VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 09:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare
E Martë, 06.02.2009, 07:27am (GMT+1)

Shteti Shqiptar gjatë pavarësisë së tij njëqindvjeçare kurrë nuk ka pasur qeveri më të sukseshme, më demokratike dhe më atdhetare se qeverinë aktuale të kryeministrit të nderuar Dr. Sali Berisha, megjithëse edhe në të kaluarën historike Shqipëria ka pasur udhëheqës të ndershëm, patriotë e luftëtarë për lirinë e pavarësinë e saj. Sot, më 31 maj 2009, është një festë e madhe historike për Shqipërinë, për Kosovën, për të gjithë shqiptarët anemanë botës, sepse u përurua hapja e tunelit Kalimash, dëpërtuan rrezet e fuqishme të dritës anëmbanë bjeshkës, për ta ndriçuar përgjithmonë rrugën kombëtare dhe ballkanike Shqipëri Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Brisha me bashkëpunëtorët e vet, përuroi këtë dritë e cila nuk do të fiket më kurrë. Këtë moment festiv e përshëndeti përzemërsisht në emër të Kosovës edhe qeveria e Republikës së Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi në krye. Rrezet e grohta të dritës që depërtuan tunelin e Kalimashit, ngrohen dhe gëzuan çdo zemër shqiptari në Kosovë e në të gjitha trojet etnike dhe historike shqiptare. Sali Berisha shpoi bjeshkët dhe u zhduk kufiri i dhunshëm shqiptaro- shqiptar.

 

Rëndësia e autostradës Durrës-Prishtinë ka rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe kombëtare. Kjo rrugë mundëson qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave me Shqipërinë dhe Detin Adriatik, jo vetëm të Kosovës e të Shqipërisë, por të të gjithë rajonit të Evropës juglindore. Kjo është rrugë e teknikës më moderne, e cila shkurton distancat dhe lehtëson kalimin e saj. Kjo rrugë mundëson dhe lehtëson integrimin ekonomik dhe kulturor të kësaj pjese të kontinentit tonë. Për Kosovën dhe për Maqedoninë, kjo autostradë ka rëndësi të madhe, sepse lidhemi direkt me të. Por randësi të posaçme ka kjo autostradë në planin kombëtar, sepse më në fund krijohen edhe mundësitë teknike për komunikim të lirë e të lehtë mes veti. Ne në Kosovë kemi përjetuar robëri të llojit të vet nën okupimin sllav të trojeve tona shqiptare, kur nuk kemi guxuar as ta përmendim Shqipërinë, kur çdogjë që aludonte liri e barazi kombëtare, ka qenë i rrezikshëm, kur politika e ,,bashkim-vëllazërimit'' ka qenë politikë e kamuflimit të terrorit dhe gjendocidit të okupatorit serb. Tash marrim frymë lirisht, tash do t'i gëzojmë edhe ne rrezet e ngrohta të diellit të Sarandës, Vlorës, Durrësit, të Divjakës e të Shëngjinit, dhe ajriin e pastër të Alpeve shqiptare. Kryeministri i nderuar, Dr. Sali Berisha, qeveria e tij dhe aleatët e tij partiakë e simpatizantë, kanë kryer një vepër historike e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në opinionin politik ndërkombëtar. Shqiptari i vërtetë, siç është Sali Berisha, nuk bë zhurmë të madhe e të kotë, po bë vepra të mëdha, kolosale. Me tunelin supërmodern të Kalimashit do të krenoheshin edhe shtetet më të mëdha të Perëndimit. Sali Berisha ndërton rrugë moderne në jug e në veri të Shqipërisë, për ta bërë shtetin pjesëtar të dënjë të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe të institucioneve të tjera Evroatlantike. Sali Berisha, si burrë shteti me përvojë të madhe, ka bërë shumë miqë të Shqipërisë në mbarë botën. Ai është burrë shteti i pazëvëndsueshëm. Sali Berisha është sihariq për Shtetin Shqiptar dhe krenari kombëtare. Ai, qeveria e tij, ka bërë dhe bë shumë për Kosovën, e cila e do me gjithë zemër këtë atdhetar të vërtetë. Sali Berishën e çmon Amerika dhe Evropa, atë di ta çmojë e përkrahë populli i Shqipërisë, sepse kështu çmohet e përkrahet Shqipëria në rrugën e saj të përparimiit të gjithanshëm.

Gëzuar tuneli i Kalimashit, kjo aortë kombëtare!

 

Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës, themelues dhe kryetari historik i PSHDK-së

...
Mark Krasniqi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)
Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon (05.29.2009)
Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare (05.29.2009)
Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta (05.28.2009)
PS çel sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit (05.28.2009)
Mjedis politik shumë i polarizuar (05.28.2009)
Së bashku për të vazhduar ndryshimin (05.24.2009)
Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]