E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Unioni i Gazetarëve: Mediat e Kosovës në gjendje të vështirë
E Premte, 10.30.2009, 08:02am
Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) ka organizuar një tribunë me titull “Perspektiva e transmetuesit publik”, në të cilën panelistë ishin : Kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri, Prof. Dr. Milazim Krasniqi (Shef i Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës) dhe Prof. Haqif Mulliqi (ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe gazetarë me përvojë). Me këtë rast kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri ka apeluar gjithë faktorët relevenat politikë të vendit që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre ndaj mediave në mënyrë që mbahet nivel i lartë lirinë e shprehjes. Jahiri tha se duke parë raportet e fundit të publikuar nga mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar shihet një gjendje e vështirë e mediave në vendin tonë.
Ish pronarët presin kompensim
E Enjte, 10.29.2009, 01:39pm

Çështja e kompensimit të pronave në Shqipëri vazhdon të nxisë debate dhe mospajtime ndërmjet ish-pronarëve dhe pushtetit

Ish-pronarët dhe qeveria ndahen fort në qëndrime, kur bëhet fjalë për mënyrën se si është trajtuar procesi i kthimit dhe kompensimit të pronës.
Kryetari i Shoqatës për Pronësi dhe Drejtësi, Reshit Vorpsi, e sheh me skepticizëm strategjinë që do të ndjekë qeveria në këtë mandat të ri, për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare kësaj çështjeje.
“Në programin qeverisës nuk ka gjë të qartë se si do të realizohet ai ngërç që është krijuar nga pronat. Ajo që presin pronarët, është kthimi i pronës. Në rastet kur është e pamundur – një kompensim i drejtë, në raport me çmimet e tregut, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe legjislacioni jonë”, thotë Vorpsi.

Informaliteti dhe kontrolli i qeverisë - Faktorë të përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri
E Enjte, 10.29.2009, 08:28am

Hapet debati dhe nxitet lëvizja për përmirësimin e situatës së mediave në Shqipëri. "Reporterë pa kufij": Në 2009 Shqipëria cilësohet si vendi me më pak liri shtypi në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Sektori i medias ka një rritje dhe vitalitet impresionues për një vend të vogël si Shqipëria. Shifrat zyrtare tregojnë se botohen 24 gazeta të përditshme, ka 86 operatorë radio televizivë dhe 64 periodikë javorë dhe mujorë. Por ky vitalitet dhe kjo pasuri nuk është shoqëruar edhe me rritjen e dimensioneve të lirisë dhe të pluralizmit në informimin e publikut. Përkundrazi, siç tregon edhe raporti i sivjetëm i "Reporterë pa kufij" liria e shtypit është limituar. Aleksandër Cipa, analist i pavarur i Tiranës, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë tregon për Deutsche Welle-n faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë situatë:

Shaqiri: Presion i mprehtë mbi RTK-në
E Mërkurë, 10.28.2009, 08:57am

Drejtues të Radiotelevizionit të Kosovës kanë pranuar se ekziston presioni mbi këtë medium publik, një ditë pasi që drejtori i Unionit Evropian të Transmetuesve, përmes një letre, ka kritikuar kryeministrin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në “krah medial të partisë në pushtet”.

Në letrën e tij, ndër të tjera, Zhan Reveillon ka thënë se presioni i Qeverisë Thaçi e ka transformuar RTK-në nga një furnizues i balancuar i lajmeve në një krah medial të partisë në pushtet dhe, siç është shprehur, në “krahun medial tuajin si kryeministër”.

LDK: Hetimet ndaj Veliut, fushatë politike
E Martë, 10.27.2009, 05:32pm

LDK-ja, duke reaguar ashpër, e cilësoi të motivuar politikisht një kërkesë të Prokurorisë Publike për heqjen e imunitetit të deputetit dhe kandidatit të kësaj partie për kryetar të Podujevës, Agim Veliu

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka refuzuar shqyrtimin e një kërkese të Prokurorisë Publike, sipas së cilës kërkohej që deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut, t’i hiqet imuniteti, në mënyrë që të vazhdojnë hetimet për një rast të dyshuar ndaj tij. Deputeti Agim Veliu është edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës. Ai, bashkë me Grupin Parlamentar të LDK-së, e cilësuan këtë kërkesë të prokurorisë të motivuar politikisht, për të dëmtuar fushatën e tij dhe të LDK-së.

