VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 09:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Ne fituam lirinë nga krimi

Nga Arben IMAMI


E Shtunë, 05.30.2009, 12:30pm (GMT+1)

Partia Demokratike ka si thesar politik, si arritje e sukses të madh, pikërisht zgjerimin e hapësirës së lirisë në këtë vend, në të gjitha momentet më kulmore të saj, si në vitin '90, në vitin '92, në vitin 2005. S'mund të harrojmë që në fushën e lirive politike, është kjo parti që me ardhjen e saj në ekzistencë e jetësoi, i dha frymë, e konkretizoi, e përsendëzoi pluralizmin politik dhe zhdukjen përfundimtare të monizmit në Shqipëri. Pas një viti e gjysëm lufte politike dhe parlamentare, ia doli mbanë që të fitojë zgjedhjet e marsit 1992 dhe ta orientojë përfundimisht Shqipërinë drejt një sistemi të hapur politik dhe ekonomik. Padyshim që, arritjet më të mëdha të mandatit të parë të PD ishin në fushën e ekonomisë; liberalizimi i çmimeve, ideja e privatizimit, institucionalizimi i tregut të lirë. Pavarësisht problemeve të shfaqura, si në çdo vend të pjesës së Europës post-komuniste, themelore është që me 'shock terapi' Shqipëria e përballoi atë gjendje të tmerrshme ekonomike, ku e kishte lënë komunizmi dhe e orientoi në mënyrë të përnjëhershme veten e saj drejt tregut të lirë. Kjo bëri të mundur, që Shqipëria të rezistojë edhe në momente shumë të vështira si ai i vitit 1997, kur nuk munguan mallrat e konsumit, sepse tregu kishte filluar të funksiononte. Nuk kishte më ndërhyrjen e shtetit, nuk kishte më nevojë për organizata shtetërore të natyrës ekonomike. E gjithë kjo është filozofi, është një filozofi, të cilën ne e kemi përcjellë si frymë ndër vite.

 

Me këtë frymë erdhëm për t'i shërbyer vendit në një moment kur ishte i kapluar nga korrupsioni, ishte i kapluar nga monopolet, ishte i kapluar krimi. S'mund të ketë ekonomi të zhvilluar në një vend ku lulëzon krimi. Krimi nuk të lë të lirë. Krimi nuk lë qytetarin të lirë, krimi nuk lë biznesin të lirë, krimi nuk lejon konkurrencën dhe pa konkurrencë nuk ka treg. Ky aliazh mafioz midis krimit të organizuar dhe monopoleve ishte i tillë, që po i merrte frymën ekonomisë shqiptare, po i merrte frymën aktorëve ekonomikë. Nga ana tjetër, në këtë peisazh politiko-ekonomik ishte e pamundur të hynin investimet e huaja, sepse investimet e huaja kanë nevojë për qetësi, garanci, siguri. Sot, ne jemi një nga vendet më të sigurta, nga pikëpamja e sigurisë fizike në Evropë, dhe kjo është një arritje shumë e madhe. Nuk po them se është më e madhja, por për mua personalisht është më e madhja të çlirohesh nga krimi, është një çlirim i madh. Çlirimi nga komunizmi nuk di a është kaq i vështirë, sepse kur çlirohesh nga komunizmi ke një strukturë përpara, ke një parti kundërshtare, ke një qeveri kundërshtare, e cila në fund do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ndodh, kurse krimi nuk mban përgjegjësi për ato që shkakton. Nuk u çliruam vetiu, asgjë nuk ndodh rastësisht. Ne na çliroi nga krimi kjo qeverisje, ky kryeministër, kjo parti.

Është po kjo qeveri, që bëri të pamundurën që shqiptarët të fitojnë lirinë nga korrupsioni. Ne e njohim natyrën njerëzore, e cila në vetvete nuk është absolutisht e mirë dhe nuk mund të jetë absolutisht e mirë. Natyra njerëzore, në rastin më të mirë, është e ndërlikuar. Nuk besoj që, ndonjëherë do të zgjidhen përfundimisht hallet e njerëzimit dhe do të mund të krijohet ndonjë republikë ideale ku të mos ketë korrupsion, qoftë politik, qoftë ekonomik. Por, në një republikë është e rëndësishme që moralisht qytetarët, shtetarët të jenë të orientuar drejt virtytit dhe jo drejt vesit, drejt shërbimit dhe jo drejt korrupsionit. Ka pasur korrupsion edhe këto vite, askush nuk dyshon, por që kemi kapërcyer 40 vende përpara sipas "Transparency International" ky është një fakt. Nëse, deri para 5 vitesh ishte e moralshme, por edhe më shumë se e moralshme, ishte thuajse krenari, që kush vidhte ishte i mençur dhe i zoti, tashmë ky qëndrim ka ndryshuar tërësisht dhe thyerja e perceptimeve e dimë se sa e vështirë është. Nuk themi se të gjithë zyrtarët janë të pakorruptuar, pasi kjo është një çështje e dorës së dytë, por kemi marrë një trofe të rëndësishëm në këtë mandat, shembjen e krenarisë korruptive. Tani askush s'mund të flasë me krenari për korrupsionin e tij.

