VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse?

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse?
E Enjte, 08.27.2009, 09:04am (GMT+1)

 

Atëhere kur pritej e kundërta, monedha shqiptare, Lek, jo vetëm nuk u forcua por vijoi të zhvlerësohej.

Kjo ndodhi kur fluksi i emigrantëve dhe i turizmit veror, sipas të dhënave paraprake zyrtare, edhe këtë vit shënoi një rritje domethënëse me rreth 35 për qind.

Mirëpo, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, Leku ka shënuar një rënie rreth 10 për qind.

 

Aleksandër Furxhi i BBC-së pyeti ekspertin e ekonomisë në institutin Axhenda, Gjergji Filipi, se përse ka ndodhur kështu këtë vit.

 Kursimet mos të mbahen më në monedhën vëndase, është e qartë që vlera e tyre ka rënë.

 

Gjergj Filipi, eksport i ekonomisë

Gjergj Filipi: Nuk bësoj se këtë vit ka ndryshuar konteksti sezonal më shumë se konteksti sasior i saj. Praktikisht turizmi ka qenë turizëm më i varfër, për shkak se vendet prej nga vinin turistët janë prekur tani nga kjo krizë dhe për shkak se emigracioni ka qenë më i varfër. Siç është parë dhe nga shifrat publikuar nga Banka e Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve janë në terma shumë më të ulët nga ç"˜kanë qenë në vitet e tjera në të njëjtën kohë.

Nuk kemi ende një matje të saktë për periudhën verore, pritet drejt fundit të vitit të bëhet një e tillë, por kemi një matje të saktë që i referohet fillim-vitit 2009 dhe shifrat ishin 7-10 për qind më të ulta, dërgesat e emigrantëve krahasuar me një vit më parë.

 

BBC: Zoti Filipi, paralajmerimet janë bërë muaj më parë se ekonomia e Shqipërisë do të ketë një vjeshtë të vështirë. A ka ndonjë shenjë për ndonjë tendencë tjetër apo mbeten këto lloj paralajmërimesh?

Gjergj Filipi: Për fat të keq këto paralajmërime mbeten, të gjitha shenjat i konfirmojnë ato. Kemi një defiçit korrent rekord në këto momente që flasim si dhe një defiçit tregtar e të dyja këto bashkë janë në shifrat më të ulta të shumë kohëve. Madje për defiçitin tregtar besoj se nuk ka arritur ndonjëherë në këto nivele që është tani.

Të kombinuara këto dhe me rënien nga prurjet e emigrantëve absolutisht në kontekstin e kursit të këmbimit, situata nuk duket aspak optimiste, por duke shkuar përtej kësaj, për sa kohë që kursi këmbimit është vetëm maja e ajsbergut ekonomik që duket për sa kohë është i bazuar në pjesën që nuk duket siç është shëndeti i ekonomisë shqiptare dhe për sa kohë kjo pjesë nuk po jep shenja që ka mundësi të krijojë fleksibilitetin që duhet të kishtë akumuluar në vitet që lamë pas me qëllim që të reagonte karshi këtyre lloj goditjeve edhe unë mendoj që do të hasim së shpejti fazën pasardhëse të goditjes së kësaj krize.

 

BBC: Ditët e fundit në nivel politik ka patur një debat në Shqipëri, midis qeverisë dhe opozitës nëse duhen përdorur apo jo rezervat valutore të vendit për të ndihmuar në përballimin e efekteve potenciale të krizës. Ju si mendoni?

Gjergj Filipi: Nga praktika moderne e ekonomive të zhvilluara, unë do të thoja që, zakonisht, nuk ndërhyet me hedhje shumash monetare në treg për të rregulluar kursin e këmbimit, sepse nuk rregullon gjë në njëfarë mënyre. Një gote që derdhet nuk mund t'i shtosh ujë, po nuk ke gjetur ende arsyen pse derdhet. Kjo metodë mund të bëjë një ekulibrim të shkurtër për një apo dy javë, por do të mbarohen ato rezerva të cilat kanë një shterim të mundshëm.