EBU-UER: Kritika Thaçit lidhur me RTK-në
E Hënë, 10.26.2009, 07:18pm

Unioni Evropian i Transmetuesve sot e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në “krah medial të partisë në pushtet”

Në Preshevë themelohet partia Unioni Demokratik Shqiptar
E Hënë, 10.26.2009, 07:30am
Unioni Demokratik Shqiptarë, është bërë subjekti i dytë shqiptarë i cili vepron në të trija komunat e këtij rajoni të banuar me shumicë shqiptare. Nënshkrimi i Marëveshjes nga Rahmi Zylfiu-Kryetar i Grupimit Qytetarë “Rahmi Zylfiu” që vepron në Preshevë, Mejdi Zeqiri –Kryetarë i Degës së UDSH-së në Bujanoc si dhe nga Rexhep Abazi –Kryetar i Degës së Lëvizjes Demokratike për Integrim në Medvegjë, ka konfirmuar edhe fillimin e epokës së re të politikë- bërjes në Luginën e Preshevës. “Unifikimi i tri partive politike erdhi në kohën më të nevojshme, pikërishtë kur Lugina, cdo ditë e më tepër po shënon zbrazje nga popullata autoktone shqiptare” –ka thën Rahmi Zylfiu i sapo emëruar kryetar i UDSH-së,

Imuniteti dhe qeveritarët në Shqipëri

Nga Xhon Uidhers, Ambasador i SHBA në Tiranë


E Djelë, 10.25.2009, 10:55am

“Imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbajnë poste të larta qeveritare”

PD: Gabimet e 28 qershorit mbledhin Kuvendin
E Shtunë, 10.24.2009, 12:51pm

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor më 12 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të analizuar gabimet në zgjedhje, ku PD nuk arriti të krijojë qeveri të vetën.

Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, doli para pak çastesh në një komunikim me mediat, ku sqaroi se “këto analiza do të shoqërohen me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave lokale për të mënjanuar defektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 Qershorit”.

Prishtina, përcaktuese e fatit të koalicionit
E Premte, 10.23.2009, 04:44pm
Analistët vlerësojnë se fushata parazgjedhore në Kosovë ka një rrjedhë normale. Kurse, gara për Prishtinën cilësohet si garë që do të përcaktojë jo vetëm fatin e koalicionit PDK–LDK, porse do të paraqesë edhe betejë për mbijetesën e LDK-së në skenën politike.
Fushata parazgjedhore në Kosovë po ecën normalisht dhe pa ndonjë risi të madhe në skenën politike, vlerësojnë analistët.
Sipas tyre, e reja e kësaj fushate është heqja e premtimeve të mëdha politike nga fjalori i politikanëve, kurse, në aspektin partiak, analistët e vlerësojnë sidomos betejën për Prishtinën ndërmjet dy partive më të mëdha, të cilat janë edhe partnere në koalicionin qeverisës në nivelin qendror.
  » Xhon Uidhërs: Liderë dhe zyrtarë të fshehur pas imunitetit
  » Rama këmbëngul për hetim parlamentar
  » Gazetarët: Raporti për lirinë e mediave i saktë
  » Ku varet fati i betejës sonëNga Edi Rama, kryetar i PS
  » Isa Mustafa: Kjo është diktaturë
  » Daci-Pacolli: Mitrovica e pandarë
  » BERZH: Shqipëria pritet që të shmangë recesionin
  » GNK: Zgjedhjet e 15 nëntorit duhet të sigurojnë legjitimitet qeverisjeje në Shterpcë
  » Brukseli inkurajoi maqedonasit, befasoi shqiptarët (Koment INA, 24 Orë)
  » BE: Presim më shumë përparim



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]