VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 03:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS
E Djelë, 08.30.2009, 05:58pm (GMT+1)

 

"Gazeta Shqiptare" në një artikull të sotëm shkruan çka ndodhi brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS, që u zhvillua gjatë gjithë ditës së djeshme. Përplasjet mes palëve kundërshtare, Rama e Ruçi bojkotojnë fjalimin e Blushit. Kastriot Islami "sherr" me Shpëtim Gjikën, fishkëllehet nga delegatët pro Ramës.

Punimet me dyer të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste janë karakterizuar nga një luftë e fortë nervash mes palëve kundërshtare.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se siparin e përplasjeve mes palëve duket se e ka çelur Edi Rama, i cili ka dalë nga salla e Kongresit në momentin që ka marrë fjalën zëri më kritik ndaj tij brenda partisë, Ben Blushi. Në momentin që ky i fundit jepte para delegatëve argumentet pse kreu në detyrë i selisë rozë ishte përgjegjës për humbjen e PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit, Rama është çuar nga karrigia duke "bojkotuar" publikisht Blushin.

Të njëjtin qëndrim ndaj eksponentit të lartë të selisë rozë ka mbajtur edhe kreu i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi, i cili së bashku me Ramën u shfaqën në hollin e Pallatit të Kongreseve duke takuar delegatët mbështetës. Nga ana tjetër, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Blushi gjatë kohës që Rama shpaloste para delegatëve platformën e tij të rikandidimit në postin e kreut të Partisë Socialiste.

Një tjetër incident gjatë punimeve të Kongresit është regjistruar në momentin kur ka marrë fjalën sekretari për çështjet zgjedhore në parti, Kastriot Islami. Në momentin që ai mori fjalën, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka bërtitur nga salla duke e akuzuar si "kryekriminelin e zgjedhjeve". Në mënyrë demonstrative, ai bojkotoi fjalimin e Islamit duke deklaruar se, "ti nuk ke fytyrë të flasësh këtu se nga ty humbëm"- citon kryebashkiakun e Vlores, GSH.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Islamit, i cili nga tribuna e Kongresit kërkoi ndërhyrjen e Ruçit për të frenuar fyerjet nga salla për shkak se qëndrimit të Gjikës iu bashkëngjitën edhe disa delegatë të tjerë të cilët nisën të fishkëllejnë. Por, qëndrimi i tij e ka nxitur edhe më shumë frymën mbytëse për të. Kjo, pasi gjatë leximit të fjalimit në Kongres, Islami është përballur me të tjera fishkëllima dhe brohoritje; "Edi Rama", nga salla, të cilat e  kanë detyruar Islamin të mbyllte me të shpejtë diskutimin. 
Kongresi i ardhshëm i PS zgjedh kryetarin më 26 shtator.Edi Rama dhe Maqo Lakrori ndodhen në garë, ndërsa deklaroi tërheqjen Arben Malaj. (BalkanWeb)
 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fjala e plotë: Edi Rama: U mundëm por nuk humbëm (08.30.2009)
BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore (08.29.2009)
Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama (08.29.2009)
Dade mbështet kandidimin e Ramës (08.29.2009)
Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda (08.29.2009)
Blushi: Kam 3000 delegatë (08.29.2009)
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]