VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës II

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 09:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës II
E Mërkurë, 09.02.2009, 07:31am (GMT+1)

 

 

Kryeministri Berisha mori pjesë me ftesë të homologut të tij polak, Donald Tusk, në ceremoninë e organizuar me rastin e 70-vjetorit të sulmit nazist mbi Poloninë, moment historik ky që shënon fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga Këshilli i Ministrave, në ceremoninë përkujtimore merrnin pjesë 20 liderë dhe personalitete të larta evropiane si presidenti polak Lech Kaczynski, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri francez François Fillion, kryeministri i Çekisë Jan Fischer, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin etj.

Ceremonia u zhvillua në gadishullin Vesterplatte në vendin ku gjermanet kryen sulmin e parë kundër garnizonit polak që mbronte qytetin e Gdanskit, i cili shënon edhe organizimin e rezistencës dhe qëndresës polake kundër Gjermanisë naziste.

Gjate ceremonisë, liderët e vendeve pjesëmarrëse vendosen kurora dhe pishtarë tek varrezat e mbrojtësve të Gdanskit, si dhe zhvilluan homazhe të cilat u shoqëruan me nderime ushtarake për nder të mbrojtësve të qytetit, të rënë gjatë sulmit nazist dhe viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me presidentin e Polonisë Lech Kaczynski dhe kryeministrin polak Donald Tusk, me kancelaren Merkel, me kryeministrin italian Silvio Berlusconi si edhe kryetarin e Parlamentit Evropian Jerzy Buzek dhe me personalitetet e tjerë te pranishëm në ceremoni, te cilët e përgëzuan Kryeministrin Berisha për realizimin dhe për mbylljen me sukses të procesit zgjedhor dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje nga koalicioni i djathtë.

Njëkohësisht, personalitetet e larta evropiane e garantuan kryeministrin Berisha edhe për mbështetjen e tyre mbi projektin e Shqipërisë evropiane./NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH (09.01.2009)
Malaj dhe Blushi kundër bojkotit (08.31.2009)
Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator (08.31.2009)
Edi Rama, mos merr peng PS!Nga Ben Blushi (08.31.2009)
Rama: PS në Parlament? E vendosin forumet (08.31.2009)
PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)
Fjala e plotë: Edi Rama: U mundëm por nuk humbëm (08.30.2009)
BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]