MOSKA KUNDËR AFRIMIT MOLDAVI-BE
E Hënë, 05.12.2014, 07:59pm (GMT+1)
Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar Moldavinë për pasojat e mundshme nëse nënshkruan marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për të përditshmen ruse "Kommersant", Rogozin ka thënë se Moska do të rishikojë lidhjet ekonomike me Moldavinë, nëse kjo e fundit bën hapa përafrimi me BE-në.
Rogozin ka thënë se Rusia do të mirëpriste një lidhje më të ngushtë midis Moldavisë dhe Unionit Doganor, që udhëhiqet nga Moska.rel
www.voal-online.ch
|