VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË
E Enjte, 12.09.2010, 05:27pm (GMT+1)

Në fëmijërinë e rininë e tij të hershme, në dije e karakter, u formua edhe me Eposin e Kreshnikëve, me legjendat e Mujit e të Halilit dhe atë të Gjergj Elez Alisë, që në traditën etno-historike të Malësisë së Gjakovës janë aq shumë të brumuara, të prekshme e të ndjeshme saqë të duken të besueshme e frymëzuese, kur të tregojnë me pasion e emocion se ku shtrihen Lugjet e Verdha, Lugu i Zanave, Varri i Omerit etj., kur të thonë se mbledhësit e folklorit shqiptar Kangen e Gjergj Elez Alisë e kanë gjetë në këto vise dhe legjendat e percjellin betejen e tij me Bajlozin e Zi bash aty ku bashkohet Drini me Valbonen, aty ku, sipas nje europiani te shekullit te kaluar, njerzit flasin me Perendite e Eskilit , etj.

Vet emni Azem, si shpjegim, vjen nga gjuha arabe, që domethanë "Kollos", përndryshe merr edhe kuptimin "Kreshnik". Kjo duket diçka si e dhanë hyjnore nga lart ose (para)ndjenjat prindërore ishin ato që e pagëzuan kështu, pasi vetë jeta e tij ishte e tillë.

Në memorien e kohës ka mbetur i tillë: si kollos, si kreshnik modern. Veçanarisht në vitin 1990 në përmbysjen e komunizmit; në vitin 1997 në përballje me rebelimin e armatosur komunist; në vitin 1998 në priten e Milotit (14 shkurt 1998) etj. dhe së fundit, më 12 shtator 1998, kur në pushkatimin e tij politik, (sipas publikimeve të shumta), morën pjesë 125 vetë; nga këta 25 veta me uniforma policie, dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje, (madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë katër muaj më parë), qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje politike e tragjike. Duket sikur te Azem Hajdari shembëllehet një frymëzim përngjasues me Gjergj Elez Alinë, jo veç për faktin se lideri historik i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, e cilëson si "legjenda e demokracisë shqiptare", por edhe për disa përkime:

Nëse te Gjergj Elez Alia flitet për "Bajlozin e Zi", Azem Hajdari jo rrallë e përdorte shprehjen "Bajlozi i Kuq", me të cilin u ndesh triumfalisht në ditët e Dhjetorit '90 si lider i Lëvizjes Studentore.

Nëse Gjergj Elez Alia lëngonte nandë vjet në shtrat me nandë plagë në trup e ia behi si kreshnik në duel me "Bajlozin e Zi", Azem Hajdari luftoi nandë vjet kalendarike (1990-1998) kundër "Bajlozit të Kuq", me plagë në trup edhe nëpër prita e atentate si ato në plagosjen në Parlament (18 shtator 1997) e në ekzekutimin e tij politik para selisë së PD-së (12 shtator 1998), biles, siç thuhet në mënyrë simbolike në disa vargje poetike, ndrroi jetë me "90 plagë në trup".

Ndonëse kurrë nuk e ka ndie askush, astenjiherë, ta krahasojë veten me Gjergj Elez Alinë, tashti, kur nuk e kemi mes nesh fizikisht, mund t'i themi botërisht: "Azem,

Ti je një Gjergj Elez Alia i kohëve moderne".

E s'ka se si të jetë ndryshe.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh) (12.09.2010)
DITA E DINJITETITNga SALI BERISHA (12.09.2010)
DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI (12.08.2010)
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)
ZGJEDHJET RRITIN SIGURINË NË VERI (12.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]