VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator
E Premte, 09.04.2009, 06:55am (GMT+1)

 

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ylli Gjoni, u shpreh gjatë një interviste televizive se autostrada, Rrëshen-Kalimash do të mund të përshkohet me katër korsi brenda datës 10 shtator. Gjoni theksoi se, prej dy ditësh ka filluar shfrytëzimi me kapacitet të plotë i segmentit Rreps-Thirrë dhe Thirrë-Kalimash. Ai tha se, vetëm një segment nga Rrësheni në Rreps do të vihet në shfrytëzim në datën 10 shtator ku pritet të marrë formë dhe rruga. Pas kësaj date, vijoi më tej Gjoni, e gjithë autostrada do të jetë me katër korsi përjashto ditët e punimeve të brendshme në tunel. Gjoni kujton se, trafiku i dy muajve të fundit ka tejkaluar çdo parashikim për shfrytëzimin e kësaj rruge. "Aktualisht ne kemi verifikuar që për periudhën Korrik-Gusht kemi pasur rreth 450 mijë mjete që kanë kaluar në tunelin e Thirrës që do të thotë një mesatare prej 7 deri në 8 mijë mjetesh në ditë. Kjo është shifër shumë e lartë që na entuziazmon të gjithëve. Pjesa më e madhe e përdoruesve të këtij tuneli janë nga Kosova dhe vijnë për të kaluar fundjavën në plazhet e Durrësit, Vlorës, por edhe për të vizituar Tiranën. Për kosovarët, udhëtarët më të rregullt të rrugës Durrës-Kukës, ose e quajtur ndryshe si rruga e shqiptarëve, përfundimi i këtij aksi është një ëndërr e kthyer në realitet", u shpreh Gjoni. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, projekti më i madh infrastrukturor në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në çdo drejtim dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km dhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga kompania turko-amerikane Bechtel-Enka. Rruga që lidh Portin e Durrësit me Morinën, në kufi me Kosovën, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, asnjëra prej të cilave nuk i përgjigjej kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga Qafa e Malit, në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km nga 5 deri në 7 orë, me shpejtësi nga 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Edhe "nxitimi" për të ndërtuar në krah të rrugës së re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Interesi i madh i turistëve kosovarë dhe të huaj për Shqipërinë, falë rrugës Durrës-Kukës po merr përmasa përditë e më të mëdha. Autostrada Durrës-Kukës, investimi më madhor në infrastrukturë ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve, të cilët udhëtojnë nga Kosova me destinacion bukuritë e Rivierës shqiptare. Dikur një udhëtim i gjatë e i lodhshëm, kjo rrugë ka thyer çdo barrierë që ndante dy vendet. Mjaftojnë pak orë për të shijuar më pas disa ditë pushimi në bregdetin e Adriatikut apo atë të Jonit. Fluksi i madh i turistëve që mbërrijnë nga Kosova dhe që jetojnë në Perëndim dëshmon sesi tashmë kjo rrugë ka mundur të lehtësojë udhëtimin për në Shqipëri, duke e kthyer bregdetin e saj në destinacionin turistik më të preferuar për ta. Aorta e kombit tashmë ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila ka sjellë një bashkim fizik të shqiptarëve. Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës madhështore Durrës-Kukës ka vënë në jetë superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin.

Qeveria e Kosovës miraton vijimin e autostradës në territorin kosovar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar rekomandimet e grupit ndërministror për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë, e cila lidhet me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka njohur kabinetin qeveritar me takimin e fundit të Komitetit Ndërministror për Ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë, në të cilën janë aprovuar rekomandimet për fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade. Rekomandimet e këtij komiteti janë përmbledhur në përcaktimin që financimi i ndërtimit të autostradës të bëhet në bazë të partneritetit publiko-privat. "Duke u mbështetur në kapacitetet tona dhe në mbështetje edhe të faktorëve kyç ndërkombëtarë do ta realizojmë këtë projekt që ka qenë ëndërr e brezave të vendit tonë. Nga sot do të fillojmë të numërojmë ditët për fillimin e punës në autostradë dhe në realizimin e këtij projekti madhor për vendin tonë", tha kryeministri Thaçi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.03.2009)
100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit (09.02.2009)
Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa (08.31.2009)
Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954Nga Prof Dr Lluka Heqimi (08.31.2009)
Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën (08.30.2009)
Prona te i zoti jo vetëm për zonën turistike të bregdetit, por kudo ku është shkelurNga Rrapo Hajredin Danushi (08.29.2009)
Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së (08.28.2009)
Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti (08.28.2009)
Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI (08.27.2009)
Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe (08.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]