E Enjte, 05.09.2024, 11:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ekonomia e Shqipërisë dhe kriza botërore
E Shtunë, 09.12.2009, 08:49am
Një pasojë e krizës botërore për ekonominë e Shqipërisë është edhe rënia e eksporteve, sidomos ajo e mineraleve.

Për një vështrim më të thellë rreth pasojave të krizës korrespondenti i BBC-së Aleksandër Furxhi, intervistoi profesorin e ekonomisë Adrian Civici, rektor i Universitetit Europian të Tiranës, i cili fillimisht i përgjigjet pyetjes se si u ballafaqua ekonomia e Shqipërisë me krizën botërore të vitit të fundit

Civici: Ekonomia shqiptare futet në grupin e atyre vendeve që u prekën rëndë nga pasojat e krizës, por që nuk ranë në krizë, në rast se si tregues të rënies në krizë marrim treguesin që përdoret rregullisht për të gjithë vendet dhe ekonomitë e zhvilluara, siç është rënia në depresion ekonomik në reçesion për një ose dy tremujore me rritje ekonomike negative ose përgjithësisht një ulje nën zero të ritmit të rritjes ekonomike.

Parë nga ky këndvështrim, Shqipëria futet në grupin e atyre pak vendeve që vazhdojnë të kenë rritje ekonomike pozitive, megjithëse shumë më të ulët se vitet e tjera, por gjithsesi nuk ra në reçesion.

Berisha: Pse ishte e vështirë përzgjedhja e emrave në qeveri
E Premte, 09.11.2009, 03:29pm

Kryeministri Berisha ka prezantuar dje në emisionin "Opinion" të TV Klan prioritetet e mandatit të dytë të qeverisë së sapokrijuar. Ai theksoi se përzgjedhja e anëtarëve të kabinetit të ri ka qenë një proces i vështirë, pasi vendi kishte në mandatin e shkuar një ekip që anëtarësoi vendin në NATO dhe realizoi me kompetencë të madhe reforma të thella. Kreu i qeverisë nënvizoi se ky kabinet ka një përfaqësim të gjithanshëm dhe koalicioni i ri sjell një risi pozitive politike dhe sociale. Duke u ndalur në kriteret e përzgjedhjes së ministrave të rinj, kreu i qeverisë theksoi se bazë e përzgjedhjes ka qenë merita, por edhe kriteri politik.

Përzgjedhja e kabinetit të ri

 

Përzgjedhja e këtij kabineti ka qenë një proces i vështirë për mua, sepse me një kabinet, me një ekip anëtarësuam Shqipërinë në NATO, një arritje madhore e historike për vendin. Me një ekip ne transformuam klimën për biznesin, bëmë një revolucion fiskal ndër më madhorët, dyfishuam të ardhurat, rrogat e pensionet.

Muhedini: Nuk na dhanë një ministri, por do marrim patjetër ambasadën në SHBA


E Premte, 09.11.2009, 12:16pm
Vërtet nuk kanë mundur të përfaqësohen me një ministër të tyrin në kabinetin e ri qeveritar, por do të këmbëngulin që të marrin patjetër përfaqësimin diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në Bashkimin Evropian.

Këto janë dy postet që tashmë PDI, partia që përfaqëson çamët në vendin tonë, pretendon të ketë në qeverinë e re “Berisha 2, përveç dy posteve të premtuara prej Berishës për zëvendës-ministra.

Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, sipas të cilit, bashkëpunimi i partisë së tij në kuadrin e qeverisjes së re me Partinë Demokratike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht mospajisjes së kësaj partie me një portofol ministror.

Sipas tij, çamët e kërkojnë ambasadorin në SHBA, pasi do të jetë ky aleat i Shqipërisë që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes çame.

Blushi dhe Malaj takim nesër me socialistët për reformimin e PS
E Enjte, 09.10.2009, 02:31pm

Deputetët socialistë Ben Blushi dhe Arben Malaj do të ndërmarrin nesër një takim me përfaqësues dhe simpatizantë të Partisë Socialiste për të lançuar para tyre idetë që kanë mbi reformimin e kësaj force politike.

 

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet e ditur se ky takim do të zhvillohet ditën e nesërme në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë, në orën 18.00, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ata që së fundmi janë cilësuar si grupi i kundërshtarëve të kryetarit të Partisë Socialiste.

 

Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur paraprakisht se Blushi dhe Malaj gjatë fjalës së tyre do të diskutojnë dhe do hedhin ide mbi bashkimin e së majtës dhe reformimin e Partisë Socialiste, gjëra këto që i shohin të lidhura me një jetë aktive parlamentare dhe jo bojkot të saj, siç ka hedhur idenë kohët e fundit kryesocialisti Edi Rama

Blushi insiston: Jam kundër bojkotit, po bëhet për interesa personale
E Mërkurë, 09.09.2009, 05:33pm

Kështu iu tha deputeti socialist gazetarëve

Tiranë, 9 shtator NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka reaguar sërish sot kundër bojkotit të PS-së në Parlament duke e quajtur atë një iniciativë të papjekur politike, madje sipas bojkoti është i mbështetur në interesa personale.

 

“Jam kundër bojkotit si një iniciativë e papjekur politike e mbështetur në interesa personale dhe kjo nuk i shërben politikës” deklaroi Blushi sot para gazetarëve.

Sipas tij në Partinë Socialiste nevojiten disa reforma si dhe disa ndryshime në status.

