VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNMIK në rol lehtësues mes palëve

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
UNMIK në rol lehtësues mes palëve
E Enjte, 01.21.2010, 10:31pm (GMT+1)

 

Misioni i OKB-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë punën e tij në vend mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe se vendimi për mbylljen e tij i takon vetëm KS të OKB-së.

 

Një zëdhënës i UNMIK-ut, Russell Geekie, i tha BBC-së se misioni i rikonfiguruar që nga viti i kaluar, përveç rolit të vëzhguesit dhe raportuesit, luan edhe një rol administrativ në Mitrovicën e Veriut.

 

Deklaratat e zëdhënësit të UNMIK-ut vijnë në kohën kur pritet diskutimi për Kosovën në KS të OKB-së dhe pas kërkesave të udhëheqësve të Kosovës për mbylljen e plotë të misionit.

 

Zoti Geekie tha se UNMIK-u po përcjell me vëmendje zhvillimet për veriun, posaçërisht të strategjisë së institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare për këtë pjesë të Kosovës dhe se mund të rirreshtohet nëse është e domosdoshme.

Mirëpo ai tha se UNMIK-u nuk është njoftuar dhe as që është pjesë e strategjisë për veriun. Zoti Geekie tha se misioni i OKB-së zhvillon biseda me të gjitha palët, përfshirë edhe udhëheqësit me ndikim në veri, pavarësisht se cilave struktura u takojnë.

 

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Geekie dhe fillimisht i kërkoi më shumë hollësi për raportin e sekretarit të përgjithshëm për Kosovën që pritet të bëhet publik të premten në seancën e KS të OKB-së.

Russell Geekie: Raporti është bërë publik nga zyra e OKB-së në York, të premten dhe ai mbulon periudhën nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Por përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm do të paraqesë raportin para KS të OKB-së këtë të premte.

 

BBC: Por çfarë do të paraqesë kreu i UNMIK-ut Zannier para KS të OKB-së? Posaçërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me institucionet e Kosovës, meqë në këtë periudhë kemi parë një lloj ngrirje të tyre?

Russell Geekie: Unë nuk dua që të paragjykoj se çfarë do të thotë ai. Por nëse e lexoni raportin, i cili është i saktë, ajo që ne kemi parë në këtë raportim të tremujorshit të fundit, në krahasim me periudhën paraprake, është një angazhim më i madh mes institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm në këtë nivel. Raporti paraqet takimet me presidentin Sejdiu dhe me kryeministrin Thaçi gjatë kësaj periudhe.

 

BBC: Por a nuk është paksa ironike, duke marrë parasysh faktet nga e kaluara kur takimet ishin të rregullta. Është e qartë se ju e keni zvogëluar praninë por ende jeni të pranishëm?

Russell Geekie: Nuk mendoj se është ironike. Është e qartë se ne ende punojmë mbi bazën e mandatit tonë sipas Rezolutës 1244, që është miratuar nga KS. Por misioni është rikonfiguruar dhe ne kemi një rol tjetër kur nuk po e ushtrojmë rolin tonë të administrimit mbi Kosovën tani. Mendoj se kjo është e natyrshme por ajo që është positive është ka një mirëkuptim nga të gjithë për rolin që UNMIK-u mund të luaj në lehtësimin e zgjidhjeve për problemet praktike.

 

BBC: Pra problemet praktike posaçërisht në veri të Kosovës?

Russell Geekie: Ne nuk luajmë një rol vetëm në veri dhe mendoj se kjo është keqkuptuar. Por është e vërtetë se ne, përveç vëzhgimit dhe raportimit, përqëndrohemi edhe në komunitetet e ndryshme, siç janë ato në veri.

BBC: Por më saktësisht. Çfarë po bëni në veri, sepse kemi parë një prani më të madhe të UNMIK-ut atje?

