VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJENOCID NUK ISHTE - PO ÇFARË ISHTE?Nga DRAGOSLAV DEDOVIC, Deutsche Welle

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 08:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
GJENOCID NUK ISHTE - PO ÇFARË ISHTE?
Nga DRAGOSLAV DEDOVIC, Deutsche Welle

E Enjte, 02.05.2015, 10:11am (GMT+1)



Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë synon të ndihmojë për pajtimin: as serbët, as kroatët nuk kanë kryer gjenocid në luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Po çfarë ndodhi atëherë atje, pyet Dragoslav Dedović.


Gjuha e juristëve tingëllon tmerrësisht e ftohtë: elitat shoviniste në Jugosllavinë që po shpërbëhej atëherë nuk kanë treguar synimin për të shkatërruar "një grup të caktuar nacional, racor, fetar ose të përcaktuar nga përkatësia në një popull". As plotësisht dhe as pjesërisht. Kështu vendosën gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë të martën, me një shumicë të qartë votash.

Në konfliktin serbo-kroat midis viteve 1991 dhe 1995 vdiqën dhjetra mijëra vetë. Serbë dhe kroatë të armatosur vranë civilë të palës tjetër, i torturuan, i përdhunuan, i dëbuan. Në fund, qytete të tëra u mbuluan nga hiri e shkrumbi. Grupe popullore u zhdukën krejtësisht nga rajone, të cilat ato i vështronin prej dekadash si atdheun e tyre. Por kjo megjithatë nuk ishte gjenocid, siç konstatuan gjykatësit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.


Shumë "anëtarë të një grupi" vdiqën, ose qenë të detyruar t'i braktisin përgjithmonë shtëpitë e tyre, vetëm sepse qenë kroatë apo serbë. Ndonjë ushtar, i cili brohoritet deri sot në Beograd ose në Zagreb si hero kombëtar me siguri që u shkaktoi "anëtarëve të grupit dëme të rënda fizike ose shpirtërore". Këtë e dinë edhe fansat e sotëm të këtyre "heronjve" me uniforma. Pikërisht për këtë "trimëri" i admirojnë ata pas dyerve të mbyllura deri sot "heronjtë" e tyre - dhe ata kënaqen me këtë. Publikisht ata theksojnë në mënyrë pak më të zbutur, se patriotët e nderuar, të cilët luftuan për një çështje të drejtë, që në përkufizim nuk mund të jenë kriminelë ose autorë gjenocidi.

Tani, meqenëse nuk pati fare gjenocid, shtrohet një pyetje tjetër: si duhet të quhet e gjitha që ndodhi atëherë në luftën serbo-kroate? Pse u desh që të vdisnin dhe të dëboheshin kaq shumë njerëz së bashku me shtetin e Jugosllavisë? Si mund t'i përmbledhësh nën një koncept fatet e viktimave? Kujt-veç familjeve- u mungojnë personat e zhdukur, njerëzit pa varr? A e prekim thelbin po të flasim për "krime kundër njerëzimit" ose po të përdorim madje eufemizmin cinik "spastrim etnik"?

Sipas vlerësimeve ishin rreth një gjysmë milioni persona të armatosur që morën pjesë në luftërat shpërbërëse të Jugosllavisë. Shumë prej tyre e dinë sa pak vlerë kishte atëherë jeta e një civili "kundërshtar". Për këtë nuk flitet me dëshirë - as atëherë, as sot. Në vend të kësaj, "gjenocidi" avancon në një koncept luftarak të preferuar të klasës politike postjugosllave dhe të masave të zhgënjyera.

Të tjerët ishin "autorë gjenocidi" kurse ne kemi qenë në të drejtë, sepse jemi viktima të pavarura- kjo është e përbashkëta në të dyja anët e kufirit kroato-serb. Kurse një vështrim në forumet e internetit ish-jugosllave të jep përshtypjen se kjo ideologji vazhdon të jetë mall me shumicë. Dhe se lufta serbo-kroate me sa duket nuk ka marrë fund.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. Është iluzore të presësh që serbët dhe kroatët ta marrin vendimin si nxitje për t'u treguar më konsekuentë në ndjekjen penale të dorasve në radhët e veta ose për një rivlerësim më intensiv të së kaluarës. Në të dyja vendet, gjykimi i Hagës do të keqinterpretohet më tepër si dokument i pastërtisë së vetes dhe si gabim i drejtësisë përsa i përket shfajësimit të palës tjetër. Viktimat e atëhershme në këtë mënyrë keqpërdorohen nga nacionalistët serbë dhe kroatë.

Edhe nëse, sipas vendimit të Gjykatës, nuk ka pasur krime mes serbëve dhe kroatëve -në luftën serbo-kroate 20 vjet më parë pati krime masive. Të bëra në mënyrë të qëllimshme. Për këto krime janë ndëshkuar deri tani vetëm pak përfaqësues të elitave të atëhershme. Dhe kjo nuk është e drejtë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E MAJTA PO VJEN!Nga GEMMA CASADEVALL, Deutsche Welle (02.03.2015)
The New York Times - UASHINGTONI PO SHQYRTON NDIHMËN USHTARAKE PËR UKRAINËN (02.02.2015)
KUBA KËRKON T'I KTHEHET BAZA NË GUANTANAMO (01.29.2015)
NUK ËSHTË LOJË E LEHTË PËR ROBIN HOODINKoment nga SPIROS MOSKOVOU, Deutsche Welle (01.26.2015)
FITORJA E SYRIZAS SHKAKTON FRIKË PËR TRAZIRA TË REJA NË EUROZONË (01.26.2015)
OBAMA E ANULON VIZITËN NË TAXH MAHALL (01.25.2015)
LIDERËT BOTËRORË E NGUSHËLLOJNË RIADIN (01.25.2015)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON INDINË (01.24.2015)
OBAMA NUK E TAKON KRYEMINISTRIN E IZRAELIT (01.23.2015)
SFIDAT MADHORE TË SIGURISË GLOBALE - RUSIA BURIM DESTABILITETI DHE POTENCIAL PËR ZGJIDHJE KRIZASH (01.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]