VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VDEKJA TRAGJIKE E ARDIAN KLOSIT ËSHTË HUMBJE E MADHE EDHE PËR GJERMANINË

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 04:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
VDEKJA TRAGJIKE E ARDIAN KLOSIT ËSHTË HUMBJE E MADHE EDHE PËR GJERMANINË
E Djelë, 05.06.2012, 10:53am (GMT+1)

Në një deklaratë zyrtare për programin shqip të DW, ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper e vlerëson Ardian Klosin si një nga ithtarët kryesore të bashkëpunimit kulturor Gjermani- Shqipëri.

Vdekja tragjike e Dr. Ardian Klosit është një humbje e madhe për Shqipërinë dhe Gjermaninë, thuhet në deklaratën e ambasadores gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper. Ai ishte një nga ithtarët kryesorë të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Fjalori Gjermanisht- Shqip ka emrin e tij dhe përkthimet e tij në gjuhën shqipe të veprave të autorëve gjermanë u kanë hapur lexuesve shqiptarë botën e letërsisë gjermane. Përkthimet e veprave të Bertold Breht-it dhe cikli i poemave të Wilhelm Müller nga Ardian Klosi, formuan bazën për shfaqje teatrale dhe koncerte.

Gjithsesi, trashëgimia e tij është shumë më e madhe sesa ndikimi që ai pati me veprimtarinë e tij në fushën e kulturës, vazhdon deklarata. Dr. Klosi ishte një intelektual kryesor në Shqipëri, që me përkushtimin e tij për zhvillimin e shoqërisë civile dha impulse të rëndësishme në fusha kaq të ndryshme si media, gazetaria, mbrojtja e mjedisit dhe krijimi në Shqipëri i një shoqërie demokratike dhe pluraliste.

Dr. Ardian Klosi ishte nga viti 2004-2008, Drejtor Ekzektiv i Shoqatës kulturore gjermano- shqiptare "Robert Schwartz". Edhe në vitet e fundit, Dr. Ardian Klosi organizoi një numër projektesh të financuara nga shoqata kulturore.

Me vdekjen e tij tragjike ne kemi humbur një mik shumë të çmuar dhe shumë të vlerësuar, një koleg për të cilin do të ruajmë një kujtim të nderuar. Artistë të tjerë të mëdhenj si Stefan Zweig kanë zgjedhur më parë të njëjtën mënyrë për t'u larguar nga jeta. Ne ngushëllojmë nga zemra familjen, veçanërisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, përfundon deklarata e ambasadores gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANTJE CONTIUS: HUMBËM NJË BASHKËPUNËTOR TË PAZËVENDËSUESHËM (05.05.2012)
2012 ËSHTË VITI I MUNDËSIVE EVROPIANE PËR SHQIPËRINËNga STEFAN FYLE (05.04.2012)
-OOO, KU JE SHPEND SHAQA?- Zyrih, Zvicër, 1996-Nga ZEQIR LUSHAJ (05.02.2012)
LAMTUMIRË, ARDIAN KLOSI!Nga GRUP AUTORËSH (05.01.2012)
PA U VENDOSUR SHTETI LIGJOR NË SHQIPËRI NUK MUND TË HAPEN DOSJET E DIKTATURËS (05.01.2012)
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËNNga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë (04.30.2012)
FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ (04.29.2012)
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]