VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 01:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORE

Nga Dr. ZEF MULAJ


E Martë, 05.24.2011, 04:26pm (GMT+1)

Depresioni politik është një sëmundje e rëndë e një shoqërie në një epokë të caktuar. Kur ajo nuk kurohet sjell një aritmi të rëndë popullore, e cila çon deri në degradimin, shkatrrimin e elementeve fiziologjike njerëzor, deri në shkatërrimin e kategorive absolute kombëtare. Në një vend të deprimar politikisht e ardhmja është gjithmonë në duart e të tjerëve, duke shfrytëzuar dobsitë e thella të depresionit politik deri tek masat popullore. Duke e konsideruar si një aritmi graduale që dergon deri në shuarjen e cilësive të një populli, të një shoqërie të një kombi e më gjerë.

Cilat janë elementët e një depresioni politik?

Në Shqipëri është i trashëguar historikisht i ardhur nga sundimtar të ndryshëm si të huaj dhe të brendshëm, më të egrit që njohim, duke filluar qysh me sundimin otoman e deri tek i fundit diktatuara komuniste. Duke mos u thelluar nga kohët e largëta, po nisemi nga periudha e sundimit komunist në Shqipëri.

Shqipëria në vitet 90' u gjend në një aritmi të plotë të cilën e lan pushtetarët politik të sistemit komunist. Ata zhvilluan gjatë gjithë kohës në pushtet një politikë depresive ndaj popullit edhe pse ata sollën lirinë, sovranitetin e kombit shqiptar, duke u shliruar nga fashizmi e nazizmi dhe krijimin e një shteti Shqiptar. Por pushteti politik e futi në aritmi të thellë popullin shqiptar. Për të dal nga kjo aritmi e thellë mund të themi se filloj shkëputja nga ky sistem dhe hyrja në një sistem të ri politik. Por fatkeqsisht fillimi i daljes nga ky sistem ishte i programuar hollë pikërisht nga vetë sistemi i vjetër në ikje. E keqja është se nuk lindi një lëvizje e lirë popullore me prisit e saj të dal nga populli por u emëruan prisit e lëvizjeve pikërisht ata që ishin më shkaktarët e depresionit politik popullor, ata më besnikët nga njëra anë dhe nga ana tjetër rudimentet e fundit të besnikërisë depresive komuniste për të marrë në dorë lëvizjen dhe aritmin popullore të shkaktuar po nga ata te emëruarit. Dy polet e pluralizmit matematik të Ramiz Alisë të filluar që nga viti 1985 dhe pak më parë nga struktura të shëbimeve sekrete komuniste në bashkpunim me jashtë duke ndërtuar "Urat" pas largimit të Enver Hoxhës në mënyrë natyrale o... në rrugë të tjera të mundshme. Në këto vite aritmia shqiptare e depresioni politik të vazhduar dhe të organizuar ishte shumë e thellë, por brenda kësaj aritmie asnjë organizim popullor për të shembur një diktaturë.

Në dy polet e "Pluralizmit" u vendosen lider komunist besnik të P.P.SH

Poli i djathte i mbështetur nga kundërshtarët e sistemit te vjetër dhe dhe lajkatarët e mësuar për të ushtruar politikë depresive për të mbajtur aritmin popullore gjallë, sepse vetëm me një popull në aritmi të thell mund të gëzoj politika deperesive!

Fillimi i politikës së re nuk e lehtësoj popullin nga aritmija e thellë, nuk i garantoj të ardhmen në vendin e tij dhe ai u sul në rrugët e botës si fantazma të mjeruara. Populli shqiptar u kthye në një popull të tretur nëpër botë! Ajo mbeti depresive dhe vazhdon të jetë e tillë ku interesat e saj janë vetëm karriga e sundimit dhe fitimit, e korrupsionit e deri tek shitja e vendit në mënyra të ndryshme për interesat e tyre. Një popull që ka nevojë për liri e demokraci, që i ka munguar ndër shekuj, duke e sunduar te huajt, dhe tani nuk është në gjendje të thote fjalën e tij sepse politika depresive është në gjendje të përmbysë çdo lloj pretendimi dhe dëshire popullore.

Politika depresive solli në gjirin e popullit shqiptar gjëra të reja që nuk i kishte njohur kurrë, si krimi i organizuar, mafia shtetërore, drogën korrupsionin, prostitucionin etj. Mungesa e sigurisë, hakmarrja, u ringjall edhe njëherë e kjo pikërisht një element që i shërben politikës depresive për të mbajtur aritmin, që nesër ndëpërmjet saj mund të realizoj ëndrrën e depresionit të madh! Sot bëhet zhurmë për suksese të mëdha, kur akoma njerzit kërkojnë punë, ujë, drita, liri fjale e deri tek buka e gojës , pra ekzistencën e tyre. Ndërsa politika e deprimuar shqiptare, trazhgimtare e një sistemi diktatorial estremiste, që po e dergojnë vendin në një aritmi e cila nuk mund të shkojë në elementët e e saj fiziologjike njerzore. Nga populli duhet të dalin prirsit e tij dhe jo nga formula matematike, që u shërbejnë interesave personale! Kështu depresioni politik do vazhdojë deri në aritmit e mëdha popullore.

Dr. ZEF MULAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (05.24.2011)
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)
PËR VËLLIMIN ME POEZI "KASOLLJA E INTERNIMIT"NËN DRITËN UNGJILLORENga LAURETA PETOSHATI (05.22.2011)
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS (05.22.2011)
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË (05.17.2011)
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]