por NATO qëndroi e mbeti NATO.

          Në vitin 1955 u themelua Traktati i Varshavës me 8 shtete: BRSS, Poloni, Cekosllovaki, Hungari, Bullgari, Rumani, RD të Gjermanisë (Gjermaninë Lindore) e Shqipërinë, që doli më 1986 nga ku traktat famë e fatkeq për Lindjen Komuniste. Pas 35 vitesh, me rënien e "Perdes së Hekurt" u mbyll edhe perdja e Traktatit të Varshavës.

        Më 27 tetor 1986, me inisiativën e Brazilit, si kundërballancë edhe ndaj NATO-s për mos shtrirjen e saj drejt Atlantikut Jugor, u themelua në Brazil në Amerikën e Jugut, organizata e cilësuar: "Zona e Kooperimit të Paqes të Atlantikut Jugor", (ZPCAS), me 24 shtete antare, ku për vitet 2007-2009 Presidencën e ka Angola. Në këtë organizatë bëjnë pjesë Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut, Angola, Uruguaj, Togo, Benini, Sierra Leone, Kameruni, Senegali, Kongo, Kepi i Gjelbër, Republika Demokratike e Kongos, Sao Tome e Principe, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Guinea Ekuadoriale, Namibia, Liberia, Guinea-Bisao, Gana, Gambia, Gaboni. Në këtë organizatë rajonale nuk janë përfshirë shtete afrikane në brigjet e Atlantikut Jugor si Maroku, etj.

               Më 15 maj 1992, në Moskë, nënshkruhet Traktati i Sigurisë Kolektive të CIS, që hyri në fuqi më 20 prill 1994, ndërsa, 7 tetor 2002, u cilësua Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive,  (CSTO), në të cilin aderojnë 7 ish republika të BRSS, si Federata Ruse, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani e Uzbekistani.  Kapin një sipërfaqe prej 20.370.700 km2 e një popullsi me 186 milionë banorë. Nuk janë inkuadruar apo tërhequr disa ish-republika të BRSS, sot shtete të pavarura, si Gjeorgjia, Ukraina, Azerbajxhani, Moldavia, që kanë interesa drejt NATO-s e Bashkimit Europian. Federata Ruse, këto ish-republika të saj, që i kishte mbi shpinë, pasi "i hoqi qafe", don t'i futin "nën sqetullën" e vet.

          Organizata e Kooperimit Shangai (SCO) është themeluar më 26 prill 1996 dhe më 15 qershor 2001, me deklaratën e saj, formatoi më tej vizionet e opsionet e saj. Kjo organizatë e shtrirë në  30.178.460 km2 me 1.5 miliardë banorë, ka 6 shtete antare si Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani e Uzbekistani dhe 4 shtete me statusin e vëzhguesit si India, Mongolia, Irani e Pakistani, etj.  Shtetet antare të SCO kanë buxhete të larta për ushtrinë si Kina mbi 70 miliardë USD, Rusia 50 miliardë USD, Kazakistani 222 milionë USD, Uzbekistani 193 milionë USD, Taxhikistani mbi 35 milionë USD, Kirgistani mbi 19 milionë USD.

           NATO po i zgjeron krahët e vet në drejtimin euro-aziatik, sepse i duhet në kuadër të misionit të vet historik të përballet me sfidat e reja të kohës, me ritmet e shek. XXI.

            Përkundrazi, përsa i përket numrit të antarëve të Bashkimit Europian  me 27 shtete, nuk ka arritur ta tejkalojnë as Organizatën e Kooperimit e Zhvillimit Ekonomik (OECD), që ka 30 shtete antare nga  Europa, Amerika e Veriut, Azia e Australia e Oqeania, që kanë ratifikuar  Konventën e 14 dhjetorit 1960, ku 19 shtete janë antare të BE.

          Edhe ky fakt apo rasti "Albania"  tregojnë  se BE duhet të lëvizin këmbët për të hedhur hapa të rinj drejt zgjerimit të vet me antarë të rinj duke e kapërcyer filozofinë konservatore e fililogjinë rutinore "Ju lutem, prisni pak...", (të theksuar disa herë edhe nga euro-parlamentarja Doris Pak), sepse shek. XXI e kërkon Europën e Bashkuar si Europë të Bashkuar, në ballë të sfidave të reja të kohës.

