VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:53pm (GMT+1)

 

 

Kadri Roshi e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21 vjeçare, ndërsa njihet nga publiku si krijues i figurave të spikatura, karaktereve dhe simboleve të arrira artistike. Themeluesi i Teatrit Kombëtar dhe protagonist i filmit të parë artistik shqiptar "Tana", me skenar të Fatmir Gjatës, pa e ditur se një ditë do të ishte i tillë, Roshi fillimisht ka punuar në punët më të rëndomta si hamall, çirak, pastrues, etj. Arsimi 4- vjeçar i kryer prej tij nuk e lejonte të bënte punë të tjera.
      Për një kohë të gjatë ai u end qyteteve dhe rrugëve të varfëra të Shqipërisë, duke provuar  ankthet e pushkatimit dhe jetën e burgut. Teatri Popullor i hapi dyert për të ushtruar profesionin e suflerit, ndërkohë që ai provoi talentin e tij në një vepër të Gogolit, e cila i dha suksesin e parë në publik.
     Pas kësaj ai trajtohet nga bashkëpunëtorët e tij si një artist me të ardhme, gjë e cila solli edhe shkollimin e tij në Zagreb dhe më pas diplomimin shkëlqyshëm në Pragë. Nuk ishte diploma ajo që i dha lavdinë, por dashuria e madhe për punën, gjë të cilën e tregojnë dhe 170 rolet e krijuara prej tij në skenë dhe kinema.
    
"Historia e teatrit është shumë e gjatë" , thoshte ai,  duke shtuar se  "të tjerët do të kenë fatin ta çojnë më tej këtë histori sa të bukur aq edhe të mundimshme".
     "Unë  jam aktor dhe sa të jem gjallë do të luaj në skenë, edhe sikur gjunjët të më dridhen", tregonte ai.
     
Kur aktori i njohur  në vjeshtën e vitit 2004 kaloi një gjëndje të rënduar shëndetësore nga shtrati i pavionit në spitalin ushtarak do të deklaronte se nuk shpresonte të ngjitej më në skenë. Kur gjendja e tij nuk jepte asnjë shenjë përmirësimi, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër kurimin e aktorit në një nga klinikat e Ankarasë, në Turqi.

     "Syri magjik", filmi i fundit regjisorit Kujtim Çashku e ktheu sërish në sheshxhirim Roshin, por për këtë fakt nuk do të jepej asnjë koment. 
     Karriera e tij pati një ndërpreje të njëkohshme si në teatër dhe në kinema, edhe pse deri vonë ka qenë një artist i kërkuar nga kineastët. Krijimtaria e tij dallohet për natyrshmërinë dhe origjinalitetin me art që iu ka dhënë roleve dramatikë.

     I lindur në Ballsh(Mallakastër)  në vitin 1924, në historinë e kinemasë janë 30 role që mbajnë firmën e tij, ndërsa në teatër rreth 100, nga cilët mjafton të kujtojmë interpretimet tek "Halili dhe Hajria", "Revizori", "Familja e peshkatarit", "Arturo Ui", "Kohë e çmendur", "Dhelpra dhe rrushtë", ku roli i paharruar i Ezopit, përkrah aktores Luiza Xhuvani, është nga të fundmit në skenën e teatrit.

     Nuk mund të mohosh faktin se portretin e tij e fiksoi në kujtesën e publikut më tepër se teatri, kinemaja, nga arkivi i së cilës do të shfaqen disa fragmente të zgjedhur, role ku Roshi duket se interpreton me lëkurën e vet më shumë se sa me atë të personazhit. Kujtojmë filmat "Lulëkuqe mbi mure". 
     Për interpretimin në rolin e kujdestarit ai vlerësohet në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar në vitin 1977, me çmimin special të aktorit më të mirë, bashkë me Timo Fllokon e Agim Qirjaqin. Këtë çmim e merr sërish më 1981 për rolin e mësuesit patriot në filmin "Liri a vdekje", dhe dy vjet më pas, për interpretimin tek "Era e ngrohtë e thellësive". Me protagonizmin tek "Gjeneral gramafoni", "Këshilltarët", "Njeriu me top", mund të thuhet se mesi i viteve "Ëœ80-të prek zenitin e karrierës së aktorit. 
     Në një nga ato ditët e shëndetit të përkeqësuar ai do deklaronte se me intepretimin e tij tek filmi i regjisorit Viktor Gjika, "Njeriu me top" ai kishte realizuar rolin e karrierës: "Plaku Mere, është kurora e roleve të mi. Atë e kam ndërtuar vetë nga e para, si kam ditur." 
     Në një kohë kur gjithë kinematë ishin shkatërruar, Kadri Roshi merr Kupën e Karrierës në Festivalin e Dhjetë të Filmit Shqiptar, në vitin 1995. Kishte interpretuar në një nga rolet e fundit të karrierës kinematografike tek "Kolonel Bunker". 
     Jo më kot a
ktorja e njohur Tinka Kurti, shprehet se "është e vështirë që djepi të rrisë një njeri tjetër si Kadri Roshi", ndërsa Reshat Arbana e cilëson atë si "Sokrati i skenës shqiptare".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuarNga Agron SEJAMINI (09.09.2009)
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare (09.09.2009)
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)
Tish Daija i veçanti...!Nga Skifter Këlliçi (09.05.2009)
Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator (09.04.2009)
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.03.2009)
100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit (09.02.2009)
Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa (08.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]