E Djelë, 05.19.2024, 03:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore
E Shtunë, 08.29.2009, 02:28pm (GMT+1)

 

 

Vetëm 31 vota, nga 1500 delegatë të Kongresit të Jashtëzakonshëm socialist kanë qenë pro futjes në rend dite të paketës së ndryshimeve statutore. Reagon Ben Blushi: Votimi u bë në një sallë mbytëse e pa kamera. Ruci: "Fatin e drejtimit të PS-së e ka në dorë vetëm anëtarësia". Dokumentar filmik 25 minutësh për faktimin e manipulimit të zgjedhjeve. (update)


Ora 13: 46 Anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi i cili kryeson grupin pro ndryshimeve statutore në një prononcim për NEWS24 deklaroi se nuk u rrëzua nevoja për ndryshimet statutore por nuk u pranua futja e tyre në rend të ditës.
"Askush nuk e di se sa vota ishin pro. Një pjesë e mirë nuk morën pjesë në votim, në një sallë mbytëse dhe pa kamera"- tha Blushi i cili shtoi se nëse paketa do të ishte futur në rend të ditës do të bënte publike dhe emrat e 300 delegatëve që firmosën pro ndryshimeve".
"Rrëzuam një standard që kemi prezantuar vetë dhe kemi thënë se PS është e hapur demokratike dhe mirëpret ata që duan ta reformojnë. Humbja e zgjedhjeve nuk është e PS-së , por e Edi Ramës. Rama ka humbur zgjedhjet dhe duhet të dalë para delegatëve e të kërkojë falje." Deklaroi Blushi i cili shtoi se në kongres do të mbante fjalën si delegat dhe jo si kandidat për postin e kreut të PS-së

Pëllumbi: Pro rikandidimit të Edi Ramës në krye të PS


Ora 13:17 Servet Pëllumbi deklaron se Kongresi zhvillohet në kohën e duhur. Pëllumbi tha se "ndryshimet në statut janë të
domosdoshme. Duhet një hapësirë më e gjerë për debatet, idetë, por shtoi se nuk është momenti. Ai tha se Blushi propozoi vonë ndryshimet  por paralajmëroi se kryesia ka mbledhur komision dhe brenda vitit, ndryshimet do të miratohen në një Kongres tjetër. Servet Pëllumbi deklaroi votën e tij pro rikandidimit të kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Kongresi: Paketa e ndryshimeve statutore nuk futet në rend dite, Bello: U humb një shans
Ora 12: 47  Delegatët e Kongresit të Jashtëzakonshëm i kanë thënë jo futjes në rend dite të paketës së ndryshimeve statutore të propozuara nga një grup anëtarësh të kryesisë së PS-së, me në krye Ben Blushin. Vetëm 31 vota, nga 1500 delegatë kanë qenë pro.
"Delegatët e Kongresit nuk u shprehën kundër por thanë se nuk është momenti. Kongresi humbi një shans, paketa nuk është kundër askujt por i shërben demokratizimit të partisë."- deklaroi Marko Bello,  një mbështetës i Blushit në një prononcim për NEWS24.
Paketa e ndryshimeve statutore parashikonte që kryetari i PS-së të mos rikandidonte për postin e kryetarit në rast të humbjeve të zgjedhjeve
Sipas Bellos nëse votimi do të ishte i fshehtë atëehë paketa do të futej në rendin e ditës. Kongresi eshte nderprere per disa minuta.

Ora 12.30-  Ruci: Të nxirren përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve.  Kongresi mbyll dyert
-Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruci mbajti fjalën e hapjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm. Ai tha se Kongresi do të diskutojë dhe miratojë qëndrimin politik të PS"”së për atë që ndodhi në zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe do të administrojë kandidaturat për kryetar të PS-së si dhe do të vendoset data e zgjedhjeve të kryetarit të PS-së.

"Gjatë këtyre 2 muajve si deputet i saj dhe qytetar i angazhuar kam debatuar gjatë dhe e përbashkëta e diskutimeve ka qenë vetëm një, se edhe pas datës 28 qershor Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon e Europë që nuk ka arritur të zhvillojë zgjedhje të lira e demokratike"- deklaroi Ruci

Ruci tha më tej se shpresonte se Kongresi do të nxirrte arsyet e vërteta të humbjes së zgjedhjeve si dhe përgjigjet e pyetjeve se pse votat e majta të LSI shkuan për të mbajtur në pushtet kryeministrin Berisha".

