VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 09:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:43pm (GMT+1)

 

 

Astrit Larinasi ne librin "Në valët e jetës" të Vedat Kokonës, prof. Tomori në "Hasta la Vista" të Petro Markos, Prof. Luarasi në veprën "Burgu" të Haki Stërmillit, profesori  i letërsisë në filmin "Qortimet e Vjeshtës"...
Të gjitha këto personazhe kane vetëm një emër, Skender Luarasi, i cili njihet si veprimtar demokrat, pedagog,  shkrimtar, historian, publiçist, shqipërues.
Krijuesi i monografive të njohura kushtuar I.Qemalit, I.Boletinit, kolonel Thomson etj, shqipëruesi i kryeveprave të Shilerit dhe Shekspirit, i Faustit të Gëtes, Çajld Harold të Bajronit, Skënder Luarasi njihet edhe si antifashisti i parë shqiptar dhe transmetuesi i emisioneve të para radiofonike në gjuhën shqipe në botë.
Ndërsa veprimtaria e tij si publicist dhe dramaturg, linguist- poliglot përmblidhet në mbi 150 artikuj e studime në mbi 50 organe e dhjetra konferenca, si historian ai dallohet për papajtueshmerinë ndaj tezave reaksionare dhe të ideologjizuara që kërkoheshin t'i imponoheshin historiografisë shqiptare.
      Shkrimtari Dritero Agolli, duke e konsideruar Luarasin si unaza lidhese e epokes se Rilindjes  me atë të demokracisë është shprehur se "ai jetoi në plejadën e atyre intelektualëve që rrallë here i gjejmë në ditët tona si Noli, Moisiu, Migjeni.
Ai mori prej tyre, por edhe ju dha atyre".
     "Nëse lexon disa prej veprave të tij, qoftë krijimtari e mirëfilltë, qoftë përkthime, do të vesh re disa veçori morale aq të vlefshme sa dhe kontributi i tij në fushën e kulturës", është shprehur Prof. dr Ylli Popa, kryetar i Akademise se Shkencave.
      Në fakt kur themi Skender Luarasi, veprimtar i gjithanshëm, ku ndërthuret atdhetari me historianin, mësuesi me shkrimtarin, mendja të shkon te origjina dhe edukata që ka marre ai në fëmijëri.
      I biri i Petro Nini Luarasit (Mësues i Popullit), i lindur në Luaras të Kolonjës, Skënder Luarasi që fëmijë u edukua me idealet atdhetare të babait të tij, i cili e lidhi jetën me çështjen kombëtare dhe fatet e popullit shqiptar. Por edhe arsimimi i tij në shkollat më të njohura të botës ndikuan ndjeshëm në formimin e personalitetit të gjithanshëm të Skënder Luarasit.
      U arsimua në shkollat shqipe të Korçës dhe Negovan për të vazhduar më pas studimet në SHBA, në Austri ku kreu gjimnazin klasik në Freistadt dhe fakultetin e filozofisë në Vjenë. Gjatë qëndrimit në SHBA ai themeloi Lidhjen e Studentëve Shqiptarë dhe botoi gazeten "Studenti", ku u dallua për artikujt publiçistikë në mbrojtje të indentitetit të trojeve etnike shqiptare.
     Ndërsa gjatë qëndrimit në Austri, Skënder Luarasi, u  zgjodh kryetar i shoqërisë "Albania" dhe botues i organit të saj "Djaleria", duke u dalluar për veprimtarinë e tij si demokrat, ku për këtë arsye iu pre bursa dhe u burgos nga regjimi monarkist.
      Në vitet '31-'36  punoi si mësues i letërsisë në shkollat e mesme në Tiranë, Vlorë, Shkodër, ku dhe edukoi një gjeneratë të rinjsh me idealet progresive të kohes ku permenden Qemal e Veli Stafa, Ali Demi, Arshi Pipa etj.
      Skënder Luarasi, i njohur si antifashisti i parë që u nis nga territori shqiptar në fund të vitit '36 në luftën antifashiste të Spanjës, u bë shembull për shqiptarët e tjerë që u bashkuan më vonë me brigadat internacionale. Në Spanjë veprimtaria e tij do të përqëndrohej në organizimin e shqiptarëve në front, botimin e organit "Vullnetari i lirisë" dhe transmetimin e emisioneve radiofonike ne shqip ne radio-Barcelona e radio- Madridi.  Këto emsione njihen si transmetimet e para radiofonike në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë Shqipërisë.
       Pasi u dënua në kampet e përqëndrimit në Francë në vitin '45 kthehet në Shqipëri ku punoi në disa fusha si deputet i Kolonjes, për legjislaturen e parëtë Kuvendit të Shqipërisë, në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve, në Universitet ku çeli edhe degën e anglishtes etj.
      Për Skënder Luarasin dhe veprimtarinë e tij të gjithanshme duhet thënë se nga opinioni zyrtar i regjimit totalitar u mbajt një qëndrim mospërfillës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)
Tish Daija i veçanti...!Nga Skifter Këlliçi (09.05.2009)
Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator (09.04.2009)
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.03.2009)
100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit (09.02.2009)
Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa (08.31.2009)
Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954Nga Prof Dr Lluka Heqimi (08.31.2009)
Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën (08.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]