VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare
E Premte, 05.29.2009, 07:36am (GMT+1)

Bruno Vespa, një nga gazetarët më të njohur dhe të vlerësuar në historinë e gazetarisë italiane, ka shprehur vlerësime pozitive për gazetarinë, artin dhe kulturën shqiptare në një takim që pati të enjten në Tiranë me Kryeministrin Sali Berisha.
     Zoti Vespa, që po zhvillon një vizitë në Shqipëri, nënvizoi veçanërisht në këtë takim talentin e mjaft artistëve dhe gazetarëve shqiptarë, të cilët ai ka pasur rastin t'i takonte më parë; njoftoi zyra e shtypit pranë Kryeministrit  Ai u shpreh i impresionuar nga zhvillimi i Shqipërisë si dhe vlerësoi vendosmërinë e lidershipit dhe qeverisë në ndërmarrjen e reformave të thella të cilat kanë ndryshuar vendin. 
     Kryeministri Berisha e cilësoi një ogur mjaft të mirë, që fillonte fushatën elektorale duke takuar një personalitet kaq të njohur të gazetarisë italiane dhe europiane. Ai vlerësoi kontributin që zoti Vespa ka dhënë në zhvillimin e një gazetarie të standardeve të larta, në mbështetje të mendimit dhe fjalës së lirë dhe përkrahje të së vërtetës.
     Temë e diskutimeve ishin edhe potencialet që ofron Shqipëria në turizëm, energji etj., si dhe reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe sukseset e tyre.      
      Bruno Vespa është fitues i çmimeve më prestigjoze për gazetarinë në Itali dhe gjetkë, në 30 vite (1978-2008). Të ngulitura në kujtesën e teleshikuesve janë kronikat si i dërguar i RAI-t dhe intervistat e tij të famshme në vitet "Ëœ70-"Ëœ80, veçanërisht intervista me Kardinalin Karol Wojtyla, Papa i ardhshëm i botës. Gazetari Vespa ka ngelur në arkivat e arta të gazetarisë italiane edhe për telefonatën e bërë nga Papa Gjon Pali i 2-të, gjatë një emisioni direkt të drejtuar prej tij.
     Bruno Vespa është autor i shumë librave, disa prej të cilave janë best-seller mbi eksperiencat e tij në gazetari ose historinë e vendit të tij. Në këtë drejtim, vlejnë për tu përmendur librat për personalitetet më të spikatura të politikës italiane si Ciampi, D'Alema, Prodi, Berlusconi etj.ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta (05.28.2009)
PS çel sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit (05.28.2009)
Mjedis politik shumë i polarizuar (05.28.2009)
Së bashku për të vazhduar ndryshimin (05.24.2009)
Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj (05.23.2009)
Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale (05.23.2009)
Katër koalicione garojnë më 28 qershor (05.23.2009)
Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD (05.23.2009)
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO (05.22.2009)
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit (05.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]