 "Është marrë sërish peng vendi nga një kaskë mediokrësh dhe një grup kriminal që pushtetin e kanë të lidhur me babëzinë, që vodhën cka mundën e cka deshën e që po përgatiten të vjedhin cka mbetur nga ky vend. Pres të identifikojmë se cfarë nuk funksionoi që nuk mundëm të përkthejmë në votë, që pushteti të shkonte majtas.  Të gjejmë përgjegjësitë për pyetjet se pse votat e majta të LSI shkuan për të mbajtur në pushtet mbretin qesharak"

Në lidhje me garën për kryetar të PS-së Ruci nënvizoi se fatin e drejtimit të PS-së e ka në dorë vetëm anëtarësia e PS-së.
 
Ora 11. 30  Tiranë, nis punimet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS
N
isi punimet Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Sipas gazetarëve që janë vendosur në Pallatin e Kongreseve 1500 delegatët kanë zënë  vendet për të ndjekur punimet.  Punimet e Kongresit nisën me transmetimin e një materiali filmik ku PS thotë se vërtetohen manipulimet e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Partia Socialiste denoncoi në materialin filmik, rreth 30 minuta tw gjatë, emrat konkretë të dhjetëra të dënuarve për vrasje, krime të rënda, apo trafik lëndësh narkotike, të cilëve në datat 12, 15, 16, dhe 17 qershor u është dhënë leje lirimi nga burgu PS në materialin e saj filmik jep dhe emrat konkret të të dënuarve të cilët në këto ditë kanë përfituar leje të veçanta nga drejtoria e burgjeve. Po kështu PS denoncon parregullsitë si gjatë fushatës paraelektoral ashtu dhe në ditën e zgjedhjeve më 28 qershor, shfrytëzimit të administratës, përdorimit të nxënësve gjatë fushatave zgjedhore.

Ora 07: 47- Sot Kongresi i PS, Rama e Malaj në garë për kryetar
-Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste nis punimet sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve Janë 1500 delegatë të cilët do të njihen që në fillim të Kongresit me raportin e hartuar nga kryesia dhe sekretariati i PS-së lidhur me atë që socialistët e cilësojnë krimi elektoral i 28 qershorit. Raporti do të lexohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Ky raport do të analizojë procesin dhe do të shprehë vendimin e socialistëve për të mos njohur zgjedhjet e fundit parlamentare, si zgjedhje të manipuluara dhe të cenuara rëndë nga demokratët.

Pas leximit të raportit, dyert do të mbyllen për median për të vijuar me diskutimet mes delegatëve, deputetëve dhe drejtuesve të PS-së lidhur me përgjegjësinë e humbjes më 28 qershor. Është kjo pika që pritet të ndezë debatet në sallë, ndërkohë që kritikët e kryetarit Rama deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t'i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut. Këto ndryshime fokusohen kryesisht në përgjegjësinë e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe forcimit të autonomisë së forumeve drejtuese.

Një nga përkrahësit e ndryshimeve në statutin e Partisë Socialiste, deputeti Marko Bello në një prononcim të djeshëm për mediat bëri të ditur se, deri tani janë mbledhur 300 firma që mbështesin këto propozime.
Bello tha se mes firmëtarëve është dhe ish-presidenti Rexhep Mediani. Më tej ai shtoi se do të kërkohet që këto ndryshime të vihen sot në rendin e ditës dhe të votohen përmes një votimi të fshehtë.

Një grup prej 37 socialistësh, ish-deputetë, ministra, anëtarë kryesie, por dhe drejtues të pushtetit vendor kërkojnë moskandidim të Ramës. Përmes një letre të hapur publike drejtuar Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së, ata kërkojnë në radhë të parë analizën për nxjerrjen e shkaqeve të humbjes së PS-së në zgjedhjet 28 qershorit.

Kongresi do t'i hapë sërish dyert sipas vendimit të fundit të kryesisë, pas disa orësh debati në momentin e paraqitjes së platformës së kandidatëve për kryetar partie. Dy emrat që pritet të bëhen zyrtarë për të konkurruar për kryetar janë Edi Rama, që drejton PS-në prej 4 vitesh dhe deputeti socialist, Arben Malaj.

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri dje të ditur në një intervistë televizive se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pozicioni i tij për të rikandiduar në këtë post, pavarësisht zërave brenda partisë që i kërkojnë mosrikandidimin.

"Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS-së të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS-së për 4 vitet e ardhshme", - u shpreh Rama, duke theksuar mandej se gjithsesi do të jenë anëtarët e Kongresit të PS-së ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit të partisë.

Kandidati për kryetar të PS-së, Arben Malaj bëri dje të ditur se do të shpallë sot zyrtarisht në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie, platformën e tij konkurruese përballë rivalit tjetër në garë, kryetarit aktual, Edi Rama. (BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama (08.29.2009)
Dade mbështet kandidimin e Ramës (08.29.2009)
Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda (08.29.2009)
Blushi: Kam 3000 delegatë (08.29.2009)
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]