VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mjedis politik shumë i polarizuar

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Mjedis politik shumë i polarizuar
E Enjte, 05.28.2009, 07:17am (GMT+1)

Një ditë më parë u miratua lista e PD-së me 144 emra.

Dy partitë kryesore u detyruan t'i korrigjonin listat, pasi nuk kishin plotësuar kriterin e kuotës prej 30% dhe pozicionit të grave në lista.

Për të arritur këtë, partitë shtuan në mënyrë fiktive numrin e kandidatëve, pasi realisht në zgjedhje konkurojnë jo më shumë se 140 kandidatë për po aq vende në parlament.

Të martën misioni i vëzhguesve ndërkombetarë të ODIHR (Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE), publikoi raportin e parë të vëzhgimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, për periudhën 8-21 maj.

 

Thekset e raportit

 

Raporti nënvizon se mjedisi politik mbetet shume i polarizuar midis PD-së në pushtet dhe PS-së në opozitë.

Vëzhguesit e ODIHR-it vënë re se partitë politike në vend kanë një mungesë të theksuar besimi te administrata zgjedhore.

Shumë parti, thuhet ne raport, i druhen parregullsive në ditën e zgjedhjeve, sidomos në procesin e numërimit të votave.

Çështja më problematike është ajo e letërnjoftimeve, vë në dukje raporti i ODIHR-it.

Sipas ministrisë së brendshme pothuajse gjysma e atyre që nuk kanë pasaportë kanë aplikuar tashmë për të marrë letërnjoftim.

Ky i fundit dhe pasaporta janë të vetmet dokumente të parashikuara nga ligji zgjedhor për identifikimin e zgjedhësit në qendrën e votimit.

Qeveria, thuhet në raport, ka besim se të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë, rreth 730 mijë vetë, do të pajisen në kohë me letërnjoftim, në një kohë që bashkëbiseduesit e vëzhguesve, sidomos nga krahu i opozitës kanë pikëpyetje për këtë çështje.

Disa parti, shkruhet në raport akuzojnë se proçesi i pajisjes me letërnjoftime po kryhet në mënyrë selektive.

Këto akuza janë hedhur poshtë si të pavërteta nga qeveria.

Një tjetër konstatim i vëzhguesve të ODIHR është ai se edhe pse zyrtarisht fushata zgjedhore nuk fillon përpara datës 29 maj, partitë e kanë filluar atë dhe udhëheqësit e partive po zhvillojne ture nëpër të gjithë vendin.

Partitë e opozitës ankohen se PD përfiton nga fushata televizive ku theksohen sukseset e qeverisë në një kohë që fushata nuk ka filluar.

Partitë e opozitës ankohen se ndërkaq atyre nuk u lejohet të bëjnë reklama televizive.

Sa i takon medias, në raport thuhet se për shkak të mungesës së transparencës në financimin e mediave, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare profesionale kanë shqetësim për ndërhyrje të interesave politike dhe të biznesit në sektorin e mediave.

Media kryesore të shkruara dhe elektronike konsiderohen si të rreshtuara me njerën ose tjetrën palë.

Shumë vetë mendojnë se mediat janë pluraliste, por jo të pavarura nga ndikimet politike.

Në raportin e parë të vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it, për vëzhgimet e bëra në dy javët e fundit, vihet re se marrëdhëniet e misionit me autoritetet mbeten të ftohta dhe në nivel teknikësh.

Asnjë prej zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe PD-së nuk e ka pritur në takim Shefen e misionit, britaniken Audry Glover.

Asnjë prej partive politike nuk kanë reaguar deri tani ndaj raportit të vëzhguesve të ODIHR

Misioni përbëhet nga 26 vëzhgues. Ata janë të shpërndarë në të 12 qarqet ku do të zhvillohen zgjedhjet.

Pjesëtarët e misionit vijnë nga 20 shtete anëtare të OSBE.

Përveç tyre, me kërkesën e qeverisë shqiptare, ODIHR pritet të dërgojë në Shqipëri edhe 400 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të ndjekin nga afër proçesin në ditën e votimit, më 28 qershor. BBC
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Së bashku për të vazhduar ndryshimin (05.24.2009)
Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj (05.23.2009)
Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale (05.23.2009)
Katër koalicione garojnë më 28 qershor (05.23.2009)
Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD (05.23.2009)
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO (05.22.2009)
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit (05.20.2009)
Aldo Bumçi kryetar i ri i Partisë Demokratike për degën e Tiranës (05.19.2009)
Nis punimet Konferenca e PD për Tiranën (05.18.2009)
Aldo Bumçi në garë për kreun e Tiranës (05.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]