        

7.

 

  Bashkimi Europian don të tejkalojnë  gjendjen e vet në këto dy dekadat e fundit (1990-2009), duke kërkuar zgjedhjen e vet: Ngaqë nuk mund të bëhet Amerikë po kërkon t'i ngjajë Amerikës.

 Në vitin 1990, Bashkimi Europian, si rrjedhojë e filologjisë e filozofisë, refrenit e retorikës, "Ju lutem, prisni...",  ishte e "licensuar", jo vec për nga stadet e organizmit, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës para 200 vitesh, më 1790.

  Kjo, nisur nga disa fakte:

  Fakti i parë: Amerika, nga 7 dhjetori 1787, me ratifikimin e   Delaëare e deri më 29 maj 1790 me ratifikimin nga shteti Rhode Island, për 3 vjet i formësoi 13 shtetet e saj, që i mban edhe në flamurin e vet kombëtar, si 13 shtetet e para. Ndërsa Europa, për të krijuar Bashkimin Europian me 12 shtetet e para në flamurin e identitetit të vet,  zgjati mbi 4 dekada.

 Fakti i dytë: Amerika nuk priti vetëm 14 vjet nga Pavarësia ( 4 korrik 1776) për të filluar praktikisht e institucionalisht krijimin e Shteteve të Bashkuara me 13 shtetet e para,(1790), ndërsa Europa priti 40 vjet për krijuar Bashkimin Europian me 12 shtetet e para, (1946-1986).

 Kjo pritmëri e ngadalësi e Europës së Bashkuar, ndodhi edhe pse Europa kishte 6 shtete me traditë pavarësie para zbulimit të Amerikës, si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Portugalia, kishte shtete para Pavarësisë së Amerikës, si Hollanda, kishte shtete me traditë pavarësie rreth 200 vjecare si  Luksemburgu (1815), Greqia (1821), Belgjika (1830), Italia (1861) dhe shtete me traditë pavarësie rreth 100 vjecare, si Republika e Irlandës, (1916).

  Fakti i tretë: Amerika nga viti 1787 deri më 1845, nga shteti  Delaëare tek Florida, u zgjerua me 27 shtete për 58 vjet, ndërsa Bashkimi Europian për 58 vjet (1951-2009) ka vetëm 27 shtete antare të tij.

            Fakti i katërt: Amerika Federale ka 50 shtete + D.C. Uashington kryeqytetin administrativ të saj, ndërsa Europa kontinentale ka 53 shtete në hartën gjeopolitike të saj, bashkë me Kosovën e ish-republikat e BRSS.

Pra, Bashkimi Europian, me ecjen e vet, i ka hedhur hapat vetëm në gjysmën e rrugës së vet për një Europë të Bashkuar.

          Kjo ndodh se BE ende vazhdon të mos antarësojë kandidatë potencial si Turqia (22 vjet pritje), Kroacia (6 vjet pritje) e Maqedonia ( 5 vjet pritje), referon refrenin "Ju lutem,  prisni pak..." për Aplikimin  Shqipërisë për statusin e vendit kandidat (!)

                Fakti i pestë:  SHBA është 200 vjet para  BE edhe për nga  koha e shtrirja e përdorimit të monedhës zyrtare USD në krahasim me EURO. 

Amerika, para e pas Revolucionit Amerikan, kishte në qarkullim financiar brenda e jashtë vendit disa monedha si  pound anglez, shilinga angleze, dollar lion, dollar spanjoll, peso meksikane (Spanja e Re),  dutch në Hollandën e Re (Neë York), etj, dhe vetëm në 6 territore funksiononte i unifikuar dollari. Nga  4 korriku 1776 deri më 6 korrik 1785, për 9 vjet, arriti  në përdorimin e dollarit (USD) si monedhë zyrtare e për transaksione ndërkombëtare. Në Aktin e vitit 1792, pas 16 vjetësh, përdorimi i dollarit amerikan (USD) u shtri në 15 shtetet e atëhershme të Shteteve të Bashkuara.

