VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Malaj dhe Blushi kundër bojkotit

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 04:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Malaj dhe Blushi kundër bojkotit
E Hënë, 08.31.2009, 02:50pm (GMT+1)

 

 

Arben Malaj dhe Ben Blushi kanë kundërshtuar idenë e Edi Ramës për bojkot të Parlamentit të Shqipërisë. Malaj gjithashtu ka zyrtarizuar tërheqjen nga gara për kryetar të PS-së.


Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka zyrtarizuar sot tërheqjen nga gara për kreun e kësaj partie. Ai, të shtunën, kishte paraqitur kandidaturën për postin e kryetarit të PS-së, ndërsa kandiduan edhe Edi Rama dhe Maqo Lakrori.

Në një konferencë për shtyp, zoti Malaj këtë vendim e ka shpjeguar me rikandidimin e Edi Ramës.

"Shpresova se Rama do të mbante përgjegjësinë e humbjes dhe nuk do të rikandidonte", ka thënë Malaj dhe ka shtuar se "do të mbetet një zë politik në publik për çka PS-ja duhet të bëjë më mirë, një zë përfaqësues për socialistët e progresist".

Duke folur për idenë e bojkotit të Parlamentit, e hedhur nga Edi Rama të dielën, Malaj ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur.

Bojkotin dhe kandidimin e Edi Ramës e ka kundërshtuar edhe deputeti tjetër i Partisë Socialsite, Ben Blushi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Malajn, rikandidimin e Ramës, Blushi e ka cilësuar si një shaka, ndërsa për punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm ka thënë se nuk ishte transparent.

Malaj, Blushi dhe dia personalitete tjera të PS-së ishin hartuesit e një pakoje për ndryshime statutore në PS. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator (08.31.2009)
Edi Rama, mos merr peng PS!Nga Ben Blushi (08.31.2009)
Rama: PS në Parlament? E vendosin forumet (08.31.2009)
PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Fjala e plotë: Edi Rama: U mundëm por nuk humbëm (08.30.2009)
BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore (08.29.2009)
Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]