VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJERMANI - E NGARKUARA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PRO DËGJIMIT TË SNOWDEN NË KOMISIONIN HETIMOR

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
GJERMANI - E NGARKUARA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PRO DËGJIMIT TË SNOWDEN NË KOMISIONIN HETIMOR

E Enjte, 05.08.2014, 07:39am (GMT+1)

E Ngarkuara e qeverisë gjermane për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit paraqet raportin e saj të parë. Pikëpamjet e saj për aferën e NSA-së nuk kanë gjasa të shkaktojnë entuziazëm në qeveri.

Për javë të tëra në qarqet qeveritare në Berlin është debatuar ashpër se a duhet marrë në pyetje Edward Snowden nga komisioni hetimor për NSA-në i Bundestagut gjerman. Tani më në fund për këtë çështje të ndjeshme është shprehur edhe e ngarkuara e qeverisë gjermane me Mbrojtjen e të Dhënave, Andrea Voßhoff, e cila e mbulon këtë post që nga fillimi i këtij viti. Nga pikëpamja e mbrojtjes së të dhënave "sigurisht që kjo gjë ka kuptim", tha ajo të martën (6.05.2014) në Berlin. Ajo e bëri këtë deklaratë me rastin e prezantimit të Raportit për Lirinë e Informimit. Në bazë të ligjit për lirinë e informimit (IFG) të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për qasje në informata zyrtare.

Ligji për Lirinë e Informimit, i cili ka hyrë në fuqi në Gjermani në vitin 2006, është ashtu si më parë nën hijen e Ligjeve për Mbrojtjen e të Dhënave, të cilat datojnë që nga viti 1970. Por në kohët e fundit, ky ligj ka filluar të bëhet më i rëndësishëm, njoftoi e kënaqur Voßhoff e cila në postin e saj është zgjedhur nga Parlamenti. Sipas saj, në dy vitet e kaluara janë dorëzuar 10800 kërkesa. Kjo është më shumë se dyfishi i kërkesave të bëra në periudhën 2010/11, kur kanë qenë rreth 4800. Kërkesa që kanë lidhje me hetimet e NSA-së që nga zbulimi i aktiviteteve të spiunazhit të fshehtë të SHBA, nuk ka pasur, tha Voßhoff.

Ujë në mullirin e opozitës

Fakti që ish-deputetja e CDU-së ndodhet në komisionin parlamentar hetimor, nuk i sjell asnjë dobi qeverisë gjermane.Të premten e kaluar ajo i dorëzoi komisionit një raport konfidencial, në të cilin refuzohet mbajtja e seancës së marrjes në pyetje e Snowden në Gjermani. Ndër të tjera në arsyetimin e gjatë në një tekst prej 27 faqesh, thuhet se interesat e huaja dhe të sigurisë të Republikës Federale të Gjermanisë janë më të mëdha se "interesat e mundshme të komisionit hetimor për organizimin e një seance dëgjimore të zotit Snowden në Gjermani."

Pikëmpamjet e të ngarkuarës së qeverisë gjermane me mbrojtjen e të dhënave dërgojnë kështu ujë në mullirin e opozitës, e cila planifikon që nëse është e nevojshme çështjen ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese vetëm për të realizuar marrjen në pyetje të Snowden në Gjermani. Kryetarja e grupit të partisë "E Majta" në komisionin hetimor të NSA-së, Martina Renner, tha të martën se qeveria nuk ka "lirinë e interpretimit" të kësaj çështjeje. Zëvendësi i Martina Renner, André Hahn akuzoi kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) "për dobësi para mikut." Një marrëdhënie e mirë me SHBA është për të më e rëndësishme se sa sqarimi i keqpërdorimit të miliona të dhënave.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMENT - UKRAINA NË PRAG TË LUFTËS CIVILE (05.07.2014)
E KA KAPËRCYER VËRTET ATHINA FAZËN KRITIKE? (05.06.2014)
SHBA E NGRE STATUSIN E ZYRAVE TË OPOZITËS SIRIANE (05.06.2014)
LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV (05.06.2014)
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT (05.05.2014)
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]