VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 02:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR
E Martë, 05.24.2011, 01:54pm (GMT+1)

1.Pse Partia juaj vendosi që të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike Kombëtare?

Të vetëdijshëm se vetëm bashkimi i forcave politike dhe shoqërore në Maqedoni mund të nxjerr popullin shqiptar nga varfëria e skajshme që e ka kapluar dhe t'i jepet një fund politikës antishqiptare në këtë shtet, Bashkimi Demokratik Shqiptar bëri përpjekje maksimale që të dalim të unifikuar në zgjedhjet e 5 qershorit 2011.

Fatkeqësisht, interesat individuale dhe të grupeve të caktuara që mbizotërojnë në kuadër të partive politike shqiptare dominuan mbi vullnetin e anëtarësisë për bashkim dhe mbi interesat e popullit shqiptar.

Duke qenë të vetëdijshëm se politika diskriminuese që shteti i Maqedonisë aplikon sistematikisht ndaj shqiptarëve për shkak të përçarjeve të faktorit politik dhe social shqiptar, Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Kombëtare vendosin të bashkojnë të gjitha energjitë e veta dhe të bashkuar të dalin në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit 2011.

Që të dy partitë, janë plotësisht të mendimit se Kushtetuta e Maqedonisë nuk plotëson nevojat e shprehjes dhe afirmimit të tërësishëm të diversitetit etnik, ekonomik, kulturor, fetar, gjuhësor. Përkundrazi, duke favorizuar ekskluzivitetin e maqedonasve, kjo kushtetuta unitariste është shndërruar në gjenerator të konflikteve të vazhdueshme.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Kombëtare janë kundër unitarizmit dhe sovranitetit ekskluziv nga lartë poshtë dhe angazhohen për ridefinimin e shtetit të Maqedonisë si shtet binacional ku sovraniteti nga poshtë - lart i shprehur përmes formës konfederale apo federale, që mund të me merr formën e njësive autonome të krahinave, të kantoneve apo strukturave të tjera si ndërmjetësuese përmes të cilave do të sigurohet funksionimi demokratik i shoqërisë shumë etnike dhe realizimi i të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni.

2. 2. Si e vlerësoni fushatën e deritanishme parazgjedhore?

Duke u nisur nga ajo se për Bashkimin Demokratik Shqiptar, jeta dhe dinjiteti i çdo shqiptari si dhe shprehja e lirë e vullnetit politik të popullit shqiptar janë të shenjta dhe vlejnë më shumë se të gjitha mandatet e fituara në mënyrë të paligjshme, Bashkimi Demokratik Shqiptar, nëpërmes komunikatës së 5 majit, 2011, përshëndeti nënshkrimin e Paktit Elektoral nga kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së duke shpresuar se kësaj here angazhimet që i marrin këto dy lider do ti zbatojnë edhe në praktikë.

Deri më tani, në praktikë ndodh e kundërta. Jemi dëshmitar të keqpërdorimit të të punësuarve në administratë për qëllime partiake, duke shkelur në këtë mënyrë normat e një fushate zgjedhore.

Dita ditës shohim se si bëhet keqpërdorimi i fëmijëve nëpër tubimet parazgjedhore.

Dita ditës shohim se si bëhen thirrje publike në institucionet arsimore, siç ishte rasti me afishet e zbuluara pranë fakulteteve të USHT-së për thirrje të organizuar në Konventën promovuese të BDI-së.

Dita ditës dëgjojmë shtypjet që u bëhen të punësuarve në administratën publike dhe lista të zbuluara të votuesve potencial të partive në pushtet.

Krejt këto dukuri, hedhin hije mbi atë për të cilën të gjithë liderët politik u zotuan se do të respektojnë: zgjedhje të lira dhe demokratike.

Me një fushatë modeste a mund të ketë rezultate"

Modestia e një fushate parazgjedhore është diçka për të cilën është shumë vështirë të flitet në Maqedoni. Fushatë modeste nënkupton organizimi i takimeve me qytetarë, reklamim minimal nëpër media elektronike dhe të shkruara, debate televizive të liderëve partiak dhe garuesve tjerë në zgjedhje, praktikë kjo që organizohen në të gjithë botën perëndimore dhe që ndikon direkt tek votuesi që të bëjë selektimin e tij gjatë votimit, programe dhe platforma reale dhe të dukshme e jo premtime megalomane dhe të parealizueshme.

Deri më tani, në Maqedoni nuk ka ekzistuar fushatë modeste. Këtë e them nga shkaku që në çdo hap të qyteteve shqiptare, në çdo hapësirë të lirë të autostradave, në vend e pavend mund të gjejmë billborde dhe reklama të partive politike garuese në këto zgjedhje.