 

Ai theksoi se numri i atyre që mendoje se nuk ka arsye që Partia Socialiste të mos dalë nga parlamenti të shtohet.

Kryesocialisti nis sot turin për zgjedhjet e shtatorit
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:11pm

Tiranë, 9 shtator, NOA – Zgjedhjet e afërta të 26 shtatorit për kreun e partisë si edhe shpjegimi i arsyeve përse vendosi bojkotin e parlamentit, janë dy arsyet që e bëjnë kryesocialistin Edi Rama të nisë sot turin e tij në bazë.

 

Sipas burimeve pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, turi i paralajmëruar do të nisë nga qyteti i Elbasanit dhe parashikon takime me të gjithë socialistët e bazës, të cilëve do t’u shpalosë platformën e tij elektorale për një mandat të ri në krye të Partisë Socialiste.

 

Ndërkaq, në një tur të ngjashëm pritet të angazhohet edhe kandidati tjetër që pretendon të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.

Ky i fundit, mbeti i vetmi kandidat përballë Ramës, pasi Arben Malaj u tërhoq nga kara për kreun e Partisë Socialiste.

PS paralajmëron protesta popullore
E Mërkurë, 09.09.2009, 11:59am

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka paralajmëruar mbajtjen e protestave popullore.

Ai ka thënë aksioni i ri politik i PS-së nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, por vendosjen e standardeve demokratike të zgjedhjeve, sipas tij, të cenuara rëndë më 28 qershor.

“Nuk kemi asnjë problem me Kuvend dhe hyrjen në Kuvend, në rast se na jepet kjo mundësi që të hetojmë pa qenë të diktuar në hetimin tonë nga shumica, që është në fakt objekt hetimi”, u shpreh Rama.

Partia Socialiste ka bojkotuar Kuvendin e ri, deri, siç ka thënë, në plotësimin e disa kushteve, ku kryesorja mbetet garantimi nga ana e shumicës i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Braçe: Do marrim pjesë në Kuvend
E Martë, 09.08.2009, 10:51am
Partia Socialiste duket se do të ndryshojë qëndrim në minutat e fundit në lidhje me vendimin për të bojkotuar ose jo seancën e parë parlamentare për këtë legjislaturë. Anëtari i kryesisë së PS-së, Erion Braçe në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" deklaroi dje qartësisht se "qëndrimi ynë nuk nis me bojkotin apo mospjesëmarrjen në Kuvend. Përkundrazi, nis me pjesëmarrjen në Kuvend dhe e kushtëzon atë". Deklaratat e Braçes bien në kontradiktë me qëndrimin zyrtar që ka bërë publik PS-ja, por mendohet se janë edhe një paralajmërim i ndryshimit të kursit politik të opozitës në minutat e fundit.

Zoti Braçe, përfundimisht kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi i saj parlamentar kanë vendosur që deputetet e PS-së të bojkotojnë Kuvendin, madje pa afat..
Jo! Qëndrimi ynë nuk nis me bojkotin apo mospjesëmarrjen në Kuvend. Përkundrazi, nis me pjesëmarrjen në Kuvend dhe e kushtëzon atë. Pas rënies së zgjedhjeve, kjo është e vetmja mundësi që ne kemi.

Topi përshëndet Kuvendin e Ri
E Djelë, 09.06.2009, 02:17pm

Populli pret një të ardhme më të mirë

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Është një nder i veçantë për mua t’ju drejtohem sot me rastin e fillimit të punimeve të Kuvendit të Ri, të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme politike.
Më 28 qershor, në këtë ditë të shënuar, qytetarët e vendit tonë dëshmuan përgjegjësi politike, pjekuri, mençuri të admirueshme nëpërmjet pjesëmarrjes së lartë, e sidomos mënyrës civile e demokratike të sjelljes, me shpresën e besimin se përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë do të mishërojnë interesat e tyre dhe do të luftojnë më mirë për t’i mbrojtur ato.

Blushi rishprehet kundër bojkotit të kuvendit
E Shtunë, 09.05.2009, 11:22am
Brenda PS në Shqipëri janë qartësuar dy qëndrime, ai i përfaqësuar nga kryetari i saj Edi Rama dhe që kërkon bojkot të Kuvendit dhe ai i përfaqësuar nga anëtari i kryesisë, Ben Blushi që i bën thirrje deputetëve të PS të shmangin bojkotin.

Ilir Kadia i BBC bisedoi me zotin Ben Blushi dhe fillimisht e pyeti se pse nuk duhet që socialistët të bojkotojnë Kuvendin?

Blushi: PS nuk duhet t’i kthehet traditës së bojkoteve në Shqipëri, të cilat ajo i ka dënuar në të shkuarën kur PD e kishte kthyer këtë në një cikël kronik. E dyta PS nuk ka arsye të mjaftueshme për të mos shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. PS është futur në zgjedhje për të marrë pjesë në parlament, pavarësisht sesi do ishte rezultati i zgjedhjeve.

  » Vëzhguesit vendës: Zgjedhjet i përmbushën standardet
  » Mandati që ndryshoi ShqipërinëNga Sali Berisha
  » Kryeministri nënshkroi me Metën marrëveshjen e qeverisjes për katër vitet e ardhshme
  » Menduh Thaçi takon Ramush Haradinajn
  » Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës II
  » Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH
  » Malaj dhe Blushi kundër bojkotit
  » Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator
  » Edi Rama, mos merr peng PS!Nga Ben Blushi
  » Rama: PS në Parlament? E vendosin forumet



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]