             Bashkimi Europian, për disa dekada, vetëm  më 1 janar 1999, arriti të themelonte e shtrinte monedhën zyrtare EURO në 11 shtete, sa Amerika në fillimet e Revolucionit Amerikan, të përdoret nga 16 shtete të tij (1999-2009) ndërkohë që sot Amerika e përdorë në 50 shtetet e saj.

             Sot, BE, ka 11 shtete antare që ende i përdorin monedhat e tyre si Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Suedia, Republika Ceke, etj., ndërkohë që 6 shtete europiane, që nuk janë në BE, kanë hyrë në Euro-Zonë, si Kosova, Mali i Zi, Andorra, Vatikani, San Marino e Monako, duke e përdorur Euro-n si monedhë zyrtare.

 

 

 

           8.

       NATO ka dy gjuhë zyrtare, anglisht e frengjisht, ndërsa BE ka 23 gjuhë zyrtare.

       Në mes tyre ka një ndryshim të dukshëm, që kërkon vëmendje europiane.

       Në NATO, nga harta gjeopolitike e Europës, (pa Bashkësinë e Shteteve të Pavarura), janë të përfaqësuar të gjithë popujt që flasin gjuhët e trungut indo-europian si tri familjet kryesore: gjermanike, romake, sllave ( angleze, franceze, gjermane, spanjolle, italiane, hollandeze, portugeze, suedeze, daneze, ceke, bullgare, letoniane, lituane polake, rumune, sllovake, sllovene), ato të familjes kelte si irlandeze, etj., si edhe populli helen, që e ka gjuhën greke degë më vete. Në prill 2009 hyri edhe Shqipëria, që e ka gjuhën e saj, shqipen, degë më vete në trungun e gjuhëve indo-europiane.

             Në NATO kanë hyrë edhe popuj, që flasin gjuhë të tjera, jashtë trungut europian, si të gjuhëve uralike si  hungareze, estoniane, etj. të gjuhëve altaike si ajo turke, (vend me statusin e kkandidatit potencial për në BE), të gjuhëve afro-aziatike, si ajo malteze me ndikime semetike, etj.

             Ndryshe nga NATO, në Bashkimin Europian, (pa përfshirë CIS), nuk përfaqësohet vetëm Shqipëria nga trungu i gjuhëve indo-europiane, ndërkohë që populli Shqiptar duhet ta ketë vendin e vet sa më të shpejtë në këtë komunitet vlerash europiane, ku kombi ynë ka kontributet e veta në historinë e kontinentit tonë.

               Në rast  se BE, edhe në rastin "Albania", edhe përballë këtij fakti të pashmangshëm e të vlerësueshëm, do të bëjë monologun e dialogun e shumë e keq përseritur "Ju lutem, prisni pak...", atëherë duhet të themi edhe: Prit pak o Doris Pak!), atëherë në sytë e europianëve e të botës do të ketë edhe pikëpyetje që presin përgjigje. Për më tepër, ndërgjegjja historike, politike e kulturore e shqiptarëve do të mbetej mjaft e vrarë shpirtërisht nga fjalët e veprat e mos pranimit si vend kandidat e, pse jo, me procedura të përshpejtuara e dashamirëse e meritore, edhe  antar në Bashkimin Europian.

           Pritet që edhe shqipja, si degë e vecantë e trungut të gjuhëve indo-europiane, të jetë një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, sepse kjo gjuhë është zyrtare në tre shtete europiane: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por flitet edhe në trojet etnike shqiptare në Ballkan dhe në ngulime të diasporës shqiptare në Europë.

 

             9.

 

           NATO është më e avancuar drejt gadishullit të Ballkanit duke antarësuar 8 shtete, (7 + 1), ndërsa BE vetëm 4 prej tyre, duke mbetur e vonuar.

