VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Forcë policore për shuarjen e strukturave paraleleNga Albana Isufi

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 01:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Forcë policore për shuarjen e strukturave paralele

Nga Albana Isufi


E Djelë, 01.10.2010, 06:45pm (GMT+1)

 

 

 

Zhbërja e strukturave paralele, sipas analistëve kosovarë, kërkon këmbëngulësinë e institucioneve kosovare dhe ndihmën e mekanizmave ndërkombëtarë në vend. Analistët tërheqin vërejtjen se situata mund të dalë jashtë kontrollit, meqë strukturat paralele, në vend se të shuhen, po përforcohen.


Ditët e para të 2010-ës kanë sjellë kërkesën e presidentit Fatmir Sejdiu që menjëherë të shuhen strukturat paralele serbe në Kosovë. Ky reagim ka pasuar vendimet e Beogradit për emërimin e gjyqtarëve për të punuar në gjykatat paralele në Kosovë dhe ndarjen e mbi 40 milionë eurove për strukturat paralele.

Por, sa janë gjasat reale, sipas ekspertëve për çështje të sigurisë, që këto struktura, që funksionojnë në Kosovë tash e dhjetë vjet, të zhbëhen?

Eksperti Ramadan Qehaja konsideron se nevojitet veprim konkret i institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare për shuarjen e strukturave paralele.

"Unë mendoj se tash është momenti që lidershipi ynë të kërkojë nëpërmjet ICO-së, EULEX-it dhe KFOR-it, që në bashkëveprim me to, të fillohet të ndërpritet ky aktivitet, qoftë edhe me dhunë policore, me përdorim të policisë, duke mos i lejuar që të veprojnë aty ku e kanë ndërmend, sidomos gjykatësit", shprehet Qehaja.

Në të vërtetë, përdorimin e forcës për shuarjen e strukturave paralele e kanë përmendur edhe zyrtarët e institucioneve.

Por, sipas analistit tjetër për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, institucionet e Kosovës nuk kanë treguar këmbëngulësi në synimin për t'i shuar strukturat paralele, të cilat sfidojnë aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën.

"Deri në shpalljen e Kushtetutës kemi mundur të arsyetohemi se s'kemi kompetencë për të vepruar, pasi që kompetencat i ka pasur UNMIK-u. Por, tash nuk mund ta themi këtë, sepse kjo bie në kompetencë të institucioneve kosovare të sigurisë që të ndërmarrin veprimet e duhura konform Kushtetutës", thotë Ibishi.

Strukturat paralele serbe veprojnë në çdo fushë, madje edhe në atë të sigurisë. Këto të fundit u fajësuan për dhunën e marsit të 2008-ës në Mitrovicë, ku pati mbetur i vrarë një polic ukrainas i UNMIK-ut.

Po, ashtu Instituti "KIPRED" fajëson strukturat paralele të sigurisë se kanë kërcënuar dhe u kanë bërë presion serbëve lokalë, që të mos marrin pjesë në zgjedhje, gjë që ka çuar në bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në komunat veriore të vendit.

Ramadan Qehaja, tërheq vërejtjen se situata e sigurisë mund të dalë nga kontrolli, nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për shuarjen e strukturave paralele.

"Ka ardhur koha që ne të ballafaqohemi me to, të ndërmarrim masa rigoroze, sepse s'mund të themi se jemi shtet funksional, dhe nuk mund të veprojmë si të tillë. Kur them jashtë kontrollit, mendoj se popullata është shumë e zhgënjyer për shkak të varfërisë dhe papunësisë".

"Popullata është e zhgënjyer edhe me ekzistimin e strukturave paralele, të cilat po tolerohen nga të gjithë dhe ne nuk kemi qenë këmbëngulës në kërkesën për shuarjen e tyre. Kështu që, duhet të ndërmerren masa të përshpejtuara për shuarjen e këtyre strukturave",
thekson Qehaja.

Në të njëjtën frymë shprehet edhe Nuredin Ibishi, i cili mendon se institucionet tash kanë kompetenca të mjaftueshme për të vepruar kundër strukturave, që vazhdojnë të mos e njohin shtetin e ri dhe ta sfidojnë atë.

"Më në fund institucionet e sektorit të sigurisë në Kosovë, në këtë rast edhe MPB (Ministria e Punëve të Brendshme), policia, por edhe gjyqësia e doganat, duhet ta marrin veten, që në bashkëpunim me sektorët të sigurisë të EULEX-it e të KFOR-it, të ndërmarrin veprimet e duhura, që me masa administrative dhe politike ta zgjidhin situatën me këto struktura", pohon Ibishi.

Analistët për çështje të sigurisë fajësojnë administratën e OKB-së, që ka lejuar fillimisht funksionimin e strukturave paralele serbe.

Ndërsa, mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, që tash veprojnë në Kosovë, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe EULEX-i thonë se nuk i njohin këto struktura, ndërsa kërkojnë që çështja të zgjidhet me dialog, ose mjete të tjera politike.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, komandant i krahut jugor të NATO-së, admirali Mark Fixherald, ka thënë se strukturat paralele paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndryshimet në Qeveri pas balotazhit (01.10.2010)
KQZ ende pa vendim për Gjilanin (01.10.2010)
Gjilani: Vendimi pret votat me kusht (01.10.2010)
Mijëra pensionistë e humbën të drejtën e pensionitNga Ariana Kasapolli - Selani (01.10.2010)
Politika e qeverisë Obama për Evropën Lindore dhe Rusinë (01.09.2010)
Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro (01.09.2010)
Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë (01.09.2010)
Westerwelle i jep shpresë Turqisë për anëtarësim në BE (01.08.2010)
Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully (01.07.2010)
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]