VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DREJTSHKRIMORI I NEVOJSHËM

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 10:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DREJTSHKRIMORI I NEVOJSHËM


E Premte, 05.27.2011, 02:56pm (GMT+1)

Foto ilustruese

27.05.2011

Luljeta Krasniqi

Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0, i cili tashmë përdoret nga qindra-mijëra shfrytëzues, është një domosdoshmëri për mënjanimin e shumë gabimeve drejtshkrimore, vlerësuan ligjërues të Universitetit të Prishtinës dhe të Tiranës. Ata thanë se ky drejtshkrimor ka ndihmuar në standardizimin e gjuhës shqipe.



Drejtshkrimori i gjuhës shqipe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së shkrimit nëpër shkresat e të gjithë shqiptarëve, kudo që shkruhet shqip. Kështu u tha sot në konferencën shkencore "Gjuha shqipe dhe kompjuteri".

Ligjërues të Universitetit të Prishtinës dhe të Tiranës theksuan nevojën për avancimin dhe pasurimin edhe më tej të këtij sistemi kompjuterik të drejtshkrimit.

Drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim, Lulëzim Shishani, tha se programi në fjalë ka ndihmuar korrigjimin automatik të trajtave të gabuara.

"Mund të bëhet një testim i thjeshtë. Të merren shkresat e zyrtarëve të Universitetit, të fakulteteve, gazeta apo botime para daljes së këtij software-i dhe të bëhet një analizë e thjeshtë del se vetëm një doktoraturë ka mbi 9 mijë gabime. Madje, na ka ndodhur të gjejmë gabime edhe te botimet e Akademisë së Shkencave të Kosovës. Që nga dalja e këtij programi, shumë gabime janë mënjanuar", tha Shishani.

Programi AS 2.0 mbulon mbi 99 për qind të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përballuar me sukses testet për saktësi gjuhësore. Shishani tha se ky program në vazhdimësi do të pasurohet, jo vetëm me fjalë e trajta të reja, por edhe me komponentin sintaksor e sinonimik.

Një problem shumë i theksuar, sipas ligjëruesit në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Isë Bajçinca, është gramatika e gjuhës shqipe, të cilën ky program nuk e njeh.

Ai tha se Qendra për Edukim dhe Përparim ka filluar punën për "gramatikalizimin e shqipes", për të dhënë modele fjalish, të cilat janë në frymë të shqipes dhe janë sipas rregullave gramatikore të shqipes.


"Për fat të mirë, shqipja në Kosovë nuk vuan shumë nga gabimet e drejtshkrimit. Por, për fat të keq, gjuha shqipe vuan shumë nga gabimet gramatikore - kjo sidomos në fushën e ndërtimit të fjalisë, por do të thosha edhe në fushën e shqiptimit", u shpreh Bajçinca.

Anila Çepani, anëtare e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, tha se korrektori kompjuterik ka një nivel të lartë të saktësisë. Megjithatë, sipas saj, duhet të bëhet edhe një variant i ri, për t'u plotësuar me fjalë të reja.

"Vetë përdoruesit e kanë vënë re se ka pasur një ndikim shumë të madh për të njohur gabimet e ndryshme drejtshkrimore që kanë bërë në një tekst. Duke e përsëritur herë pas here, duke u korrigjuar nga korrektuesi, ata kanë mësuar të shkruajnë drejt", tha Çepani.

Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0 bën mbi 5 milionë korrigjime automatike të gabimeve të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund të grupohen në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARENga SHAHBAZE VISHAJ (05.26.2011)
POET I INTERNUAR, ME SHPIRT PREJ LOTINga KEZE KOZETA ZYLO (05.25.2011)
DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ (05.24.2011)
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (05.24.2011)
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)
PËR VËLLIMIN ME POEZI "KASOLLJA E INTERNIMIT"NËN DRITËN UNGJILLORENga LAURETA PETOSHATI (05.22.2011)
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS (05.22.2011)
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]