E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
E Enjte, 10.15.2009, 06:40am

Italianët investojnë 10 miliardë euro në tri vitet e ardhshme në Shqipëri: 5 miliardë në energji, 3 miliardë në industri, bujqësi e turizëm, 2 miliardë në Korridorin 8

Voal-online –“Jemi duke u bërë Kina e vogël e Evropës, e këshillueshme ndaj të gjitha vendeve për investimet e tyre, e përshatëshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesime italiane.” Kështu citon ANSA kryeministrin Sali Berisha të ketë thënë në fjalën e tij në panairin e përvitshëm Fiera del Levante në Tiranë. Pasi ka theksuar se ky panair “është një zhvillim i madh i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë e sidomos midis Shqipërisë e Pulias,” kryeministri është ndalur në “lidhjet e interesat e përbashkëta për të shfrytëzuar potencialet në të gjitha fushat ekonomike.”

Debati për kufijtë detarë me Greqinë, Rama cakton ekspertë për ta analizuar çështjen
E Mërkurë, 10.14.2009, 09:19am

Pas debatit për marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kufijtë detarë reagon për herë të parë kryetari i PS, Edi Rama.

I pyetur nga mediat, Rama ka deklaruar se e ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur sipas tij nga zëra të pavarur, specialistë të fushës dhe për këtë ka caktuar një ekip ekspertësh për të ndjekur e analizuar këtë marrëveshje.

PS bojkoton zgjedhjet lokale
E Mërkurë, 10.14.2009, 08:32am

Rama: Është rruga për ta mbrojtur lirinë e votës

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS, Edi Rama ka shpjeguar vendimi që mori shumica e anëtarëve të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit.

Rama ka deklaruar se vendimi i bojkotit të zgjedhjeve është një vijim i natyrshëm i rrugës së deritanishme të ndjekur nga opozita për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

“Është rruga e domosdoshmërisë jetike e popullit opozitar për të mbrojtur lirinë, demokracinë, votën, si një liri dhe e drejtë që s’mund të tjetërsohet,  shkelet, transferohet e deformohet.

Topalli e Ruçi flasin për BBC
E Martë, 10.13.2009, 04:28pm

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërise Jozefina Topalli u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të zënë vendet në Kuvend.

Në një intervistë për BBC-në zonja Topalli thotë për kushtit kryesor të opozitës - hapjen e kutive të zgjedhjeve të fundit - se shumica do të respektojë rigorozisht Kushtetutën.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi ka këmbëngulur në qëndrimin se kusht për hyrjen e opozitës në parlament është hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Shtyhet përurimi i shtatores së Bill Klintonit
E Martë, 10.13.2009, 10:57am

Kryeministria: Ky manifestim shtyhet për “arsye të pjesëmarrjes së ish presidentit Klinton, që është konfirmuar për fillimin e muajit të ardhshëm”

Voal-online -Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar zyrës së kryeministrit të Kosovës, bën të ditur se kjo instancë qeveritare ka njoftuar se shtyhet përurimi i shtatores së ish presidentit amerikan, Bill Klinton, që ishte paraparë për sot në orët e pasditës.

Në njoftim, përfundon njoftimin e saj Radioja Evropa e Lirë, thuhet se ky manifestim shtyhet për “arsye të pjesëmarrjes së ish presidentit Klinton, që është konfirmuar për fillimin e muajit të ardhshëm”.

Krasniqi: Zgjedhjet test për Kosovën e politikanët
E Martë, 10.13.2009, 08:42am
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar zgjedhjet lokale të 15 nëntorit si një test për demokracinë dhe përgjegjshmërinë e njerëzve të politikës. Në një intervistë me BBC-në, zoti Krasniqi tha se, nëse testi për demokracinë nuk kalon atëherë nuk duhet kërkuar fajtori tek qytetarët, por tek subjektet politike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se partitë politike qeverisëse dhe të opozitës duhet të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë, më masivisht, në zgjedhje.

Kush i spiunon partitë shqiptare në Maqedoni?
E Hënë, 10.12.2009, 03:11pm

Partitë politike shqiptare theksojnë se janë të shqetësuar nga spiunimi dhe mbajtja nën vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve dhe planeve të tyre partiake e politike.

 

Shqetësimet sa vijnë e rriten sidomos nga dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH.

 

Partitë politike pranojnë se kryesisht spiunimi i tyre vjen nga persona dhe informatorë të involvuar në partitë e mëdha politike maqedonase si ato në pushtet.

Pse cilësohen historike zgjedhjet?
E Djelë, 10.11.2009, 04:39pm
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit po vlerësohen si historike për Kosovën dhe si provë nëse institucionet janë të gatshme të ndërtojnë vetë demokracinë. Diplomatë ndërkombëtarë tërheqin vërejtjen se nga zhvillimi i tyre varet edhe kahja e historisë së Kosovës. Analistët politikë pohojnë se kosovarët nuk duhet t’i dështojnë zgjedhjet e para, të organizuara pa ndihmën ndërkombëtare.
Përmbledhje: "Ku është vota ime"
E Djelë, 10.11.2009, 08:14am

Si kryeqyteti u mbush me të majtët e rretheve

Me moton “Ku është vota ime”, shumë qytetarë nga Tirana dhe rrethet u mblodhën pasditen e së Shtunës në një miting të organizuar nga PS dhe kreu i saj Edi Rama ku morën pjesë disa parti të vogla të majta e të djathta.

Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës
E Shtunë, 10.10.2009, 07:56pm

Kryetari i Partisë Socialiste ka ripërsëritur qëndrimin e opozitës se nuk do të kthehet në parlament pa u lexuar vota e lirë e elektoratit të majtë, votë që sipas tij u vodh prej regjimit të Berishës më 28 qershor.

Z. Rama ka deklaruar se fati i kësaj beteje varet nga vullneti i së majtës dhe atë se dikton dot një pushtet i korruptuar.

  » Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm
  » Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve
  » Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën
  » Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës
  » Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës
  » Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën
  » Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore
  » Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet
  » AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe
  » Partia Socialiste ashpërson qëndrimin politik



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]