E Premte, 05.10.2024, 01:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
U NDJEFSH SI MBRET, ZEQIR LUSHAJ!
-Urim për ditëlindje-
NGA DRITA LUSHI

E Shtunë, 03.09.2013, 09:14am (GMT+1)



Nuk e di si duhet të ndihet njeriu në Datën e Lindjes së tij!

I gëzuar, apo i mërzitur?!

I gëzuar, sepse merr urime, ështe në qendër të vëmendjes, gruaja të mban si princ, djali të merr në telefon e të uron : "Te bëhesh dhe njëqind!", mbesa po ashtu të sjell zërin si fllad pranvere, përmes valëve zanore, po ja pastaj, dhe nusja e djalit që të uron:" Gezuar baba!"- e ty të bëhet se veç djalit, Zoti të ka dhënë dhe një vajzë.

Ndalesh e mendon, por puna s'të lë. Duhet dhe ajo. Pa atë s'jetojmë dot, por na mban aktivë dhe në lëvizje gjithashtu.
Pastaj, pastaj vjen ai moment kur ulesh në tavolinë te drekosh apo darkosh, e nën një gotë verë mund të të shpëtojë edhe ndonje pikë lot, duke kujtuar vitet e kaluara dhe të jetuara.

Ai lot është gezim dhe melankoni bashkë.

Pastaj...pastaj, vjen ajo torta e bukur që të serviret në tavolinë...por ato qirinjte ...ah, ato qirinjtë që kjo tortë paska sipër sikur ta prishin pakëz qejfin.

"Si shume mor burrë"- mund të thotë Zeqiri me vete.

Por pastaj vendos të mos i numurojë.

Por dhe ti numurosh nuk ka asgjë te keqe. Ato qirinj janë vitet e tua, ato vite janë jeta jote, ato qirinj janë gëzimet dhe mërzitë e tua, jane sfidat dhe të papriturat, janë djali dhe mbesa, janë vitet ku bashkëshortja të ka dhënë gëzim e të eshtë gjendur pranë ne çdo situatë.

Ti duhet te ndihesh mire pra, paçka se qirinjte mund te rëndojnë pak më shumë nga njëra anë, sepse në fund të fundit të lindesh në 8 mars, ështe bekim.

Nëna jote ndoshta s'ka fesuar 8 mars, por ka festuar lindjen tënde,e ti ia ke uruar festën asaj me vitet e tua.

Kur njeriu ka plot shokë e miq qe e kujtojnë dhe urojnë, harrohen dhe ato dilemat, që mund të kesh para tortës, dilemat se çdo te bësh, dhe si do të jesh vitet që vijnë.

Kur njeriu arrin një moshë, fillon dhe mendon më shumë të kaluarën se të ardhmen.

Por e ardhmja jonë, ështe në duart e Zotit.

Per një njeri që shkruan, Datëlindja mund të përjetohet shpirtërisht në njëqind mënyra.

Kur fjalen e përdor si armë apo si lule, ne kemi mundesinë, që t'ia marrim aromat jetës, dhe të spërkasim ditet tona si ujë i bekuar, e të ndihemi mirë!

Pra njerëzit e fjalës, ku bën pjesë dhe Ti, mund të zgjedhin mënyrën më të bukur per tu ndjerë mirë, para viteve dhe kohës.
Si bir i Tropojës e si malsor, ti di të jetosh si bjeshkët mes të cilave je rritur:

Pra kryelartë, me besim tek vetja dhe tek Zoti, rrethuar nga dashuria e familjarëve të Tu.

Nuk ka rëndësi se sa jetojmë, në një rruge ku jemi kalimtarë, por si jetojmë.

E zgjata pak, e sot ti s'mund të lexosh filozofirat e mia per jetën:
Pra qofsh shëndetplotë, gëzimpambaruar,fatmadh e i rrethuar nga njerëz që të duan.

Si bjeshkët qoftë jeta jote: E gjatë dhe e bukur!
Gëzuar!
Miqësisht- Drita Lushi
8 mars 2013- Shqipëri

 
       
Zeqiri - gazetar në 'Zeri i Rinisë' 1976 dhe Bajram Curri i tij    
(Marrë nga ZSh-ja, 8 Mars 2013)


DRITA LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CILA ASHT NANA SHQIPTARE?NANA LULË… “NËNA SHQIPËRI”(Pllakat nga Fritz Radovani, 2012) (03.08.2013)
Gëzuar 7 MarsinUNË, MËSUESI I RI-Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek- (Kujtime…, rreth 50 vjeçare)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2013)
NË KUJTIM TË DESHMORIT TË KOSOVËS PROFESOR BARDHYL ÇAUSHINga GURI SHYTI (03.06.2013)
J. V. STALIN DHE SHQIPTARËT“Na e harruem até, po ai nuk na harroi né”Nga FRITZ RADOVANI (03.04.2013)
PENA E AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ - MË E VLEFSHME SE NJË GJERDAN VLERASHNga GËZIM LLOJDIA,Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve (03.03.2013)
'EPIRI ËSHTË SHQIPËRI' - PESË FORUME PATRIOTIKE TUBIM NË GJIROKASTËR (03.02.2013)
VISAR ZHITI DHE GJYQI I NJU JORKUTNga DALIP GRECA (03.02.2013)
Flet gazetari profesionist Avdulla Kenaçi që u ka mbijetuar dy sistemeve politike:RTSH - PËRJETIME, MBRESA, KUJTIME DHE BRENGANga ALBERT ZHOLI (03.01.2013)
“NANA KATRINË…”, NANA E PROF. KOLË PRELËS…Nga FRITZ RADOVANI (02.28.2013)
NË 'BOTËN GLOBALE', NË BE, NË 'TOKËN E ASKUJT' APO AS NË TOKË DHE AS NË QIELL... ?!Nga AGRON SHABANI (02.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]