Nuk mendoj se është zgjidhja më e mirë e mundshme. Duhet të kemi parasysh dhe një situatë specifike për ekonominë shqiptare që raporti midis eksporteve dhe importeve është tejet i madh dhe vënia në rrezik e rezervës valutore për të ekuilibruar kursin e këmbimit tani, na ekspozon karshi një rreziku akoma më të madh në të ardhmen kur mund të ketë nevojë me të vërtetë që të ndërhyet për të rregulluar stabilitetin e kursit në javët e fundvitit apo të fillimvitit tjetër ku shumë kompani ndërkombëtare dividentët tentojnë t'i kthejnë në valutë për t'i nxjerrë jashtë Shqipërie.

Ka ca momente kur ka një kërkesë jo të natyrshme të valutës në tregun shqiptar, ka një moment kur këto rezerva hyjnë në punë sidomos në kontekstin e një zhvlerësimi të menjëhershëm të monedhës kur ne na duhet që importet tona t'i blejmë shumë më shtrenjtë pastaj në qoftë se e lëmë që ky zhvlerësim të ndodhi brusk në një periudhë të ardhme. Unë gjykoj se përdorimi rezervave nuk është gjëja më e mundshme që mund të bëjmë tani.

 

BBC: Zoti Filipi, një këshillë për ekonomitë individuale. Ju si ekspert, çfarë mendoni se duhet të bëjnë njerëzit e thjeshtë përballë kësaj situate?

Gjergj Filipi: E para që duhet bërë tani është që kursimet mos të mbahen më në monedhën vëndase. Është e qartë që vlera e tyre ka rënë, ndërkohë që individët nuk kanë bërë asgjë për t'ia ulur vlerën atyre. Ajo që dua të them është që një individ që ka kursyer 10 milion Lekë të reja para 4 vjetësh, ato 10 milionë Lekë sot vlejnë shumë më pak euro sesa vlenin para 4 vjetësh kur u kursyen.

Kjo jo për fajin e individit. E gjithë kjo situatë tregon që monedha Lek, nuk është më monedha në të cilën duhet të bazohemi për të bërë parashikimet afatgjata apo ruajtjen afatgjatë të monedhës. Kjo do ndikojë në njëfarë mënyre në vetvete në rritjen e kërkesës për valutë në treg dhe nuk është ky momenti më i mirë për të bërë këto ndikime. Unë këshillën kryesisht e kam për qytetarin dhe jo për politikë-bërjen.

Një aspekt tjetër është që kryesisht të jemi shumë të kujdesshëm me mënyrën e shpenzimit të të ardhurave. Kjo sepse gjithmonë do të ketë ulje të sasisë monetare në dispozicion të individëve, vetëm nga ndryshimi i çmimit apo i kursit të këmbimit. Nëse do të blejmë një makinë atë do ta blejmë në Euro, sepse në Shqipëri ka shumë produkte që tregtohen në Euro dhe kjo blerje do të hajë më shumë nga kursimet në Lekë që kishim planifikuar dhe na lë një pjesë më të vogël për ndonjë konsum emergjent të një kategorie tjetër.

Është periudha e fillim-shkollave, shumica e universiteteve në Shqipëri, paguhen në Euro. Do të ketë dhe kjo efekt në kursimet e disa familjeve shqiptare. Kështu që sugjeroj që konsumi të jetë i kujdesshëm, me siguri që kjo bëhet automatikisht me të gjithë konsumatorët, sepse të gjithë ata e ndiejnë që çmimet e produkteve në treg të vitit nuk patën uljen tradicionale që kanë në sezonin veror, gjë që i bën të gjithë konsumatorët më të kujdesshëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)
Idrizi përgënjeshtron PDI: Çështjen Çame e mbroj në PS (08.20.2009)
Veton Surroi viziton Vitorian (kryeqyteti i rajonit bask të Spanjës) (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]