Shqipëria hyn në NATO brenda një viti nga ftesa tek antarësimi, ndërsa BE, nga nënshkrimi i MSA me BE më 2006 e ratifikimi nga 27 shtete antare të saj deri më 2009, i dilet me postbllokun "Ju lutem, prisni...", se "po të shpejtoni për aplikimin si vend kandidat do të vononi me vite për miratimin" (!). Turqia, që ka 57 vjet në NATO, sa vet mosha e BE, lihet për të pritur tash 22 vjet (!). Edhe Kroacia, që BE deklaron se i ka përmbushur standardet e kriteret, lihet tash 6 vjet "pas derës", edhe sot, më 2009, duke iu thënë e stërthëna "Ju lutem, prisni..."(!).

            Strategjia e gjeopolitika euro-atlantike dëshmojnë se nuk mund të ketë NATO me forcë  politiko-ushtarake në rritje e BE me fuqi politike e ekonomike pa integrimin e plotë të Ballkanit, të cdo shteti të tij, të paktën në njëren prej këtyre organizatave më të fuqishme të globit.

             BE në historinë e ecjes së vet ka zgjidhur mjaft problematika të kohës, por sot, në fundin e dekadës së parë të shek. XXI i shtrohet për zgjidhje edhe formula gjeo-strategjike ballkanike "7 + 1". Kjo e thënë qartë ka të bëjnë me zgjerimin e BE drejt Ballkanit me antarësime të reja, si në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina e Serbia) dhe Turqia.

            Ne, Ballkani, duam të shkojmë sa më shpejt në BE, por, faktikisht, BE po ecën me këmbët e saj si valët e detit për të ardhur në Ballkan. Në themelimin e saj erdhi deri në Detin Adriatik me Italinë dhe pastaj nga jugu i Ballkanit, në brigjet e Jonit, me antarësimin e Greqisë më 1981 dhe në veri me antarësimin e Sllovenisë më 2004. Cështja shtrohet qartë: Ballkani do të mbetet "oaz" i Europës së Bashkuar apo do të bëhet pjesë e saj? A i duhet Bashkimit Europian një korridor bregdetar gjeostrategjik, tregtar, etj.  nga Sllovenia në Greqi, duke antarësuar Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, pse jo, edhe Bosnje-Hercegovinën e Serbinë? A i duhet Bashkimit Europian  një korridor nga Italia drejt Turqisë, duke kaluar nëpër Shqipëri, Maqedoni, këto dy shtete që presin të jenë në BE? Dihet se Ballkani, me problematikat e veta në luftëra e paqe, në dy shekujt e fundit, i ka marrë mjaft kohë Europës, po, njëkohësisht dihet se nuk ka BE tamam BE pa realitetin e ri gjeopolitik  të dy dekadave të fundit të Ballkanit, pa antarësimin e shpejtë të këtyre shteteve ballkanike në rradhët e saj.

            BE mund të ecin me investime autostradore, etj. drejt Rusisë, Lindjes së Mesme, Izraelit, etj., por, në rradhë të parë, i duhet që këmbët t'i ketë të mbështetura e të forta në tokën e vet europiane, edhe në shtetet bregdetare e tokësore të Ballkanit.

             Edhe rasti "Albania" të lenë të nënkuptosh se Europa nuk është e përgaditur për antarësime të reja, kurse shumica e vendeve të Ballkanit po tregojnë se janë të përgaditura për të hyrë në Europën e Bashkuar.

           

 

                                                                                            RAMIZ LUSHAJ

                        

                                                                   Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare

                                                                 të Studimeve Amerikane e Britanike,

                                                                                          TIRANË
Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Strasburg gjatë Konferencës për shtyp me gazetarëtSali Berisha: Hyrja në NATO, Pasaportë për BE (04.05.2009)
Kurrë më vetëm   Nga Sali BERISHA, Kryeministri i Shqipërisë (04.05.2009)
Fjala e Presidentit te Republikes gjate darkes se punes per kryetaret e shteteve te NATO-s (04.04.2009)
Stipe Mesiç: Kosova e pavarur është realitet (04.04.2009)
Zgjerimi i NATO-s, siguri per Kosoven e rajonin (04.03.2009)
Në 60 vjetorin e saj NATO përgatitet për sfida të reja (04.02.2009)
Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane (03.31.2009)
Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë (03.31.2009)
Fillon përzgjedhja e ambasadorëve (03.30.2009)
Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës (03.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]