VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARENga SHAHBAZE VISHAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 05:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARE

Nga SHAHBAZE VISHAJ


E Enjte, 05.26.2011, 08:36am (GMT+1)

Si mbeti e panjohur nga shqiptarët, për 189 vjet, poema "Alipashaida" e Haxhi Shehretit

Ali Pashë Tepelena gjatë jetës dhe historisë ka qenë figura më kontroverse, figura më e përfolur (pro et contra) për të cilën u shkruan dhjeta e qindra vepra letrare, historike e shkencore, sidomos nga autorë të huaj, siç janë François Pouqueville, Aleksandër Duma, Xhorxh Gordon Bajroni, August Boppe, Alphonse de Beauchamp, Ibrahim Mauzur Efendi, Gabriel Remerand, Katherine E. Flemming, librat e të cilëve u botuan në gjuhën shqipe në Tiranë e Prishtinë, si dhe autorët shqiptarë Sabri Godo, Kiço Blushi, Mira Meksi etj, të cilët hedhin dritë mbi jetën dhe luftërat e Luanit të Epirit që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit XVII dhe në çerekshekullin e parë të shekullit XVIII që pa dyshim (sipas historianëve) është figura më komplekse dhe më kontradiktore e historisë sonë kombëtare. Nëse autorët e sipërpërmendur shkruan kronika, histori, studime për këtë figurë komplekse, autorët shqiptarë këtë e trajtuan në fushën e letërsisë (të romanit) për t'i hapur rrugë një studiuesi të pasionuar, siç është Irakli Koçollari, që pas shumë vjet hulumtimesh e interesimesh nëpër arkivat e Greqisë, arriti të zbulojë e të mbledhë pjesë, këngë, fragmente të një poeme madhështore për figurën e Ali Pashë Tepelenës, shkruar në gjuhën greke nga një shqiptar i varfër, bashkë kohanik dhe bashkë vendas i Luanit të Epirit, i cili jetoi në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Ky është Haxhi Shehreti i cili shkroi mijëra vargje epike të poemës së tij (tashmë të njohur) "Alipashaida", ku bëhet fjalë në mënyrë kronologjike për jetën dhe luftërat e Panterës së Epirit nga mosha e re e deri në frymën e fundit. Këtë Haxhi Shehreti e bëri deri në frymën e tij të fundit kur edhe vdiq në varfëri të plotë dhe i verbuar, analoge me autorin e "Iliadës", Homerin.

Irakli Koçollari, studiues i pasionuar, u desh që të gjurmojë gjashtë vjet që të arrijë deri të vepra "Alipashaida" e Haxhi Shehretit të cilën ne sot e kemi në duar. Ky ep përbëhet prej 215 këngëve (shumica fragmente) të prira nga një Prolog me gjithsej 6931 vargje. Edhe pse këto këngë shumica janë copëza të poemës "Alipashaida", rapsodi të cunguara, apo edhe vargje të vetmuara, mbledhësin Irakli Koçollari për më shumë së gjashtë vjet e mbajtën peng, pezull, as në tokë e as në qiell, vetëm e vetëm për t'i rënë në fund ndërmarrjes së tij, përkatësisht, që ta nxjerrë nga pluhuri i harresës, nga arkivat e ndryshme greke të Athinës, pra për ta nxjerrë në dritë këtë diell të zjarrtë të kulturës dhe letërsisë shqiptare, e kjo është "Alipashaida" shqiptare. Pikërisht ky ishte një kalvar i gjatë i mundimit dhe përpjekjeve të këtij hulumtuesi dhe shkencëtari në radhë të parë, po edhe juristi dhe diplomati, që përveç zbulimeve, duke filluar nga vargjet, fragmentet, këngët e plota, u desh të përballej edhe me një vështirësi edhe më të ndërlikuar, e ky është përkthimi i këtyre mijëra vargjeve nga gjuha greke në gjuhën shqipe. Andaj nuk është e rastit kur Irakli Koçollari me tërë sinqeritetin e tij shprehet: "Përkthimi dhe shqipërimi i kësaj poeme është i një lloji të veçantë. Përkthehet dhe shqipërohet një shqiptar. Kjo është arsyeja që gjatë gjithë viteve që kam punuar me poemën përherë i kam drejtuar vetes pyetjen: "Vallë sa mëkatar dhe borxhli do të mbetëm ndaj Shehretit me këtë punë që po bëj?!". Pastaj vjen renditja e këtyre 215 këngëve, me ç' rast iu desh që të mbështetej në kronologjinë e ngjarjeve historike të Pashallëkut të Janinës, shkrimeve të oborrtarëve të huaj që punuan dhe jetuan pranë këtij oborri nga autorë grekë, anglezë, francezë etj, për të na dhënë sinkronizimin e poemës "Alipashaida". Nga e tërë kjo mund të thuhet se Ali Pashë Tepelena ose Luani i Epirit, përkatësisht Pantera e Epirit, pa dyshim së konsiderohet si një figurë hipnotizuese që edhe sot pas 189 vjetësh nga vrasja e tij, penat shqiptare dhe botërore s'pushojnë së shkruari për këtë figurë ndër më kontradiktoret në historinë e Evropës.

