VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E KA KAPËRCYER VËRTET ATHINA FAZËN KRITIKE?

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
E KA KAPËRCYER VËRTET ATHINA FAZËN KRITIKE?

E Martë, 05.06.2014, 05:58pm (GMT+1)

FMN dhe KE publikojnë disa statistika, të cilat e bëjnë Athinën me krahë: Tani ajo kërkon zgjatje të kohës së kthimit të kredive dhe norma më të ulta interesi. Por ekonomistët janë kritikë për lehtësimin e Athinës.

Protesta në Greqi

Ka kaluar koha e protestave?!

Qeveria greke po negocion në Athinë me partnerët europianë për kredi të tjera ndihme për vendin e tronditur nga kriza. Athina synon tani zgjatjen e afatit të kthimit të kredive nga 30 në 50 vjet. Krahas kësaj grekët kërkojnë edhe uljen e normave të interesit. Në nëntor 2012 Eurogrupi i dha shpresa Athinës, se do të vazhdonte mbështetjen me kredi, por me kusht që masat e kursimit të jepnin efekt, pra Athina të dilte me një plus buxhetor - kur prurjet e saj buxhetore pas heqjes së shpenzimeve të mbeteshin ende në plus - pa llogaritur këstet e kthimit të kredive. Komisioni Europian bëri të ditur javën e kaluar se Athina e ka arritur këtë objektiv. Por nëse Athina vërtet më shumë fut se nxjerr nga arka e buxhetit, kjo është një temë mjaft e kontestuar mes ekonomistëve.

Para një jave, KE i atestoi Greqisë një plus buxhetor prej 1,5 miliardë eurosh për vitin e shkuar. Shumë ekonomistë këtë e quajnë një vetëmashtrim që bëjnë si BE, FMN po ashtu edhe Athina. Sipas Hans Werner Sinn, drejtor i Institutit të Mynihut Ifo, një plus buxhetor del shumë shpejt po qe se lihen mënjanë disa shpenzime.

Nuk ka plus buxhetor

Dyqane të mbyllura në Athinë.

A do të hapen dyqanet sërish?

"Greqia nuk ka mbërritur aspak tek një plus buxhetor, ky është një informacion që fryhet nga shtypi dhe është i gabuar", thotë Sinn, për Deutsche Wellen. "Greqia ka një deficit të theksuar primar. FMN nuk e llogarit një pjesë të deficitit për ndihmat e tij. Por ky është veçse një përcaktim që bën FMN dhe jo eurostati apo zyra ta tjera statistikore", shpjegon Sinn.

Në të vërtetë Eurostati me qendër në Luksemburg nuk ka llogaritur asnjë shifër pozitive. Tek këto shifra mbërrin KE dhe FMN, pasi ato lenë pa llogaritur disa shpenzimet të veçanta "të dhëna vetëm një herë" - si për shembull 20 miliardë eurot, që iu janë dhënë Athinës për të rimëkëmbur bankat greke në krizë.

Athina para një "Comeback"-u të ri?

Komisioni Europian është shumë i përkushtuar të përcjellë një imazh pozitiv të Greqisë. Sipas KE vendi i prekur më së shumti nga kriza ndodhet para një "comeback-u". Prodhimi i përgjithshëm bruto do të duhet që në vitin 2014 të rritet, për herë të parë pas gjashtë vitesh me 0,6 %, sipas optimistëve në Bruksel. Në një prognozë koniunkturore të publikuar nga Komisioni Europian të hënën (05.05), thuhet se edhe qetësimi i eurozonës do të mund të ndikojë në gjallërimin e eksporteve".

Sipas pritshmërive në vitin 2015 madje prodhimi i përgjithshëm bruto në Greqi do të duhet të kapë 2,9 %. Në prognozën e BE-së theksohet më tej se "do të rriten si investimet e huaja ashtu edhe konsumi privat". Papunësia madje do të reduktohet nga 27,3% në vitin e kaluar në 24% në vitin e ardhshëm. Por borxhet mbeten ende të larta: Vërtet që rifutja në borxh nuk do të jetë më shumë e lartë - nga 12,7% në 2013-n ajo do të bjerë në 1,0% në vitin 2015, por mali me borxhe i Greqisë ende do të përbëjë 172,4% të kapacitetit ekonomik të këtij vendi. Ndërkohë që marrëveshjet e BE-së parashohin një kufi maksimal të borxhit publik deri në 60%.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA E NGRE STATUSIN E ZYRAVE TË OPOZITËS SIRIANE (05.06.2014)
LUFTIMET NË UKRAINËN LINDORE PROVË PËR UDHËHEQJEN NË KIEV (05.06.2014)
NAFTA DHE AMBICJET E KURDËVE TË IRAKUT (05.05.2014)
NZZ - GJERMANIA ROL DREJTUES NË KRIZËN NË UKRAINË (05.05.2014)
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së (05.05.2014)
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)
RRITJA E EKONOMIVE NË ZHVILLIM (05.03.2014)
RAPORT - LIRIA E BESIMIT NË BOTË (05.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]