VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama
E Shtunë, 08.29.2009, 08:59am (GMT+1)

 

 

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, thyen heshtjen e gjatë në një moment kulmor në karrierën e tij politike, kur vetëm një ditë e ndan nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë që pritet ta ngarkojë ose jo me përgjegjësi direkte pas renditjes së PS sërish në opozite në zgjedhjet e 28 qershorit.

Përkundrejt gjithë zërave publike ose jo, brenda apo jashtë partisë, që kërkojnë mos-rikandidimin e tij për kryetar të PS, Rama thotë në një intervistë për Top Channel se deri tani ka preferuar të dëgjojë.

"Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS për 4 vitet e ardhshme", - shprehet Rama.

Më tej ai thekson se do jenë anëtarët e Kongresit të PS ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit. "Jam një kandidat për këtë detyrë, sepse besoj që populli shqiptar më 28 qershor nuk ka votuar kundër projektit tone politik, por për largimin e Sali Berishës dhe deformimi i këtij vullneti bën që anëtarësia e PS të vendosë, nëse ky projekt duhet të vazhdoje dhe nëse PS duhet të pranojë zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftueshmërisht të lira e të ndershme për të pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kësaj qeverie apo PS duhet të rezistojë ndaj kësaj maskarade zgjedhore", - shton kryetari në detyrë i Partisë Socialiste.

Rama duket i qetë përballë kundërshtarëve të tij brenda partisë dhe shprehet se Kongresi do t'i ketë të gjitha arsyet për t'i dhënë mundësi pakicës të shprehet dhe të veprojë, por edhe shumicës të vendosë dhe të mos ndjehet e kërcënuar nga pakica.

"Unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë dhe mllefit me mllef, kur ka qenë fjala për kundërshtarët e hapur politikë, të cilët nuk kanë kursyer as të gjallët dhe as të vdekurit e familjes time dhe asnjëherë, as sot, as nesër, nuk do ta bëj këtë gjë, jo e jo me njerëzit brenda partisë", - thekson Rama.

Kryetari në detyrë i PS thotë se PS është pasuri e shqiptarëve dhe se kjo pasuri nuk mund as të dhurohet dhe as të grabitet. "Gara e secilit është individuale, ambiciet dhe qëndrimet e secilit janë të natyrshme dhe legjitime, por PS është një pasuri e të gjithëve dhe duhet të kujdesemi që ta bëjmë një pasuri të vlefshme për shqiptarët. Me këtë rast uroj që pozicionet e kundërta të mos kthehen në një arsye për të minuar atë që është më e rëndësishme, procesin zgjedhor në PS dhe garën", - shton shefi i opozitës.

Rama ngulmon në betejën e tij me kundërshtarët e tij politikë dhe jo me konkurrentët për kryetar të PS, me të cilët do të ballafaqohet me një platformë, elementët e së cilës do t'i zbulojë të shtunën përballë delegatëve të Kongresit.

"Dhe nga ana tjetër dua të ritheksoj se unë jam në këtë garë brenda PS për të vazhduar betejën me Berishën, betejën me politikën e vjetër që duke grabitur Shqipërinë, korrupton zgjedhjet dhe duke korruptuar zgjedhjet rimerr të drejtën për të grabitur Shqipërinë. Një qeveri që nxjerr në pah lidhje të vjetra, interesa të reja të asaj politike të vjetër, që tashme është e bashkuar dhe e mishëruar jo thjesht në binomin Berisha-Meta, por në trinomin Berisha-Meta-Nano. Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve", - përfundon Rama.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dade mbështet kandidimin e Ramës (08.29.2009)
Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda (08.29.2009)
Blushi: Kam 3000 delegatë (08.29.2009)
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]