VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FORCAT E ARMATOSURA VUAJNË POLITIZIMINNga PIRO LUTAJ

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 01:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

FORCAT E ARMATOSURA VUAJNË POLITIZIMIN

Nga PIRO LUTAJ


E Premte, 03.02.2012, 04:24pm (GMT+1)

Shkak që të ulesha dhe të shkruaja këto rreshta lidhur me problematikën që kanë në tërësi FA të RSH, u bë një intervistë e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, Arjan Starova, i cili përveç dëshirës që të ishte prezent në media, është përpjekur që të bëjë avokatin mbrojtës dhe të shmangë realitetin mbi gjendjen dhe ecurinë reale në FA.
Në çdo intervistë që japin nëpër gazeta dhe televizione përfaqësuesit e lartë të MM dhe Shtabit të Përgjithshëm, nuk harrojnë të përmendin me mburrje dhe egoizëm faktin se, ushtria jonë është tashmë anëtare e NATO-s dhe janë arritur standardet e saj.
Ky lloj egoizmi është duke u kthyer në një të keqe të madhe për mbarëvajtjen e FA-së, në mënyrë të veçantë për sa i përket legjislacionit, strukturimit, kompletimit, pajisjes dhe stërvitjes së këtyre forcave, konform standardeve të NATO-s.
Më shumë se sa për krijimin dhe mbajtjen e një FA dinjitoze dhe sipas standardeve të NATO-s, Ministria e Mbrojtjes është kujdesur për të sajuar struktura ineficiente ku punësohen militantët partiakë gjithfarëllojësh.
Mjafton fakti të përmend këtu strukturën e aparatit të MM, e cila është e mbushur me Drejtori të Përgjithshme, Drejtorë, Zëvendës drejtorë dhe Shefa degësh të cilët dublojnë veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm.
Nga ana tjetër, Strukturat Ushtarake në vartësi të ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm qëndrojnë prej kohësh nën terrorin e shkurtimeve dhe largimeve nga ushtria, pasi nuk ka fonde për t'i mbajtur ato.
Do të ishte mirë, që Zëvendësministri Starova të jepte kontributin e tij në përsosjen e strukturave të MM e SHP dhe plotësimin e organikave konform standardeve që aplikohen në ushtritë homologe të vendeve anëtare të NATO-s.
Në fakt Ministri dhe 3 zëvendësministrat politik në Ministrinë e Mbrojtjes kanë ndikuar ndjeshëm në fryrjen e organikave me militantët partiakë të cilët i kanë pagat më të larta se të gjeneralëve e kolonelëve të ushtrisë, madje edhe disa herë më të larta se ato të ushtarëve profesionistë, për të cilët ka sot nevojë forca e armatosur.
Nëse vërtet do të donit të krijonit një forcë ushtarake profesioniste dhe moderne, për të cilën mburreni sot, "krasiteni" aparatin e MM sepse ky aparat ekziston vetëm sepse janë aty Forcat e Armatosura, të cilat duhet të jenë apolitike, të përbëhen nga ushtarakë profesionistë e gjeneralë të aftë.
Lërini ushtarakët e lartë që t'i drejtojnë FA, sipas Kushtetutës dhe jashtë ndikimeve politike.
Për t'iu kujtuar se deri tani nuk e keni bërë këtë, mjafton të sjell në vëmendjen Tuaj, faktin se ushtria profesioniste nuk mund të bëhet me ushtarë (qytetarë) të moshës mbi 50 vjeç, siç është rasti i një kuzhinieri që keni dërguar në Afganistan dhe që është përfolur si lidhje e afërt e një drejtuesi të lartë në SHPFA.