 

Përkundrazi edhe nëse e kryen, e kryen si një krim, e kryen në fshehtësi, do të ndiqet penalisht, do të ndjehet i diskriminuar moralisht, do të ndiqet politikisht, dhe kjo është edhe më e rëndësishme. Dhe kjo ka dhënë me domosdo frytet e saj. Ka bërë të mundur që tregu të hapet. Ka bërë të mundur që operatorët ekonomik, sidomos në një vend si ky i yni ku investimet publike janë relativisht të rëndësishme për ekonominë në tërësi, të ndihen të barabartë. Kjo ka bërë që në dogana dhe në tatime operatorët ekonomikë të mos ndihen të diferencuar, të persekutuar politikisht, apo për shkak të pagesave apo mospagesave me zarfe. Dhe s'mund të ndodhte ndryshe, përveçse kjo të shoqërohej me zhvillim. Po në aspektin e lirisë ekonomike, duke vendosur operatorët në barazi para ligjit, dhe duke u krijuar procedura formale të barabarta për të gjithë, siç është Qendra e Regjistrimit të Bizneseve dhe Qendra e Licensimit, kjo qeveri u ka dhënë shqiptarëve liri nga procedurat burokratike, dhe kjo reformë do të thellohet edhe më tej në mandatin e dytë. Para katër vjetësh, gjithçka që licencohej, licencohej në rrugë korruptive e kjo gjeneronte pabarazi të mëdha në treg. Ne krasitëm numrin të licencave, shkurtuam procedurat, futëm mekanizmin, i cili të vetëlicencon, në rast se organi kompetent nuk përgjigjet brenda afatit ligjor. Kjo shpëton operatorët ekonomik nga subjektiviteti i nëpunësit apo i burokratit, gjë që ul kostot e biznesit dhe krijon barazi në treg.

 

Një ide doktrinare e të djathtës shqiptare ka qenë dhe do të mbetet çështja e taksave. Nuk bëhet fjalë për të shpjeguar në nivel akademik taksën e sheshtë, por për të shpjeguar se çfarë ndodh politikisht. Taksa të larta që nuk paguhen krijojnë pabarazi në treg, dikujt i merret taksa, dikujt nuk i merret. Çdokush ka interes që më tepër të paguaj nëpunësin në mënyrë korruptive se sa të paguajë në arkën e shtetit dhe kjo do të thotë, që arka e shtetit të mbetet në kuota të ulëta. Ne shkuam drejt taksave të ulëta, kjo është një qasje krejtësisht e djathtë, krejtësisht liberale. Taksat e ulëta dhanë bum në rritjen e të ardhurave dhe me këto të ardhura po bëhen rrugët, shkollat, janë rritur pagat e pensionet. Po kështu është doktrinare për të djathtat euro-amerikane ulja e shpenzimeve qeveritare. Kjo qeveri i uli me 30%, kjo është gati 1 përqind e buxhetit të shtetit. Kjo sasi parash ka kaluar nga shpërdorimi burokratik në pensione e paga, duke dëshmuar përgjegjshmëri në administrimin e taksave. Kjo rrit mirëqenien, ndihmon shtresat, të cilat vërtetë punojnë dhe janë në nevojë dhe nuk lejon që burokracia të korruptohet, sepse korruptimi burokratik sjell hap pas hapi, si një zinxhir, edhe elementë të tjerë të korrupsionit. Pra, kur e shohim në tërësi veprën e qeverisjes sonë në këto katër vjet, shohim që liria ekonomike është shtuar, hapësira e saj është zgjeruar, dhe kjo na ka çuar te zhvillimi. Dhe zhvillimi sjell demokraci të konsoliduar. Shumë vende në historinë e 200 viteve të fundit janë futur në rrugën e demokracisë dhe kanë dështuar për shkak se ajo nuk është shoqëruar me zhvillim. Ka një korrelacion, i cili nuk është se vërtetohet gjithmonë, midis zhvillimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik. Një vend, i cili ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik krijon premisat për një politikë më të qëndrueshme, për një demokraci më të qëndrueshme dhe kjo është arsyeja që unë personalisht e çmoj shumë zhvillimin e vendit sot dhe në 4 vitet e ardhshme, sepse ai do të ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e demokracisë. Do të ketë më shumë qytetarë që nuk varen nga shteti, do të ketë më shumë qytetarë që do t'i përkasin shtresës së mesme, do të ketë më shumë qytetarë që mund ta thonë fjalën e tyre të pandikuar nga simpatitë apo nga interesat e diktuara nga një vend pune. Liria politike, ekonomike, liria nga krimi e korrupsioni, liria nga burokracitë e pengesat shtetërore, që ka prodhuar kjo qeveri, është bashkëshoqëruar me disa arritje të mëdha në procesin integrues, anëtarësimi në NATO, nënshkrimi i MSA-së, aplikimi për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Tashmë misioni ynë mbetet Bashkimi Europian.

Arben Imami


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)
Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon (05.29.2009)
Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare (05.29.2009)
Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta (05.28.2009)
PS çel sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit (05.28.2009)
Mjedis politik shumë i polarizuar (05.28.2009)
Së bashku për të vazhduar ndryshimin (05.24.2009)
Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj (05.23.2009)
Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]