E Djelë, 05.19.2024, 05:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Partia e re çame ka dy deputetë në Kuvend
E Mërkurë, 09.30.2009, 07:57pm

Deputeti Shpëtim Idrizi, i cili deri dje ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, sot ka shpallur zyrtarisht krijimin e një partie të re, e cila do të quhet “Për Drejtësi për Unitet”, PDU.

“Kemi vendosur krjimin dhe shpalljen e një partie të re, me anë të së cilës do të ngjallim shpresat te të gjithë ata që do të ndjekin rrugën tonë”, tha mes të tjerash ai.

Sipas tij, PDU nuk është një parti si gjithë të tjerat, por ajo ka si pikë kryesore zgjidhjen e çështjes çame.

“Zgjidhja e çështjes çame është mjaft e rëndësishme, pasi është më e madhja e pazgjidhur ende nga autoritetet dhe qeveritë e deritanishme të tranzicionit”, tha mes të tjerash gjatë prezantimit të partisë së re, drejtuesi i saj, deputeti Shpëtim Idrizi.

Berisha do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit
E Martë, 09.29.2009, 04:10pm

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Kuvendi Komunal pritet ta konfirmojë propozimin e dhënë nga kreu të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e 30 shtatorit....

 

”Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është personalitet i shquar i jetës politike në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe si i tillë do t’i bëjë nder qytetit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga KK në Prizren

Edi Rama në krye të PS me rreth 90 për qind të votave
E Djelë, 09.27.2009, 08:11am

Pas një fushate që u zhvillua e përbashkët për të dy kandidatët, në 12 qarqet e vendit, sipas burimeve nga komisionet zgjedhore nëpër rrethe, Edi Rama rezulton të ketë marrë shumicën e votave të socialistëve. Rezultate të tilla të larta janë raportuar mbrëmë edhe nga rrethet

 

Mbyllen zyrtarisht votimet për kreun e PS
E Shtunë, 09.26.2009, 04:49pm
Ora 16:00 shënoi edhe mbylljen zyrtare të kutive të votimit në gjitha qendrat e ngritura pranë njësive vendore në 12 qarqe të vendit.
Në garë për kreun e PS janë kryetari në detyrë, Edi Rama e Maqo Lakrori.
Të ndarë për euron
E Premte, 09.25.2009, 04:37pm
Rritja e shpejtë e monedhës evropiane në raport me monedhën shqiptare, lekun, ka hapur debatin mbi adoptimin ose jo të euros në tregun shqiptar - një diskutim i nxitur dhe nga një deklarim i kryeministrit Sali Berisha, ku fliste për euron si një perspektivë e shpejtë për vendin.

Ekspertët e ekonomisë ndahen në qëndrimin nëse Shqipëria duhet të zëvendësojë apo jo lekun me euron, një ndarje që lidhet kryesisht me periudhën se kur duhet të ndodhë ky proces.

Zef Preçi flet për një perspektivë të shpejtë, nisur dhe nga logjika e zhvleftësimit me hapa galomanë të lekut në raport me euron.
Haradinaj kritikon qeverinë Thaçi
E Premte, 09.25.2009, 10:01am

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi Qeverinë e Kosovës për, gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë qëndrimit në Gjakovë, për prezantimin e anëtarëve të rinj të AAK-së

Ramush Haradinaj sërish kritikoi sot Qeverinë Thaçi për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi. Sipas tij, qeverisja e keqe nga Thaçi është fajtore për gjendjen e keqe ekonomike, politike dhe atë të sigurisë në Kosovë.

“Qeveria Thaçi është qeveri që po i shkakton humbje të mëdha vendit në të gjitha sferat e jetës”, u shpreh Haradinaj.

Këto komente, i bëri gjatë prezantimit të disa anëtarëve të rinj të AAK-së për Gjakovën, ku ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të ndryshuar qeverisjen e tanishme.

