VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ELMAR BROK - NATO DUHET TA RIMENDOJË STRATEGJINË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ELMAR BROK - NATO DUHET TA RIMENDOJË STRATEGJINË

E Premte, 05.09.2014, 11:33am (GMT+1)



Politikani i CDU-së dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian mendon se duhet filluar debatin për stacionimin e trupave të NATO-s në vendet lindore.

DW: Zoti Brok, stacionimi i trupave në Lindje do të ishte në kundërshtim me praktikën e deritanishme. A do ta acaronte kjo edhe më shumë konfliktin me Rusinë?

Elmar Brok:
Deri tani kjo ka qenë politikë e drejtë - që ky stacionim të evitohet. Por tani duhet të kuptojmë se si pasojë e politikës agresive të Rusisë në vendet e Baltikut dhe në Poloni ekziston frikë e madhe, sikur në Gjermani në vitin 1989. Ndaj duhet rishikuar mundësitë për domosdoshmërinë e stacionimit të trupave atje, nëse vazhdon politika agresive e Putinit.

Sa reale janë kërcënimet për partnerët e NATO-s në Lindje?

Brok:
Ka skenarë sipas së cilëve Rusia do të marrë pjesë të mëdha të Ukrainës dhe më pas edhe Moldavia do të bie pre e strategjisë së nacionalistëve rusë. Kjo do të thoshte se Rusia do të gjendej gjithandej në kufi me NATO-n dhe BE-në. Argumentimi që është përdorur deri tani me rastin e aneksimit të Krimesë, i përgjigjet në tërësi edhe vendeve baltike.

A do të ishte NATO në gjendje të evitojë futjen e trupave ruse, për shembull në Estoni?

Brok:
Sot nuk do të ishte në gjendje. Ndaj është e domosdoshme që nëse politika e tanishme ruse vërtetë vazhdon, që të mendohet se çfarë duhet ndërmarrë. Këtu kemi një obligim shumë të qartë të NATO-s dhe duhet bërë të qartë se Rusia po i futet rreziqeve. Frikësimi i tillë e ka ruajtur paqen edhe në kohën e Luftës së Ftohtë. Ndaj duhet të fillojmë të mendojmë ndryshe. Por unë ende shpresoj se ditët e ardhshme diplomacia do të funksionojë dhe se Rusia do të nisë një rrugë e cila nuk nënkupton politikën e agresionit.

Ukraina nuk është në NATO. A do të thotë kjo se Ukraina nuk ka pasur fat, sepse ka ardhur tepër vonë, dhe tani do të bie në duart e politikës ruse?

Brok:
Obligimi i mbrojtjes ekziston ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Prandaj vendimet e deritanishme kanë qenë të drejta, që të mos ndërhyhet ushtarakisht për shkak të Ukrainës. Sulmet eventuale ndaj territorit të vendeve të NATO-s do të aktivizonin në mënyrë automatike Artikullin 5. Ndaj mendoj se është shumë me rëndësi që Rusisë t'i sinjalizohet: Mos e tepro dhe kthehu në politikën që respekton të drejtën!

Sa e madhe ëshët kjo thyerje me krizën në Ukrainë? A do të thotë kjo se vërtetë do të kthehemi në politikën e konfrontimeve para vitit 1989 e ndoshta madje edhe në shekullin 19?

Brok:
Më parë do të thosha në shekullin e 19, për shkak të armëve moderne dhe pasojave si në kohën e Luftës së Ftohtë. Ndaj kemi shpresuar në 25 vitet e fundit se do të respektohen rregullat e Kartës së Helsinkit, për rrespektimin e integritetit territorial të një vendi. Nëse dikush para gjashtë javësh do të më thoshte se kjo e drejtë do të shkelet, nuk do t'i besoja.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMISIONI HETIMOR I BUNDESTAGUT - SNOWDEN DO TË MERRET NË PYETJE (05.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA NDALON PËRFITIMET TREGTARE PËR RUSINË (05.08.2014)
GJERMANI - E NGARKUARA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PRO DËGJIMIT TË SNOWDEN NË KOMISIONIN HETIMOR (05.08.2014)
KOMENT - UKRAINA NË PRAG TË LUFTËS CIVILE (05.07.2014)
E KA KAPËRCYER VËRTET ATHINA FAZËN KRITIKE? (05.06.2014)
SHBA E NGRE STATUSIN E ZYRAVE TË OPOZITËS SIRIANE (05.06.2014)
LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV (05.06.2014)
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT (05.05.2014)
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]