VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 09:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH
E Martë, 09.01.2009, 10:52am (GMT+1)

 

Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj kërkesës së kryetarit në detyrë të PS, Edi Rama për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se kjo është kërkesa e radhës që Rama përdor për të dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE. Duke iu referuar Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS, të mbledhur pak më parë, Rama i dëshmoi mbarë opinionit publik instalimin e censurës në PS duke rikthyer kështu praktikat e Partisë së Punës. "Kongresi i një partie të madhe është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për forcën politike të cilës ai i përket, por për të gjithë vendin. Mirëpo ndodhi ajo që ju e dëshmuat vetë. Kryetari i kësaj partie u paraqiti kongresmenëve atë realitet që në mënyrë absolute asnjë shqiptar nuk e pranon për të tillë. Zoti Edi Rama, në ligjëratën e tij prej 50 minutash, u foli shqiptarëve - për veten e tij, i mori valët e ekraneve tuaja - për një realitet fund e krye të trilluar për interesat më të ngushta personale. Pas Kongresit, ka dy ditë që del në bahçe me të njëjtat teza. Unë nuk jam këtu për të komentuar atë, nuk jam këtu për të ndërhyrë qoftë edhe në mënyrën më minimale në punët e brendshme të kësaj force politike apo të ndonjë force tjetër politike. Absolutisht jo. Unë mbeta i lënduar shumë. Aspak nga ligjërata e tij, sepse ajo nuk kishte të bënte as me mua, as dhe me një qytetar shqiptar, por kishte të bënte me ata kongresmenë që do të votonin. Thellësisht i lënduar mbeta nga censura që ai i rezervoi kundërshtarëve të tij. Mirëpo Partia Socialiste, si një parti, e cila në background-in e saj ka Partinë e Punës së Shqipërisë, ishte shkëputur nga censura dhe u rikthye sërish", u shpreh kryeministri. Ai theksoi se është turp për një politikan qoftë edhe të mendojë për censurë, jo më ta aplikojë atë ndaj kundërshtarëve të vet. Kryeministri tha se ishte e shëmtuar kur Rama ndiqej nga kamerat edhe në puthjet e përqafimet e tij me kongresmenë, ndërsa kundërshtarët e tij vendoseshin në shurdhi e në terr të plotë. "Por shpresoj që kjo të mos përsëritet më. Ajo që dua t'u them sot shqiptarëve është kjo: Edi Rama ka një qëllim të vetëm, të pengojë me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ai e di që në muajt afërt që vijnë janë muajt e këtij vendimi. Ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet. Ai po e përdor këtë për interes tmerrësisht të ngushtë personal, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, në të cilat sistemin zgjedhor e vendosi opozita dhe jo qeveria", u shpreh kryeministri.

 

Qeveria e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën

 

Kreu i ekzekutivit shprehu dje garancinë e plotë se qeveria e re është e hapur tërësisht për një bashkëpunim luajal me opozitën. Kryeministri theksoi se, tentativat e Ramës për të njollosur aspiratën e shqiptarëve për lëvizjen e lirë në vendet Shengen do të dështojnë, ashtu siç dështuan tentativat me bori e bilbila për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kryeministri dënoi aktet e kryetarit të PS, i cili po bën lojëra jo serioze me institucionet më të larta të vendit, siç është Parlamenti. Megjithatë, kreu i ekzekutivit shprehu bindjen se cilado të jenë orvatjet e Ramës për të prishur aspiratat integruese të vendit, ai nuk do të mundë dot kurrë të penalizojë shqiptarët. "Prandaj, të dashur qytetarë, ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet, por problemin e ka një dhe vetëm një: të pengojë lëvizjen tuaj të lirë, sepse mendon se në këtë mënyrë do të dëmtojë qeverinë. Një miop i vërtetë politik. Unë dua t'i garantoj qytetarët shqiptarë se qeveria ime mbetet tërësisht e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën, për respekt të plotë ndaj saj, por dua të garantoj gjithashtu qytetarët shqiptarë se aq sa zoti Rama pengoi me bilbila e bori firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në vitin 2006, po aq do të mund të pengojë procesin e liberalizimit, të heqjes së plotë të vizave dhe lëvizjen tuaj të lirë. Por akti është i shëmtuar. Ju e dëgjoni si luan kukafshehti me Parlamentin dhe institucionet. Unë i them zotit Rama: merr cilindo vendim që ta gjykosh të arsyeshëm. I sigurt të jesh se nuk do të mund të penalizosh shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare", u shpreh kryeministri. Më tej ai vlerësoi se këto ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u zgjodh me konsensus të plotë. Gjithashtu, ai vuri në dukje se këto ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi që u zhvilluan me infrastrukturë bashkëkohore, më moderne të kohërave, ishin zgjedhjet e para, në të cilat çdo votë u numërua duke u fotografuar, filmuar dhe arkivuar në arkivin dixhital të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishin zgjedhjet e para që shqiptarët kanë zhvilluar në historinë e tyre, kur në 4700 komisione në çdo qendër votimi, përveçse në 14 qendra, në të gjitha të tjerat, pa asnjë përjashtim, rreth 20 mijë komisionerë të të gjitha forcave politike kanë firmosur bashkërisht çdo procesverbal dhe rezultat pa vërejtjen edhe më të vogël. Në këtë kontekst, kryeministri vlerësoi se në emër të ligjit dhe përgjegjësisë para ligjit, ata kanë bërë atë që nuk është bërë në asgjë proces tjetër zgjedhor deri më sot. Kjo, tha kryeministri, është një nga arritjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. "Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit, në të cilat ka pasur vetëm 18 ankesa pas-elektorale, kundrejt 410 ankesave në zgjedhjet e vitit 2005. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit, në të cilat anëtarët e KQZ-së votojnë 7 me 0 për çdo mandat. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit, në të cilat, po të shfletosh tërë arkivin tuaj dhe ju bëj thirrje ta shfletoni, kontrolloni dhe krahasoni këtë arkiv me atë të të gjitha zgjedhjeve të tjera, nuk ekziston as edhe nota më e vogël negative e faktuar. Këto ishin zgjedhjet, në të cilat shqiptarët votuan në vullnetin e tyre të plotë", vijoi më tej kryeministri.

