VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave
E Djelë, 08.30.2009, 09:09am (GMT+1)

 

 

Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë kanë drejtuar kritika të ashpra kundrejt qeverisë së vendit në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Në deklararime të ndara, përfaqësues të tre prej partive më të mëdha opozitare, "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës", "Lidhja Demokratike e Dardanisë" dhe "ORA", kanë dënuar mënyrën e deritanishme të qeverisjes së vendit.

Reagimi i vonuar i qeverisë mbi nënshkrimin e protokollit EULEX Serbi ka qenë një nga kritikat e adresuara për qeverinë nga përfaqësues të partisë në opozitë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Ata kanë thënë se asnjë veprim i EULEX-it, apo faktori tjetër nuk do të pranohet nëse cënon integritetin e vendit dhe janë shprehur kundër nisjes së cfarëdo nisme për diskutime përmes një fizionomie të re për pjesën veriore të Mitrovicës.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjithashtu ka reaguar ndaj liderëve institucionalë për mosveprim dhe pasivitet.

Haradinaj tha të shtunën se çelësi i suksesit për pjesën veriore të vendit është vendosja e pikave doganore dhe funksionimi i sistemit të gjyqësisë.

Sipas Haradinajt, liderët shtetëror nuk janë të aftë të udhëheqin institucionet e Kosovës dhe sipas tij ata nuk kanë fuqi dhe vizion prijës për Kosovën.

Partia ORA gjithashtu ka kritikuar qeverinë për mungesë veprimi konkret rreth protokollit të EUELX-it me Serbinë.

Kryetarja e kësaj partie Teuta Sahatçia, ka thënë se Kosova si shtet po dëshmon mungesën e kapaciteteve shtetërore dhe mungesën e veprimeve konkrete.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore (08.29.2009)
Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama (08.29.2009)
Dade mbështet kandidimin e Ramës (08.29.2009)
Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda (08.29.2009)
Blushi: Kam 3000 delegatë (08.29.2009)
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]