Russell Geekie: Është një rol që shumë shpesh është keqkuptuar. Ne kemi një përfaqësues rajonal për veriun e Kosovës. Një prej arsyeve është se të gjitha palët mund të flasin me ne atje. Një pjesë e rolit tonë është të kemi përfaqësues në pjesë të ndryshme të veriut. Por ne luajmë vetëm rol administrativ, pra ushtrojmë rolin tonë administrativ në Mitrovicën e Veriut dhe ky është vendi i vetëm dhe askund tjetër në Kosovë.

BBC: Meqë thoni se po luani rol administrativ në veri, më lejoni t'ju pyes nëse jeni pjesë e një strategjie për veriun e Kosovës, të hartuar nga autoritetet në Prishtinë dhe ato ndërkombëtare?

Russell Geekie: Sërish po them se ne luajmë vetëm një rol administrativ në komunën e Mitrovicës së Veriut. Që të jemi të qartë për këtë. Ky është një rol i pranuar nga të gjitha palët. Por kur jemi tek pyetja juaj, unë nuk do të komentoj për planet e organizatave të tjera. Por ne i kemi përcjellë zhvillimet me shumë kujdes dhe ne mund të rirreshtohemi nëse është e domosdoshme por plani të cilit i referoheni ju është i institucioneve të Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe jo i yni.

BBC: Jeni ftuar që t'i bashkoheni këtij plani?

Russell Geekie: Nuk jam në dijeni të ndonjë ftese.

BBC: Kur thoni se po luani rolin e një lehtësuesi ndërmjet komuniteteve, keni qenë në pozitë që të ndihmoni në ndonjë lloj dialogu ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri?

Russell Geekie: Unë mendoj se të gjitha palët flasin me ne dhe ne ndihmojmë, ndonjëherë, në vendosjen e dialogut jotë drejtpërdrejt por mendoj se ashtu siç pajtohen të gjitha organizatat ndërkombëtare në Kosovë, dialogu sy më sy është shumë më i mirë. Shembulli më i mirë do të ishte ai në pjesën veriore, te Kroi i Vitakut, ku gjendja mbetet ende e tensionuar megjithëse tani është pak më qetë.

BBC: Por ju nuk keni patur mundësi të ndërmjetësoni në këto biseda sy më sy?

Russell Geekie: Ne vetëm ndihmojmë dialogun e çfarëdo lloji. Por nuk na takon neve që të organizojmë dialogun sy më sy domosdoshmërisht. Por unë desha të them se ne e inkurajomë atë ashtu siç bëjnë edhe të gjitha palët.

BBC:
Kur e përmendni veriun, a jeni ende në kontakte me strukturat që cilësohen paralele serbe në atë pjesë?

Russell Geekie: Ne flasim me të gjithë që kanë ndikim dhe me të gjithë udhëheqësit pa bërë ndonjë paragjykim mbi strukturat paralele, siç i quani ju.

BBC:
Dhe më lejoni që të kthehem sërish në fillim, autoritetet në Prishtinë kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se duan që UNMIK-u të largohet nga Kosova.

Russell Geekie: Mendoj se të gjithë e kuptojnë, përfshirë këtu edhe udhëheqjen kosovare se vendimet për hapjen ose mbylljen e misioneve merren në New York, posaçërisht nga KS i OKB-së.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkollat fillore shqipe bojkotojnë maqedonishtenNga Zerijeta Hajro Jahjaga (01.21.2010)
75 vjet nga lindja e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori (01.20.2010)
Dialog me strukturat paralele! (01.19.2010)
Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave, tani ndërtesë qeveritare (01.18.2010)
65 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe (janar 1945 - 2010)Nga Fritz Radovani (01.17.2010)
Deda: Kosovë-Serbi, modeli i dy Gjermanive (01.15.2010)
Pack sulmon Edi Ramën (01.14.2010)
Topalli: Debati bëhet në Parlament, jo në rrugë (01.14.2010)
Kosova e vendosur në rrugën kah institucionet euroatlantike (01.13.2010)
San Francisko: Presidenti Sejdiu sonte flet mbi zhvillimet në Kosovë (01.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]