VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj
E Shtunë, 05.23.2009, 08:43pm (GMT+1)

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, prezantoi sot shtyllat kryesore të programit elektoral të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.
     Për mbi 1 orë, Kryeministri Berisha renditi para delegatëve të Kongresit Elektoral të PD-së dhe mbështetësve të kësaj partie, pikat kryesore të programit, me të cilin, sipas tij, "kjo parti do të qeverisë vendin gjatë mandatit të dytë të fitores".   
     "Unë shpall para jush se vitet 2009-2013 do të jenë vitet e Shqipërisë të ndryshuar, gati për t'u bërë anëtare e BE-së", tha Kryeministri, duke shtuar se "ne do të çelim negociatat për marrëveshjen e anëtarësimit, do të negociojmë çdo nen dhe çdo kapitull të saj dhe do ta shndërrojmë në realitet të prekshëm për çdo shqiptar".
      Z. Berisha shprehu bindjen për një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, ndërsa garantoi qytetarët shqiptarë se zgjidhja e problemeve të tyre do të jetë në fokus të punës së qeverisë për 4 vitet e ardhshme.  
     "Sot ne miratojmë programin e zhvillimit, programin e horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj gjatë 4 viteve të ardhshme. PD mbetet parti e interesit kombëtar, e interesit europian të shqiptarëve, parti e transformimit të ëndrrave të tyre në realitet", tha Kryeministri Berisha.

- Më poshtë vijojnë shtyllat kryesore të programit elektoral të PD-së:     
     
- Reforma në shëndetësi. Në mandatin e ardhshëm Shqipëria do të ketë shërbim shëndetësor të standardeve europiane. Reforma e shëndetësisë është jetike dhe do të përcaktojë fatin e qeverisë së ardhshme të Sali Berishës.

- Reforma në arsim. Në 4 vitet që vijnë buxheti për arsimin do të rritet në 6 për qind të prodhimit të brendshëm dhe do të trefishohet kontributi i sektorit privat në arsim. Në 4 vitet që vijnë në arsimin shqiptar do të mbizotërojnë të gjitha standardet europiane dhe rrogat e mësuesve shqiptarë do të rriten më shumë se në këto 4 vjetë, duke kapur nivelin e rrogave të 6 prej vendeve anëtare të BE-së. Do të krijohen kushtet që çdo fëmijë që mbaron klasën e  9-të të vazhdojë shkollën e mesme dhe ata që mbarojnë shkollën e mesme të ndjekin universitetin.

- Shqipëria sociale. Në këto 4 vite qeveria ka rritur shpenzimet sociale nga 6 në 9 për qind të prodhimit të brendshëm. Brenda vitit 2010 nuk do të ketë qytetar në këtë vend që të jetojë nën 2 dollarë në ditë. Kryeministri vlerësoi punësimin si antidotin kryesor të varfërisë dhe u zotua se punësimi i qytetarëve do të jetë përparësi e të gjitha përparësive. Në 4 vite qeveria zotohet të punësojë 160 mijë qytetarë shqiptarë.

- Infrastruktura. Në 4 vitet e ardhshme do të ndërtohen akset më të shkurtra rrugore dhe çdo komunë e këtij vendi do të lidhet me akset kombëtare me rrugë të asfaltuara. Shqipëria do të ketë një lidhje tërësisht të re rrugore me fqinjët e saj si Maqedoninë, Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Në vitin 2013 të gjithë qytetarët shqiptarë do të kenë ujë 24 orë në shtëpitë e tyre. Shqipëria superfuqi energjetike në rajon, në 4 vitet e ardhshme do të jepen koncesione për ndërtimin e 400 hidrocentraleve dhe mijëra ha platforma për parqe eolike.

- Zhvillimi i Shqipërisë rurale. Kjo përbën një nga kushtet themelore për Shqipërinë europiane. Në 4 vitet kemi investuar 1.6 miliard dollarë dhe në 4 vitet që vijnë do investohen 3 herë më shumë se vitet që kaluan. Do të rritet me 50 për qind prodhimi bujqësor në vend dhe do të 6 fishohet granti për fermerët.  

- Mjedisi dhe turizmi. Gjatë 2 viteve që vijnë do të ndërtohen 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe nga viti 2010 në Shqipëri nuk do të qarkullojë më nafta D2. Qeveria angazhohet për një zhvillim të ri të turizmit me resorte të reja ekologjike turistike.

- Reforma e pronësisë dhe dëmshpërblimi i ish- të përndjekurve. Në 4 vitet që vijnë do të marrë zgjidhjen përfundimtare problemi i pronësisë. Gjithashtu, do të kompensohet plotësisht shtresa e ish- të përndjekurve politikë. ATSH

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale (05.23.2009)
Katër koalicione garojnë më 28 qershor (05.23.2009)
Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD (05.23.2009)
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO (05.22.2009)
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit (05.20.2009)
Aldo Bumçi kryetar i ri i Partisë Demokratike për degën e Tiranës (05.19.2009)
Nis punimet Konferenca e PD për Tiranën (05.18.2009)
Aldo Bumçi në garë për kreun e Tiranës (05.17.2009)
Kryetari i LDD Nexhat Daci shprehet i shqetësuar për situatën e sigurisë në vend (05.15.2009)
AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor (05.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]