Forcat e Armatosura pavarësisht arritjeve vuajnë sot politizimin e tejskajshëm të tyre nga udhëheqja aktuale e MM. Nxjerrja në rezervë e gjeneralëve, jashtë dispozitave ligjore ekzistuese, gradimet e bëra kryekëput me subjektivizëm, por edhe emërimet jashtë çdo kriteri profesional, tregojnë se në çdo qelizë të ShP është ulur këmbëkryq militantizmi partiak.
Mundësia që kanë autoritet drejtuese të MM dhe SHP për t'u shprehur nëpër media apo përpara opinionit publik, nuk iu jep atyre të drejtën që të abuzojnë me faktin se ne jemi tashmë anëtarë të NATO-s.
Se çfarë kanë thënë autoritetet e NATO-s, për problematikën e FA të RSH, në kuadër të plotësimit të detyrimeve të vëna prej saj, mjafton t'i referohemi raportit të konferencës së katërt Shqipëri-NATO, mbajtur në Qershor të vitit 2011 në Tiranë.
Vërejtjet e bëra në këtë raport dhe gjendja aktuale e FA, në pikëpamje të kompletimit dhe modernizimit të tyre, tregon se Ju nuk po punoni për të përmbushur standardet e NATO-s, përkundrazi.
Cilat standarde keni plotësuar, a mund të na thoni?
A keni Ju sot ndonjë statistikë se sa janë dëmet që i janë shkaktuar shtetit për shkak të politikave tuaja aspak të drejta me personelin dhe ndryshimin e herë pas hershëm të strukturave dhe organikave në FA?
Nëse i keni këto, nxirrni përgjegjësinë dhe mos vijoni të mbroni apo të justifikoni veprimet tuaja që pa dyshim kanë sjellë pasoja jo të vogla dhe harxhime kolosale nga buxheti i shtetit.
Nuk kam dëshirë të merrem me Wikileaks-in, pasi është folur gjatë për të dhënat e shfaqura prej tij, por një gjë duhet ta pranojmë të gjithë se në to ka akuza të rënda për korrupsion në FA. Kur ju intereson informacionin i Ambasadës Amerikane, e konsideroni të drejtë dhe i referoheni atij nga mëngjesi në darkë, ndërsa kur nuk ju intereson ai, e konsideroni pa vlerë.
E vlerësoj të suksesshëm demontimin industrial të municioneve, si një gjë të mirë që ndikon në rritjen e sigurisë së zonave ku ato kanë qenë të depozituara, por për çudi si mund të ndodhë që edhe këto ditët e fundit ai që duhet në krye të kësaj pune në Uzinën e Gramshit është pikërisht kryetari i PD-së së Gramshit. Puna nuk bëhet me partiakë, sepse mos e dhëntë Zoti mund të ndodhë edhe atje ndonjë Gërdec tjetër.
Së fundi, dëshiroj që të sjell në vëmendjen tuaj edhe faktin se në përzgjedhjen e personelit ushtarak, me të cilin përfaqësohemi në NATO, duhet të përcaktoni kritere rigoroze morale dhe profesionale dhe të mos ndodhë që nëpër këto misione të caktohen kuadro që kanë probleme me drejtësinë shqiptare.

PIRRO LUTAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMAÇI I ANKOHEJ ENVERIT PËR DHURATËN (03.02.2012)
SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË (02.28.2012)
REFORMA ZGJEDHORE DHE SFIDA PËR IMAZH DEMOKRATIKNga ALFRED ÇAKO (02.27.2012)
SIKUR STEVE TË ISH SHTJEFENNga DRITAN HILA (02.27.2012)
"NDARJA NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE PËR VERIUN E KOSOVËS" (02.24.2012)
GJENDJA EKONOMIKE NË MAQEDONI NDODHET NË FAZË KRITIKE (02.23.2012)
KOHA E HUMBUR E SHKUPITNga SHABAN MURATI (02.22.2012)
"SHPËRBLIMI" I BEsë PËR FUSNOTËN (02.21.2012)
REZOLUTA 12 44 SI FAKT JURIDIK (02.21.2012)
"KOSOVA KUNDËR KANDIDATURËS SË SERBISË" (02.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]