VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 08:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT

(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)

Nga BEKRI MURSELAJ


E Enjte, 05.19.2011, 12:44pm (GMT+1)

Poezia e Din Mehmetit, të hap një pamje tipike shqiptare me të cilën është mishëruar edhe vet poeti.Kur i lexojmë poezitë e këtij poeti përfytyrimi i situatave na paraqitet nga më të ndryshmet që i ka kaluar populli ynë që shfaqen brenda poezisë.Poezia e Mehmetit, në këtë rast shfaqet me motive nga më të ndryshmet, që në secilin kapitull por dhe mund të themi ndoshta dhe në secilën poezi të tij, interpretohet fuqishëm si motivi atdhtar dhe ai personal.Poezitë e këtij poeti kur themi të mallit, malli për të bëhet sa personal po aq nacional.Te "Dridhjet e dritës" i kthehet mallit dhe dëshirës, personale që shfaq ndjenjën intime sesi ndihet në momente të caktuara.

DHEMBJA NË PËRMBLEDHJEN "RINI DIELLORE"

Që në titull të kësaj përmbledhje me poezi të poetit Mehmeti, hasim në një metaforë të bukur për shoqërinë dhe e në veçanti për rininë.Titulli"Rini diellore"është figure përmes së cilës, dëshiron poeti të komunikojë me lexuesin.Dhembja brenda poezisë së Mehmetit, bashkëjeton nëpër kohë që secila poezi në mënyrën e vet, e shoqëron subjektin lirik.Dhembja brenda poezisë bëhet herë personale dhe herë nacionale, që e shfaq hapur brengën e cila e preokupon në çdo moment dhe kjo dhembje mishërohet që bëhet forcë shtytëse e poetit, në kohë dhe rrethana të caktuara.Pra, dhembja e shfaqur brenda poezisë bëhet mjet që e shpreh përmes figurave atë që nuk është i kënaqur poeti.Kur flasim për dhembjen brenda poezisë atëherë vetëm nëse lexojmë poezinë me titull "Rini diellore" atëherë mësojmë shumë për dhembjen e poetit për pragun e shtëpisë (atdheun e vet).

Si në vargjet në vijim:

U nisëm

Me sy plot votra t'shkrumueme

Me duer plot tokë të shkelmueme

N' kolonë për nji udhtuem

Kangën e diellit tue këndue

Mur mos me rrëxue

(Vargje të poezisë "Rini diellore" )

Nga këto vargje shohim sesi e shoqëron dhe prokupon dhembja për atdheun, duke e pare vendin në një gjendje të mjerë, kur këtu është rrënuar gjithçka materiale.Por këtu dhembja shtrihet dhe merr përmasat e një dhembje nacionale sepse nga vargjet e fillimit shihet se kjo dhembje është për tërë popullin.Kurse në vargjet e fundit dhembja fillon dhe të bëhet shpresë dhe në një formë lutje sepse dëshirojnë që atdheu i tyre të qëndrojë në këmb, por dhe me popullin kryelartë.

MALLI DHE NDJENJA PERSONALE NË PËRMBLEDHJEN ME POEZI "DRIDHJET E DRITËS"

Titulli "Dridhjet e dritës" është titull alegorik i cili shfaqet krejtësisht në një formë tjetër, sepse titulli është alegori tërheqëse për një lexim të vazhduar në poezinë e Din Mehmetit, kur themise titulli është alegorik atëherë brendia e poezisë, është një poezi e cila sjellë ndjenja dhe mallin personal me synime dhe qëndrime që të arrijnë ndjenjën dhe mallin universal nëpër kohë.Kjo përmbledhje me poezi e poetit Mehmeti, përfaqësohet me figurën elipsa brenda saj, duke e përshkruar mallin si ndjenjë e cila e përcjell në shpirt.Përmbledhja në fjalë ushqen dashurinë për të cilën jetohet, por4 dhe dëshirën e arritjes së një dashurie të plotë, që gjakimi për të bëhet jetë. Kur themi në poezinë e Mehmetit, është e pranishme elipsa atëherë kujtojmë vetëm disa vargje të një poezie, siç janë:

Kur të mbërrish te ura,

Përtej lugjeve të territ,

Ndalu mate veten

Në sytë e stinëve:

Aty janë vjel vjetët

E një kohe,

Aty është shembur ura

Në flakën marimangave të shekujve

E lumi ka vjellë si vdekja...

(Vargje të poezisë "Në sytë e kohës")

Nga këto vargje të kësaj poezie shohim shohim se elipsa bëhet aq e fuqishme e cila shkon ka një monolog i dhembshëm i cili të kujton ndjenjën dhe mallin për njeriun e humbur.Vetmia e shprehur brenda vargjeve e fuqizon edhe më tej ndjenjën deri në pambarim për vet faktin se mungesa ka marrë përmasat e një vetmie të thellë që si duket mungesa ka arrit të shkatërrojë gjithçka nga realiteti i krijuar.Këto vargje sa dalin eliptike po aq këshilluese që në një formë si duket dikush e ka krijuar këtë zbrazëti brenda një kohe, dhe realiteti ka ecur drejt një rrënimi total të gjithçkaje.Gjatë gjithë kësaj përmbledhje me poezi të poetit D. Mehmeti shohim se ndjenja dhe malli e shoqërojnë rrugëtimit nëpër kohë dy fenomene që sjellin botën krijuese të poetit, pasqyrojnë dy gjendje të ndryshme brenda poezisë.Ndjenja brenda poezisë bëhet forcë për ta luftuar vetminë dhe në kërkim të lumturisë, kurse malli bëhet shenjë e dashurisë për atdheun e gjyshërve të tij.Kur themi se malli bëhet shenjë e dashurisë së atdheut atëherë aty vrejmë se kemi të bëjmë me nostalgjinë e kapluar për një të kaluar të hershme në vendlindje siç do të shohim në vijim disa vargje:

Që çdo gjë paska ndërruar. Hesht.

Vetëm fshati i mvrojtur më përshendet.

Me ballë plot rrudha

M'i puthë sytë e lodhur nga pluhuri i rrugëvet

E me fton në djepin e drunjtë

(Vargje të poezisë "Në djepin e Yjeve")

Nga këto vargje të kësaj poezisë shohim se malli i vendlindjes s'mund të shuhet asnjëherë tek njeriu i cili, ka kaluar jetën për një kohë large tij.Këtu brenda kësaj poezie mallin e shoqëron koha e largët që si duket nostalgjia e së kaluarës po e kaplon edhe tash edhe pse me ndryshime të shumta.Përshkrimi brenda poezisë është tejet i kuptuar sepse ndryshimet në vendlindje, përsëri e thërrasin në gjëra që i ka kaluar.Malli e sublimon dashurinë pë vendlindjen.

(Autori vijon studimet posdiplomike ne Universitetin e Prishtines ne Fakultetin e Filologjise)

BEKRI MURSELAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË (05.17.2011)
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM (05.16.2011)
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]