Çështja e cila duhet të shtrohet në këtë moment është ajo se prej nga vijnë milionat e harxhuara për reklamime qoftë televizive, apo të medieve tjera, kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e lartë është kostoja e reklamave të tilla.

Kjo është ajo për të cilën populli shqiptar në Maqedoni duhet të brengoset. Derisa shumica e popullatës tonë jeton në varfëri të skajshme, partitë politike shqiptare, sidomos ata që kanë qenë pjesë e pushtetit në periudha të ndryshme, kanë vërshuar qytetet shqiptare me reklamat e tyre dhe me një harxhim i cili të detyron të mendosh burimin e këtyre financave.

Bashkimi Demokratik Shqiptar, tenton që të realizojë një fushatë para së gjithash dinjitoze duke mos fyer asnjë shqiptar, duke ofruar Platformën Anti diskriminim e cila e bazuar në instrumentet e të drejtës ndërkombëtare do ti jep fund një herë e përgjithmonë të gjitha padrejtësive me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë.

Kishte paralajmërime se do të kandidoheshit për deputet në diasporë, pse s'ndodhi kështu ?

Pas përçarjes ekstreme të forcave politike shqiptare në vend, ku shqiptarët nuk janë bashkë as në dasma e as në varrime, strategjia antishqiptare e Shkupit ka përcaktuar si mision përçarjen e emigracionit shqiptar.

Partizimi i emigracionit shqiptar është interes ekskluziv i qarqeve antishqiptare në Maqedoni.

Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që emigracioni shqiptarë i ka dhënë në tri luftërat e fundit çlirimtare të popullit shqiptar dhe faktin se pasojat e varfërisë së skajshme që ka kapluar popullin shqiptar në Maqedoni rëndojnë edhe familjarët e bashkëkombësve tanë në diasporë, Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes Komunikatës së 4 majit 2011, dënoi strategjinë antishqiptare të shtetit maqedonas që synon të përçajë emigracionin shqiptar mbi baza partiake.

Duke mos dashur të bëhemi pjesë e politikës përçarëse dhe duke qenë thellësisht të bindur se diaspora shqiptare kërkon BASHKIMIN e forcave politike dhe shoqërore shqiptare, ne nuk dolëm me asnjë kandidat për diasporë.

A do të ketë incidente gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve?

Vetë fakti që nënshkrimi i Paktit Elektoral për zgjedhje të lira dhe demokratike i organizuar nga ambasada e SHBA-ve, ambasadorit të BE-së dhe ambasada e Shqipërisë në Maqedoni dhe e nënshkruar vetëm nga liderët e dy partive politike BDI dhe PDSH, flet qartë se këto dy parti janë ato të cilën paraqesin problem për organizim dhe mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend.

Afrimi i zgjedhjeve të 5 qershorit 2011 ka ringjallur në kujtesën tonë kolektive konfliktet e shumta ndërshqiptare dhe dhunën ekstreme që ishin pengesë e shprehjes së lirë të vullnetit të popullit shqiptar për përfaqësuesit e vet legjitim.

Në kujtesën kolektive të shqiptarëve janë të freskëta nënshkrimet e Kodeve të Mirësjelljes gjatë zgjedhjeve siç janë të freskëta edhe vrasjet, plagosjet, maltretimet dhe dhuna që i shoqëronte vazhdimisht proceset zgjedhore.

Bashkimi Demokratik Shqiptar vazhdimisht është angazhuar për një proces të lirë zgjedhor , të drejtë dhe të ndershëm, për të garantuar shprehjen e lire të vullnetit politik të qytetarëve tanë.

Ne shpresojmë se problematikët e zgjedhjeve, kësaj radhe të shtrënguar nga institucionet ndërkombëtare do të zbatojnë në praktikë angazhimet e mara nga nënshkrimi i paktit elektoral dhe do të evitojnë "kasap-hanet" dhe "prerjet e kokave" shqiptare.

Çfarë prisni nga zgjedhjet e 5 qershorit?

Ajo që është më kryesore për Bashkimin Demokratik Shqiptar është që dita e zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë të qetë dhe pa dhunë. Më 5 qershor 2011, populli shqiptar duhet që në formë të lirë dhe demokratike të shpreh vullnetin e vet politik, të zgjedh ata të cilët ofrojnë alternativë ndryshe nga ajo që kemi provuar deri më sot.

Për Bashkimin Demokratik Shqiptar, prioritet është ruajtja e integritetit fizik dhe moral të shqiptarëve.

