VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane
E Martë, 03.31.2009, 05:19pm (GMT+1)

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha angazhimet për të ndërtuar kapacitetet e saja që do të shërbejnë si pikë kontakti për ministritë e linjës dhe donatorët, dhe angazhohet për një bashkëpunim të ngushtë për koordinimin e donacioneve, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Në takimin e sotëm, janë prezantuar sektorët e financave, arsimit, tregtisë, industrisë, energjisë dhe transportit.
"Ky forum paraqet dialogun e vazhdueshëm ndërmjet qeverisë dhe donatorëve.
Në forumin e sotëm është pasqyruar procesi i koordinimit me donatorët. Një proces i tillë do të vazhdojë me formimin e grupeve punuese sektoriale" ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Grupet punuese sektoriale do të formohen deri në qershor, ndërsa takimi i radhës i Forumit të Nivelit të Lartë do të mbahet në shkurt 2010. Kryeministri është zotuar se Qeveria e Kosovës do t'i përmbush të gjitha obligimet e veta në raport me llogaridhënien dhe transparencën.
"I garantojmë donatorët se do të ketë llogari për çdo cent të shpenzuar. Si kurrë ndonjëherë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt si e ardhme evropiane. Ky është vullneti i popullit të Kosovës dhe ky vullnet e ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar", ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.
Lawrence Meredith, kryesuese e Njësisë për çështjet e Kosovës në DG ELARG, Komisioni Evropian, ka vlerësuar se viti i kaluar ka qenë vit historik për Kosovën. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe në konferencën e donatorëve ka marr premtimin për mbi 1.2 milionë euro donacione për Kosovën.
"Në këtë kontekst, ngjarja e sotme është mundësi e mirë. Ne e përgëzojmë qeverinë për progresin e bërë në muajt e kaluar, që nga shpallja e pavarësisë dhe sidomos e përshëndesim themelimin e agjencisë për koordinim, zhvillim dhe integrime evropiane", është shprehur Meredith.
Në emër të USAID, Patricia Rader, ka theksuar se është e qartë se Qeveria e Kosovës ka arritur progres gjatë vitit që shkoi.
"Do të vazhdojmë të punojmë me kolegët tanë në qeveri dhe me popullin e Kosovës, sidomos në energji dhe në mirëqenien sociale", është shprehur Patricia Rader.
Përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë, janë shprehur se ngjarja e sotme ka qen një rast që bashkërisht të shpjegojmë politikat që janë duke u implementuar dhe evidentimin e progresit nga ministritë e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi është përgjigjur në interesimet e gazetarëve për reflektimin e krizës financiarë globale në raport me realizimin e donacioneve për Kosovën, duke theksuar faktin se proceset zhvillimore në Kosovë gjatë viti të kaluar kanë qenë mjaft pozitiv, si në rritjen e shënuar ekonomike, rreth 5.5% edhe në rritjen e buxhetit për 15%.
Implementimi i donacioneve është një proces, ka thënë kryeministri Thaçi, që do të vazhdojë për periudhën trevjeçare. Deri tash ka filluar implementimi i 1/3 së donacioneve. Qeveria e Kosovës i ka përmbushur maksimalisht zotimet e veta, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Takimi i sotëm ka dëshmuar se besimi në institucionet e Republikës së Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtarë është i palëkundur dhe ky besim në takimin e sotëm është rritur.
"Donatorët po i mbajnë premtimet, por i gjithë ky përkushtim i përbashkët vjen si rezultat i menaxhimit të disiplinuar dhe efikas të buxhetit të Kosovës", theksoi kryeministri Hashim Thaçi, yhuhet në njoftimin e Zyrës për informim pranë Kryeministrit. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë (03.31.2009)
Fillon përzgjedhja e ambasadorëve (03.30.2009)
Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës (03.27.2009)
Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit (03.26.2009)
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit (03.25.2009)
Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq (03.22.2009)
Blerim Kuçi u emërua Sekretar organizativ në AAK (03.20.2009)
Blerim Kuçi kalon nga LDK në AAK (03.20.2009)
Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të (03.19.2009)
LSI kundër së majtës tjetër (03.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]