UASHINGTONI PËRSËRIT THIRRJET PËR JUANIN
E Martë, 05.13.2014, 06:14pm (GMT+1)
Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew i kërkoi Kinës të lejojë forcat e tregut të luajnë një rol më të madh në përcaktimin e vlerës së juanit. Zoti Lew i bëri këto komente sot në Pekin, në prag të takimeve me kryeministrin Li Keqiang dhe zëvendëskryeministrin Wang Yang. Pekini tha në mars se do ta lejonte vlerën e juanit të luhatej më tepër kundrejt dollarit. Washingtoni e mirëpriti këtë veprim, por Departamenti i Thesarit tha kohët e fundit se monedha kineze mbetet shumë nën vlerë. Një juan më i dobët i bën mallrat kineze më të lira për amerikanët dhe i bën mallrat amerikane më të kushtueshme për kinezët, duke i dhënë avantazh eksporteve kineze. Zoti Lew po ashtu i bëri thirrje Kinës t'i hapë më tepër tregjet për investitorët, duke thënë se SHBA duan një marrëdhënie tregtare më të hapur dhe më të balancuar.za
www.voal-online.ch
|