Platforma të cilën Bashkimi Demokratik Shqiptar e ofron në këtë zgjedhje është Platforma AntiDiskriminim, e cila duhet të shërbejë si armë në duart e atyre që dëshirojnë të zhvillojnë luftë politike për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Kjo platformë, u drejtohet të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, krahinore, fetare apo shtetërore, që të mbështesin kauzën tonë kombëtare dhe t'u japim fund një herë e përgjithmonë vuajtjeve të popullit tonë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjithë qytetarëve shqiptar të dalim masovikisht në vota dhe t'u dëshmojmë aleatëve tonë ndërkombëtar se populli shqiptar nuk identifikohet me bartësit dhe sajuesit e imazhit negativ të shqiptarëve.

A mendon se në Maqedoni ka gatishmëri që buxheti në 20 vitet e ardhshme të ndahet 50 për qind për shqiptarët?

Në themelet e luftës politike qëndron lufta paraprake për t'i përcaktuar kufijtë e kërkesave politike dhe ekonomike. Ata që përfitojnë nga një kontekst specifik kanë interes që të nënshtruarve t'ua imponojnë vizionin se kërkesat e tyre janë "të pamundshme".

Në politikë duhet para se gjithash të përpilohen kërkesa të drejta dhe të dëshmohet këmbëngulësi në realizimin e tyre. Në politikë asnjë herë nuk duhet të nisesh nga ajo se sa janë të gatshëm të pranojnë kërkesat tua kundërshtarët. Nëse kufizohemi në atë se çka janë të gatshme të na japin institucionet shtetërore të Maqedonisë të jeni të bindur se ata nuk do të dëshmojnë asnjë gatishmëri as të ndajnë buxhetin proporcionalisht me kontributet që japin shqiptarët e as të bëjnë investime në territoret me shumicë shqiptare. Politika që bazohet në atë se çka janë të gatshëm kundërshtarët të të japin krijon një situatë lëmoshe.

Kërkesat tona mbështeten në faktet e pakontestueshme që mund t'i argumentojmë me një dokumentacion të detajuar se shteti i Maqedonisë ka plaçkitur, së paku për 20 vjetët e fundit, pronat dhe kontributet e shqiptarëve. Kjo formë e veprimit është formë e dënueshme me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të riparohet.

Si mund të realizohet kjo?

Nëse marrim mandatin e përfaqësimit të interesave të popullit shqiptar ne do të përpiqemi që të imponojmë një gjë të tillë. Kjo mund të realizohet edhe më lehtë nëse të gjitha forcat politike që do të fitojnë mandate do të këmbëngulin në këtë kërkesë. Kemi të drejtën në anën tonë dhe na duhet këmbëngulësia. Nëse përfaqësuesit maqedonas do të bëjmë veshin e shurdhër karshi kërkesave tona ne do t'u drejtohemi gjykatave ndërkombëtare dhe do të padisim këtë shtet hajdutësh. Kur edhe një kompani private si OKTA arriti të fitojë gjyqësinë në Gjykatën e Strasburgut ndaj shtetit të Maqedonisë dhe të merr dëmshpërblim prej 52 milion dollarësh në vitin 2007, për çfarë arsye përfaqësuesit politik të shqiptarëve duhet të heshtin plaçkitjen institucionale të shqiptarëve nga ky shtet.

Në këtë aspekt ne dallojmë nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe nuk pranojmë asnjë kufi të kërkesave tona të drejta. Ne dëshirojmë të nxjerrim popullin shqiptar nga kjo situatë e vështirë ekonomike dhe politike. Kemi dije dhe vendosmëri që të realizojmë të gjitha të drejtat legjitime të shqiptarëve. U takon votuesve shqiptar që të mbështesin BDSH-në si opsion të vetëm që është në interes ekskluziv të tyre dhe me 5 qershor të votojnë numrin 4 dhe të jenë të bindur se për 4 vitet e ardhshme do të realizojmë shumë më shumë se ç'kanë realizuar të gjitha partitë politike së bashku që kanë qenë në pushtetet e mëparshme të Maqedonisë.

 

BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR

Rruga e Ilindenit Nr. 153

1200 Tetove,

Maqedoni

Tel.: +389 44 55 03 03

E-mail: info@bdsh.eu

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)
PËR VËLLIMIN ME POEZI "KASOLLJA E INTERNIMIT"NËN DRITËN UNGJILLORENga LAURETA PETOSHATI (05.22.2011)
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS (05.22.2011)
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË (05.17.2011)
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]