VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës
E Martë, 06.02.2009, 05:33pm (GMT+1)

 

Muhamet Hamiti

 

Populli i Kosovës, tani shtet i pavarur, i shpëtoi gjenocidit në vitin 1999, para dhjetë vitesh, kur operacioni 78 ditësh i NATO s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dha fund agresionit serb në Kosovë. 12 000 shqiptarë të Kosovës u masakruan (me mijëra janë të pagjetur), gjysma e popullsisë ishte deportuar me dhunë, ndërsa rreth 130.000 shtëpi ishin djegur apo rrafshuar me tokë nga makineria serbe e luftës. Mbas Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës, kjo ishte lufta e katërt e agresionit që po bënte Serbia e Millosheviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta. Kosova dhe Serbia kishin qenë për shekuj me radhë nën sundimin otoman. Kosova u çlirua për shkurt nga sundimi otoman në vitin 1912, para se të pushtohej nga Serbia që po shkelte territorin tonë. Më pas erdhën dekada të sundimit serb dhe jugosllav, me shkallë të ndryshme të autonomisë për Kosovën. Me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974 Kosova bëhej entitet i barabartë federal, me të drejta të vetos në nivelin federal, mu sikurse Serbia.

 

Kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, kundërligjshëm dhe me dhunë i hoqi Kosovës statusin e entitetit federal në vitin 1989. Lufta politike e kosovarëve për liri dhe pavarësi, të cilës i printe Presidenti Ibrahim Rugova, udhëheqësi pavarësist, si dhe lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën Kosovës lirinë në qershorin e vitit 1999. Pasoi pothuaj një dekadë e administratës ndërkombëtare, para se Kosova ta shpallte pavarësinë e vet para më shumë se një viti, më 17 shkurt 2008. Ishte përmbyllur një proces i gjatë ndërkombëtar për përcaktim të statusit të Kosovës, nën kryesimin e Emisarit Special të OKB së për Statusin e Kosovës, Presidentit Ahtisaari, dhe nën patronazhin e Grupit të Kontaktit, të përbërë nga SHBA të, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia.

 

Kosova është sot shtet funksional dhe ka atributet e shtetësisë. Flamurin dhe hymnin. Presidentin, Parlamentin, Qeverinë, të zgjdhura në mënyrë demokratike; një ndarje të qartë të pushteteve në mes të legjislativit, tw ekzekutivit dhe tw gjyqësorit. Ka një sistem të gjallë demokratik. Është një shoqëri multietnike dhe shtet laik, me të drejta fetare dhe tolerancë unikale në mes të shqiptarëve muslimanë dhe të krishterë, shqiptarëve muslimanë dhe serbëve të krishterë, sikurse dhe besimeve të tjera. 90% e popullit janë shqiptarë etnikë, ndërsa të tjerët janë komunitete serbe, msulimane që flasin sllavisht, turke, dhe rome. Republika e Kosova ka çka t'u ofrojë investuesve të huaj: fushat kryesore janë minierat, energjia, si dhe bujqësia, me një potencial të konsideruesëhm për turizëm kulturor dhe dimëror në të ardhmen. Dhe ta përmendim në fund, ndonëse nuk është më pak e rëndësishme, një popullsi të re dhe ndërmarrëse.

 

Tranzicioni i Kosovës në pavarësi ka rrjedhur kryesisht pa probleme gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, Serbia ka sponsorizuar struktura paralele në pjesë të Kosovës, sidomos në veri. Qëllimi i okupatorit të dikurshëm wshtw që ta vërë në sprovë vetë ekzistencën e shtetësisë së Kosovës. Përveç kësaj, përmes OKB së, Serbia e ka referuar çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). GJND ja do të shpallë një mendim këshillues, jo një mendim obligativ, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të prekë në shtatin e Kosovës si aktor ndërkombëtar. 35 vende kanë paraqitur deklaratat e veta, shumica e të cilave përkrahin çështjen e pavarësisë së Kosovës. Të marrësh anën e Serbisë dhe të Rusisë sot në këtë çështje është poaq absurde sa të mbështetësh, nga perspektiva e sotme, synimet luftarake të Millosheviqit në Kosovë para një dekade, për të cilat ai po gjykohej në Tribunalit Penal Ndërkombëtar, një organizëm tjetër i OKB së, kur vdiq nga një vdekje natyrore në një qeli burgu.

 

Udhëheqës të lartë politikë e ushtarakë të Serbisë, partizanë të Millosheviqit, janë gjykuar e dënuar nga Tribunali i OKB së për ndërmarrjet e tyre të përbashkëta kriminale në Kosovës. Ata kishin humbur luftën e Kosovës sepse vlerat e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor dolën fitimtare në qershorin e vitit 1999. Bota duhet ta njohë Kosovën dhe t?i sfidojë përpjekjet skandaloze të Serbisë që ta portretojë veten si palë me vaj në buzë. Pwr hir tw Zotit: Thuase Kosova, Sllovenia, Kroacia, dhe Bosnja të kishin bërë luftëra agresioni kundër Serbisë, e jo e kundërta. Kosova tashmë është njohur nga 58 shtete (në kohën e shkrimit të editorialit të M. Hamitit) përreth globit tokësor, që përbëjnw rreth 70 përqind të GDP së botërore. Arabia Saudite na ka njohur në gjysmën e dytë të prillit. Shumë vende të tjera do ta ndjekin këtë hap. Dhe duhet ta bëjnë këtë, sepse Kosova është rast sui generis, që nuk mund të krijojë precedent për situata të tjera në botë. Kosova është njohur nga 22 prej 27 vendeve të Unionit Evropian, prej shumicës së vendeve të NATO së, dhe në fund, prej 7 nga 8 vendet e G 8 shit. Domethënë të gjitha, me përjashtim të Rusisë.

 

Populli i Republikës së Kosovës ka fituar të drejtën që të jetojë në shëtpinë e vet, i lirë prej okupimit serb. Populli ynë aspiron të bëhet pjesë e familjes së kombeve të lira nga të gjitha kontinentet. Kjo është, prandaj, thirrje drejtuar shteteve anekënd globit që nuk na kanë njohur ende në rrafsh formal, si një shtet të ri dhe paqësor: Njiheni pavarësinë e Kosovës - përqafojeni një shtet të ri që ju ka përqafuar, që ka përqafuar botën e lirisë dhe të dinjitetit. (Dr. Muhamet Hamiti është i Ngarkuar me Punë a.i. i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)
Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon (05.29.2009)
Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare (05.29.2009)
Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta (05.28.2009)
PS çel sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit (05.28.2009)
Mjedis politik shumë i polarizuar (05.28.2009)
Së bashku për të vazhduar ndryshimin (05.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]