Socialistët zgjedhin të shtunën kreun e tyre
E Enjte, 09.24.2009, 07:24am

Socialistët do të zgjedhin të shtunën kreun e ri të partisë. 82 mijë anëtarë të Partisë Socialiste, me parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin mes kryetarit aktual Edi Rama dhe kandidatit tjetër, Maqo Lakrori. Por paralel me zgjedhjet brenda saj, PS do të përballet edhe me një tjetër proces zgjedhor, atë të zgjedhjeve të parakohshme në 5 njësi të qeverisjes vendore, drejtuesit e të cilave dhanë dorëheqjen për shkak të kandidimit për deputet më 28 qershor

82 mijë socialistë në 12 qarqe të vendit, do t'iu drejtohen kutive të votimit këtë javë, për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Socialiste, pas ndërprerjes së mandatit për kreun aktual Edi Rama. Të shtunën do të votohet për të zgjedhur mes dy kandidatëve zyrtarë, Edi Rama dhe Maqo Lakrori të cilët këtë të mërkurë përfundojnë dhe fushatën e nisur në 1 shtator në të gjithë vendin.

Grekët largojnë personat që kandiduan për PD
E Mërkurë, 09.23.2009, 07:13am
Merr fund “ngrirja” e Kristaq Kalit, kreut të organizatës së OMONIA-s për degën e Sarandës, i pezulluar prej disa muajsh, qëkurse ai dha të gjitha sinjalet se mbështeste Kosta Barkën në lëvizjet e tij politike brenda PBDNJ-së dhe OMONIA-s, deri në kandidimin e tij për deputet në fushatën e qershorit 2009 me logon e Partisë Demokratike. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës politike të minoritetit etnik grek, e mbajtur në selinë e saj në Sarandë, ka zyrtarizuar shkarkimin dhe zëvendësimin e tij. E drejtuar nga Vasil Bollano, kryetar i këtij këshilli, njëherësh edhe kryebashkiak i Himarës, mbledhja ka arritur shpejt dhe pa debat në vendimin për shkarkimin e Kalit, pothuaj me të njëjtën procedurë dhe me të njëjtat argumente, me të cilat dy ditë më parë u bë shkarkimi i ish-prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, aktualisht ministër i Punës në kabinetin qeveritar “Berisha 2”.
KQZ: PSD, PAA, PDS, PDK e PBLD të kthejnë fondet e fushatës
E Martë, 09.22.2009, 01:56pm

Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi që shuma në 13 milionë lekë do iu shpërndahet partive që kanë fituar mandate në Kuvend dhe që janë: PD, PS, LSI, PR, PBDNj dhe PDI. Fondi do ndahet sipas përqindjes së fituar në parlament

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e sotme projektvendimin "Për kthimin e sasisë së fondit të përfituar nga partitë, të cilat nuk kanë fituar asnjë mandat në Kuvend dhe rishpërndarjen e tij partive që kanë fituar mandat në Kuvend në zgjedhjet e 28 qershorit".

TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri
E Martë, 09.22.2009, 07:32am

Në Shqipëri dega lokale e organizatës Transparency International shprehur sot shqetësim lidhur me mungesën e transparencën mbi fondet që partitë politike shqiptare kanë përdorur gjatë fushatës zgjedhore. 

Transparency International Albania, (TIA) shprehet se një ndër problemet e mëdha në Shqipëri mbetet përdorimi i fondeve publike, një shqetësim i ngritur edhe nga raportet ndërkombëtare. Edhe raporti përfundimtar mbi zgjedhjet i ODIHR  kërkon një përmirësim ligjor dhe përforcim të masave për kontrollet mbi financimin e partive.

Kodi Zgjedhor shqiptar parashikon caktimin nga KQZ të ekspertëve kontabël që të ushtrojnë kontrolle mbi llogaritë e partive. TIA kërkon që një ligj I ri për këtë cështje të përfshijëtransparencën financiare të partive politike  edhe gjatë periudhës mes dy zgjedhjeve
  » Llalla: Kemi kërkuar kallëzim penal për 14 zyrtarë
  » Qeveri me muskujNga Ramiz LUSHAJ
  » Tiranë: Qeveria e re nis punën
  » Qeveria lë jashtë PDInë, Muhedini: gabova kur kërkova të votohej PD
  » KQZ e Kosovvës: Për zgjedhjet e 15 nëntorit aplikuan 76 subjekte
  » LDD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje politike për zgjedhjet lokale 2009
  » Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se vendi bëri zgjedhjet më dinjitoze dhe se numërimi ishte korrekt
  » Krijohet koalicioni partiak zgjedhor AKR-LDD-PD
  » Fushata, Rama e Lakrori në Shkodër: Të bashkohet e majta dhe ndryshojmë qeverinë
  » Jozefina Topalli - Butësia e zonjës së hekurt



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]