T'i kthehemi "Alipashaidës" së Haxhi Shehretit. Këtu autori në mënyrë kronologjike përcjell jetën, fëmijërinë, rininë, luftërat, burrërinë, trimërinë, dinakërinë, baticat dhe zbaticat jetësore që i paraqitën çdo njeriu, e kësaj radhe Ali Pashë Tepelenës, e deri të pleqëria, vrasja në pabesi, për të cilën vrasje Porta e Lartë kremtoi çlirimin e vetë psikologjik nga një tmerr që s'e kishte lënë të qetë për dekada me radhë. Kronisti poetik Haxhi Shehreti portretizon besnikërisht këtë figurë komplekse që nga lindja e tij, vdekja e babait, ngritja e Aliut të ri në fron, reagimi nga njerëzit e rrethit të tij, ankesat e zagoritëve para Kurt Pashës e ky ia përcjellë (Aliut), konfliktet e këtyre dy luftëtarëve, por edhe kundërshtimet ndaj Kurt Pashës që iu kishte kundërvënë Aliut, këmbëngulja e Pashallëkut që Aliu të falet për rebelimin, kërkesa e gruas së Kurt Pashës (Pashallesha) drejtuar të shoqit që t'ia falë Aliun, reagimi i Kurtit ndaj të shoqes, me ç rast ajo i drejtohet:

Këto fjalë kur i çuan pashalleshës në oborr

Pis iu nxi e tërë dynjaja si të kish vdekjen në dorë

Kurtin thirri Pashallesha dhe i tha: Aman Pasha!

Për këtë dhe, në këtë botë s'do të bëj unë kurrë rixha

Tek kjo ditë e madhe jotja ti të bëhesh zemër gjerë

Mos më jep farmak përgjigje që të mekur të më lërë

Fale, lëre që të shkojë, rrugë Aliu le të marrë

Emri yt i art' të mbetet, mos gabo çon për ta vrarë

Zgjidhe, lëre ti Alinë, rrugë të mbarë për Tepelenë

Kurrë oxhaku ynë s'ndezi punë që të mbara s'qenë!

