VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 11:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË
E Shtunë, 07.09.2011, 10:02am (GMT+1)

Qeveria e Maqedonisë

08.07.2011

Zërijeta Hajro Jajaga

Çështja e gjuhës shqipe është një nga pikat më të ndjeshme në bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrime, pavarësisht miratimit të një ligji të veçantë, insiston në ndryshimin dhe plotësimin e të njëjtit për të krijuar mundësi më të gjerë të përdorimit të shqipes.

Vllado Popovski, i cili ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se ky dokument, i cili inicioi ndryshimet kushtuese, në paragrafin e dytë e përcakton qartë shqipen si gjuhë zyrtare, por, siç specifikohet më poshtë, "ku në mënyrë taksative numërohen në formë taksative rastet kur shqipja mund të përdoret si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror".

"Miratimi i një ligji të veçantë para dy vjetësh dhe limitimi që i bëhet përdorimit të shqipes, është vullnet i përcaktuar nga partnerët e koalicionit qeveritarë. Po qe se Qeveria, ose më saktësisht partnerët e koalicionit qeverisës propozojnë plotësimin e ligjit që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare për të rritur kapacitetin e aplikimit të shqipes në të gjitha nivelet, kjo do të ishte plotësisht konform Marrëveshjes së Ohrit", thotë Popovski.

Nga ana tjetër, Naser Ziberi, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, konsideron se faji qëndron te kapaciteti politik i shqiptarëve.

"Partneri shqiptar i koalicionit ka mungesë të resurseve profesionale për ta bindur partnerin e koalicionit, i cili është i pabindur, VMRO DPMNE-në, që kjo çështje duhet zgjidhur në mënyrë që të funksionojë edhe në praktikë, ngase politikisht nuk është mirë edhe për ata që dy vjet pasi është miratuar ligji, të detyrohen t'i kthehen të njëjtit përsëri".

"Njëherësh kjo bën që çdo herë të kihet parasysh edhe opinioni publik, sepse pikërisht çështja e gjuhës është thelbësore edhe për raportet ndëretnike",
shprehet Ziberi.

Ai nënvizon se zgjidhja e kësaj çështjeje, duke mos lënë hapësirë për keqinterpretim, kontribuon në eliminimin e asaj që e quan ndjellje të përkeqësimit të raporteve ndëretnike.

Ziberi thotë se instalimi i gjuhes shqipe në të gjitha nivelet, njëherësh do të thotë edhe obligim që shqiptarët e Maqedonisë të kultivojnë ndjenjën e lojalitetit ndaj shtetit dhe të gjitha institucioneve shtetërore:

"Gjuha mund të jetë element i rëndësishëm koheziv, i mbjelljes së vetëbesimit, i krijimit të unitetit, si dhe shtimit të mirëbesimit për ndërtimin e një shteti të përbashkët, në të cilin dy etnitete kryesore, shqiptarët dhe maqedonasit, do të ndihen të barabarta, siç është rasti në Kosovën ose Zvicrën".

Ndërsa, eksperti maqedonas, Vllado Popovski, vlerëson se kapaciteti i ligjit për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare, nuk është dhe aq limitues sa është mosinformimi i qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën për t`iu drejtuar institucioneve shtetërore në gjuhën shqipe.

"Çdo kërkesë e adresuar në ministritë e ndryshme të vendit, qytetarët mund ta bëjnë edhe në gjuhën shqipe, për ç'gjë të njëjtat (ministritë) janë të obliguar të përgjigjen po në gjuhën e qytetarit që u është drejtuar. Kurse, çështje krejtësisht tjetër është mungesa e kapaciteteve për ta aplikuar këtë në praktikë, si pasojë e mungesës së mjeteve financiare", thekson Popovski.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]