 

Rama do të ketë të njëjtin fat edhe në zgjedhjet e ardhshme

 

Kryeministri Berisha i cilësoi dje akuzat e ngritura nga Edi Rama për policët e rënë në detyrë gjatë kapjes së kriminelit të shumëkërkuar Dritan Dajti, si deklarata dashakeqëse që synojnë damkosjen e procesit zgjedhor. Ai tha se katër efektivat e Policisë së Shtetit humbën jetën në krye të detyrës, duke respektuar ligjin dhe luftën kundër krimit të organizuar. "Këto marrëzira unë fillimisht mendova se i ka nga sindromi i pikëllimit. Absolutisht dëmton vetëm veten e tij. Që kur ka ndodhur rënia në krye të detyrës e katër oficerëve të policisë, ky zotëri harron se Dritan Dajti është në vuajtje dënimi, mendon se me kriminelin mund të damkosë zgjedhjet. Ka një mangësi të theksuar në logjikë. Dritan Dajti nuk iku, u prangos, vërtetë ranë katër, por ranë në kuadër të tolerancës zero ndaj krimit të organizuar", u shpreh kryeministri. Këtij zotërie, vijoi ai, i duhet për të bindur mbështetësit e tij se zgjedhjet i humbi për shkakun tim. "Unë fitova zgjedhjet me rregullat më të ndershme që kam ndjekur dhe të dalë një qytetar shqiptar të më thotë ndryshe dhe e garantoj zotin Rama se sërish do t'i rezervoj të njëjtin fat. Përse, do të thonë? Ai ka një perceptim realiteti tërësisht sui gereris. Nuk po hyj në epitete të tjera, por ai ka aftësinë ta perceptojë realitetin dramatikisht në drejtim të kundërt me atë që është. Atëherë unë nuk mund t'i jap leksione për logjikën, nuk mund t'i jap as edhe në psikologji. Historia e tij është nga disfata në disfatë. Duke respektuar çdo lloj vendimi se qeveria mbetet tërësisht e hapur për bashkëpunim luajual me opozitën sikundër inspiroj të nxjerrë mësime, me bori dhe bilbila u bë gazi i Europës, marrëveshja u nënshkrua", tha kryeministri.

 

Kryetari në detyrë i PS nuk mund të pengojë integrimin për qëllime personale

 

Kreu i qeverisë i bëri thirrje dje Edi Ramës që të heqë dora nga ideja se për qëllime personale mund të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE. Ai theksoi se do të jenë partnerët ndërkombëtarë ata që do ta ndëshkojnë veprimin e tij në rast se ai nuk tërhiqet nga këto orvatje antikombëtare. "Del çdo ditë dhe çfarë thotë? As dhe faktin më të vetëm. Edhe njëherë dua t`i jap një sugjerim zotit Edi Rama, hiq dorë nga ideja se ti mund të dëmtosh për qëllime personale integrimin europian të vendit. E ke provuar. Sapo partnerët tanë evropianë do të kuptojnë se ti e bën për qëllime personale këtë, ata do të marrin ato vendime që morën në 2006 me gjithë bilbilat dhe boritë e tua", vijoi më tej kryeministri. Më tej ai reagoi edhe ndaj akuzave boshe që Rama ka ngritur këto ditë për gjoja lirimin dhe përdorimin e të burgosurve ditën e zgjedhjeve. Kryeministri theksoi se, kjo është një e drejtë legjitime që duhet të respektohet, por nga ana tjetër, nuk është raportuar asnjë incident qoftë edhe më i vogël me ta gjatë procesit të votimit. Kryeministri garantoi marrjen e masave në rast se ka fakte konkrete. "Tani, flet për të burgosurit, zotëri ky është nje vend demokratik. Absolutisht të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e votës. Absolutisht atyre do t`u jepet leja të takojnë fëmijët e tyre dhe në Parlament kemi votuar ligjin e dënimeve alternative. Ke raste konkrete zotëri, paraqiti. Nuk ekziston asnjë raport, asnjë ankesë, për asnjërin nga ata që u lirua përkohësisht me leje që të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël. Ka raste, urdhëro t'i dyfishohet dënimi. Të propozojmë ligj për të, por të akuzosh vetëm dhe vetëm se janë vuajtës dënimi kjo është e papranueshme, është shumë primitive. Urdhëro, emri, doli dhe u bë bodiguard i eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste, thuaj kush ishte, cili? Mos harro, sepse ata vërtetë kanë kryer një vepër penale, disa prej tyre shumë të rëndë, disa të tjerë më pak të rëndë, por janë në institucionet e vuajtjes së dënimit", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se nuk mund të udhëhiqet nga urrejtja ndaj të dënuarve, duke nënvizuar se nëse Rama ka ndonjë rast konkret të dalë e të paraqesë dokumentin më të vogël.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Malaj dhe Blushi kundër bojkotit (08.31.2009)
Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator (08.31.2009)
Edi Rama, mos merr peng PS!Nga Ben Blushi (08.31.2009)
Rama: PS në Parlament? E vendosin forumet (08.31.2009)
PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Fjala e plotë: Edi Rama: U mundëm por nuk humbëm (08.30.2009)
BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]