Për këto vendime Aliu njoftohet në burg, kështu mospajtimet e thella mes tyre, hasmëritë në mes të pogonitëve dhe zagoritëve, kërcënimi i Aliut ndaj këtyre të fundit, ftesa e Aliut për luftë, luftimet në mes tyre në Tepelenë, lufta kundër hormovitëve, rebelimi i malëshovitëve, lufta e Labovës dhe dështimi i Kurt Pashës, fermani i sulltanit, shkatërrimi i trupave të Kurt Pashës, lufta e Ohrit, pushtimet e Mahmut Pashës, lufta kundër Prevezës, disfata e Mahmut Pashës, drejtimi kah Rumelia, reagimi i suliotëve, konfrontimet mes Aliut e Veli Pashës, kthimi i Aliut në Janinë, korrespodencat në mes Aliut e Sulltan Selimit, Kiço Boçarit, Ibrahim Pashës, Avdyl Pashës, dorëzimi i Ibrahim Pashës, beteja e Mustafë Pashës, beteja e Kardhiqit dhe ndëshkimi i kardhiqasëve, paralajmërimi i Aliut për Labërinë, thirrjet e Aliut për luftë kundër turkut, Janina në luftë, nënshtrimi i Janinës nga turqit, , arrestimi dhe vrasja e Ali Pashës etj, janë ngjarjet që i gjejmë të realizuara në poemën madhështore të Haxhi Shehretit "Alipashaida", ku besnikërisht përcolli gjithë rrugën jetësore të Pashait të Janinës deri në vdekje. Tabllot që përshkruan poeti pasqyrohen me ngjyra të gjalla, skenat janë sa trishtuese aq edhe tronditëse, ashtu siç ishte vetë jeta e Ali Pashë Tepelenës.

Shtrirja epike, falë përkthimit brilant të Irakli Koçollarit, na kujton veprat e njohura epike të antikitetit greko-romak, si "Iliada", "Odisea", "Eneida", e pse jo edhe "Historia e Skënderbeut" e Naim Frashërit dhe "Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtës, ani pse këto dy të fundit janë të shkruara në tetërrokësh përkatësisht në dhjetërrokësh.

Një e vërtetë tjetër është se poema "Alipashaida" vuan nga fragmentarizmi. Kjo si rrjedhojë e shpërndarjes së saj, këngëve, pjesëve, vargjeve nëpër arkiva të ndryshme (të huaja) asnjëherë e plotë. Megjithatë, falë shkathtësisë, përkushtimit dhe këmbëngulësisë së Ibrahim Koçollarit, ky realizim pas shumë mundimeve arriti të lexuesit në masë të madhe i plotësuar. Autori Irakli Koçollari në Parathënie të librit shpjegon: "Mbi këtë bazë bëra montimin, vendosjen sipas kohës dhe radhës të te gjitha rapsodive apo vargjeve të shkëputura, të gjetura aty-këtu. Për 3000 vargjet e para, pa dyshim, nuk kisha vështirësi sepse ato siç përmendem, janë botuar shekullin e kaluar në Athinë, të sistemuara. Vështirësia qëndronte te 6-7000 vargjet e tjera, të gjitha rapsoditë që vinin pas vëllimit të mësipërm. Vështirësi më të mëdha paraqiste puna për gjetjen e vendit të duhur të copëzave të vargjeve pa titull dhe të atyre që gjendeshin të shkëputura në botime të tjera". Duhet theksuar se vargjet epike të poemës "Alipashaida" janë të shkruara në gjashtëmbëdhjetërrokësh (tetë + tetë), ku pas çdo tetërrokëshi pason pushimi, marrja frymë, për të vazhduar me tetërrokëshin e dytë brenda vargut.

Ky ishte fati i poemës "Alipashaida" e Haxhi Shehretit e panjohur për 189 vjet nga lexuesit shqiptarë. Megjithatë, populli thotë: "Më mirë vonë së kurrë" ose "Herët a vonë, e vërteta del në shesh". Dhe pikërisht kjo ndodhi. Sot "Alipashaida" ndodhet në duart tona.

SHAHBAZE VISHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POET I INTERNUAR, ME SHPIRT PREJ LOTINga KEZE KOZETA ZYLO (05.25.2011)
DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ (05.24.2011)
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (05.24.2011)
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)
PËR VËLLIMIN ME POEZI "KASOLLJA E INTERNIMIT"NËN DRITËN UNGJILLORENga LAURETA PETOSHATI (05.22.2011)
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS (05.22.2011)
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]